E premte, 19.04.2024, 07:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Fatmir Minguli: Vështirësia e një analize libri

E premte, 24.09.2021, 08:30 PM


Vështirësia e një analize libri

-Ne kete persiatje shpirterore, librin “Gruaja fisnike Sabrie Lushaj”, të Dr. Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj), botimet M&B,Tiranë 2021 , do ta quaja memorial të gjallë, pjesë e një jete që nuk ka ikur-

Nga Fatmir Minguli, shkrimtar, Durrës

Tashmë libri i Dr. Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj) ndodhet në duart e qindra lexuesve që njëkohësisht janë miq të familjes Lushaj.

Libër i shkruar me penën e shpirtit, libër i shkruar nga një mjeke, libër i shkruar nga një grua! I gjithë libri, i shkruar për gruan fisnike Sabrie Lushaj, bashkëshorten e z. Zeqir Lushaj  e cila ndrroi jetë në 14 shtator 2020.

Sa e vështirë për të shkruar një përsiatje për këtë libër, për këtë përshkrim të humbjes së madhe të një  gruaje të veçantë, një gruaje trimëreshë të ditëve tona, një njeriu me shpirt të madh! Sa e vështirë është të shkruash për faqet e këtij libri të cilat janë të mbushura me ngushëllime e vlerësime  të shumta për ndarjen nga jeta të zonjës Sabrie!

E për çudi këtë vështirësi disi ma lehtëson vetë autorja e këtij libri monument që në faqen e parë kur i drejtohet lexuesit:

“Jeni të falenderuar që po e lexoni këtë libër.

Eshtë një libër për një njeri të thjeshtë. Ama, për një njeri!

Ju uroj lexim të këndshëm dhe përjetim konfidencial jetës shembullore të qytetares fisnike shqiptaro- amerikane, malësores tropojane, Sabrie Lushaj”.

Dhe si për të vazhduar thelbin e këtij përkushtimi autorja shpërthen emocionet e saja në bisedë  me Sabrien, sepse emocionet e saj janë shumë të fuqishme ngaqë ka ndejtur pranë Sabries, gruas së madhe, gjatë çasteve të fundit por edhe se e ka ndjekur për shumë kohë si mjeke dhe si mikeshë për kokë. Me të vërtetë libri i Dr.Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj) është “ thjeshtë një hapje dere” ku lexuesi, miqtë e shumtë e shumë njerëz të tjerë të futen në brendësi të librit dhe vetë jetës së gruas së shembullore  Sabrie Lushaj, e tek futen në brendësi,” të rijetojnë ato çaste mërzie dhe permallimi por edhe madhështie”- siç shprehet autorja në hyrjen e saj.

Vetë hyrja apo parathënia e autores është një uverturë e një opere të dhimbshme  me tonalitete që vinë si balsam  e shërojnë dhimbjet e zemrës dhe jo vetëm të të afërmëve të Sabries zonje por dhe për shumë e shumë njerëzëve të tjerë.  Kjo është vlera e librit! Ky është kujtimi i vazhdueshëm për gruan e dashur dhe aq krenare, Sabrie Lushaj.

Para syve të mi vjen figura e bukur e kësaj gruaje tek rrinte në këmbë pranë tavolinës ku ne miqtë e zemërmadhit, burrit të saj, gazetarit famëmadh Zeqir Lushaj, provonim gatimet e jshtëzakonshme që ajo grua i kishte bërë vetë dhe qëndronte në këmbë gjatë gjithë kohës dhe nuk pranonte të ulej.

Por fati dhe jeta sjellin të papritura. E papritura e largimit nga jeta e bashkëshortes  të publicistit, poetit dhe  Redaktorit të Përgjithshëm të “Zemrës shqiptare” z. Zeqir Lushaj u dha me një njoftim tronditës në këtë portal kaq të dashur për shqiptarët anë e mbanë botës. Kështu, po, anë e mbanë botës u hap lajmi për këtë largim të zonjës së madhe Sabrie Lushaj.

Po përmend vendet nga ku erdhën ngushëllimet tekstet e të cilave i ka renditur kaq bukur Dr. Domenika Gjekmarkaj ( Kapllaj): Pejë, Tropojë, Prishtinë, Australi, Bruksel, USA, Gjilan, Gjermani, Krumë-Has, Itali, Vlorë, Tiranë, Norvegji, Fier, Suedi, Istog, Sarandë, Mitrovicë, Shkodër, Fushë- Kosovë, Durrës, etj.

E si një ndërprerje në morinë e këtyre ngushëllimeve nga e gjithë bota, autorja me shumë zgjuarsi ka botuar poezinë e zotit Zeqir Lushaj për Sabrien me rastin e 60 vjetorit të lindjes, nga ku desha të sjellë vetëm strofën e fundit:

Në qoftë se

më lejon t’i krahasoj,

Me kokrriza rëre,

Vjershat e mia,

Ti,

Je shkëmbi i tyre burimor,

Nga më lind...

Dhe më vjen poezia...

Nuk kam as edhe një fjalë për të shtuar për këto krahasime të mahnitshme që burri i bën bashkëshortes....

Dhe autorja vazhdon e sjell ndriçimet e tjera nga miqtë e shumtë të familjes së Zeqir Lushaj, për dhimbjen e madhe. Pasojnë jo vetëm poezi të Zeqir Lushaj por edhe të tjerë duke e pasuruar mozaikun e dhimbjes me ato ngushëllime që njerëzit mund t’i bëjnë e që dhimbjen e kanë në shpirt si për njerëzit e vet.

E një gur i ndritshëm mes këtij mozaiku është dhe shkrimi i Bardh Mustafe Nëngurra nga Istogu i Pejës e me banim prej dekadash ne Norvegji,  mbi “ Kujtime për të ndjerën Sabrie Lushaj, në gjashtë mujorin e ndarjes nga jeta, 14 shtator 2020”.

Eshtë një shkrim që ka vlerat e një libri të plotë për njeriun e mirë Sabrie Lushaj.

Dhe jo vetëm ky shkrim plot emocione por dhe të gjithë ngushëllimet e sjella në këtë libër që do ta quaja memorial të gjallë, janë pjesë e një jete që nuk ka ikur, por mbetet në mendjet dhe shpitrat e njerëzve që kanë njohur familjen Lushaj.

Libri mbyllet me një befasi, një befasi që dëshiroja ta shkruaja edhe unë, por ja, lexojeni se si bëhet një përshëndetje e përshpirtshme:

“Sot e mbrapa, Sabrie, ne që na deshe dhe të deshëm aq shumë, edhe për Ty, do ta kujtojmë (edhe) më shpesh një varg aq të ndjeshëm e njerëzor të një poezie të poetit të madh Dritëro Agolli:

“Në raft të librave do të më gjesh!”

Pushof në paqen e përjetshme, o Mike fisnike, o e dashur Sabrie Lushaj!

Amin!”

-Zeqiri, te varri i Sabries në Tiranë, Verë 2021-

Sot, ka disa ditë që ka kaluar nje-vjetori i ndarjes nga jeta i Sabries, dhe unë qortoj veten që nuk munda të shkruaja këtë përsiatje pikërisht për datën e shenjtë, 14 shtatorin që sapo kaloi.

Ky shkrim është përshpirtës dhe për mua shumë i vështirë por vështirësia sido që të jetë duhet kaluar.

-Ekskluzivisht p?r ZemraShqiptare n? Lond?r, nga Durr?si 23 shtator 2021-



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora