Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Elvi Sidheri: 'Ibrahim Rugova, Vigani i Brishtë i Ballkanit'

| E premte, 24.09.2021, 07:00 PM |


Elvi Sidheri:

Me ëndje të veçantë mësova se porsa është botuar përkthimi im nga frëngjishtja i librit "IBRAHIM RUGOVA, Vigani i Brishtë i Ballkanit", një bashkëpunim i tre autorëve francezë, Jean Yves Carlen, Joël Ehrhart dhe Stève Duchêne, ku shpërfaqet figura prej kolosi, ndonëse të brishtë, e Ibrahim Rugovës, duke nisur nga vitet e tij të hershme, gjer në lëvizjen paqësore të shqiptarëve të Kosovës, nën udhëheqjen e tij, përpara bombardimeve të NATO-s dhe luftës çlirimtare në Kosovë.

Ky libër, i botuar në fillim të vitit 1999, në prag të fillimit të fushatës shpëtimtare nga qielli, që i dha fund spastrimit etnik të Kosovës nga Millosheviçi, shërben sidomos për të kuptuar sa shumë pati ndikuar Rugova në ndryshimin e qëndrimit francez ndaj çështjes së Kosovës, duke arritur ta bënte për vete fuqimisht opinionin publik në Francë, falë maturisë, qëndrimeve dhe largpamësisë së tij të spikatur.