| E enjte, 23.09.2021, 05:40 PM |
PROMETHEU I ÇAMËRISË
Le
të zemërohet toka, deti dhe Greqia
Çamëria
po rilindet mbi hirin pellazg
ajo
e ruajti gjuhën e palat e fustanellës
simbolet
e hershme të luftërave të saj.
Në
Çamëri s´ka më mjerim, se Greqi
çamët
përmes kujtesës së të lashtëve
mbrojnë
gjuhën e shkruar nëpër gurë
mbrojnë
rrënojat e monumentet e tyre.
Nga
furrë e zemrës më del kjo zjarrmi
nga
furra e shpirtit u lind Prometheu
ai
që hirin e betejave e ktheu në prush
Përmes
dashurisë i dalim zot Kosovës
përmes
dashurisë i dalim zot Iliridës
përmes
dashurisë i dalim zot Atdheut
Trim,
para grekut shtëpinë e kam këtu
palat
e fustanellës nuk i kemi pa gjak
as
pa dëshmi heroike të kohërave të
shkuara,
as pa fitore betejash të forta.
Çamëri,
koha është të ngritemi! Me
flamurin
kuq e zi ta mbulojmë Epirin
Lufta
për liri s´ka fillim e as mbarim
është
e çdo ditshme dhe e përjetshme
dashuri
për Atdheun është Çamëria
dashuri
për Atdheun jemi të gjithë;
Çamëri,
jepja dorën Prometheut tënd
gjakes
së flamurit dhe të fustanellës,
mblidhu
shesheve si në kohërat epike
merr
zjarr nga furra e zemrës, shemb
le
të zemërohet toka, deti dhe Greqia
Çamëria
po rilindet mbi hirin pellazg!...
Atdhe Geci - Dortmund, Gjermani,
2021