E marte, 23.04.2024, 03:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Mozaik me vargje

E enjte, 23.09.2021, 04:11 PM


Mozaik me vargje

(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi

1. Alternativat e ngjyrës së kuqe

I kuq është gjaku, gjenerator i jetës

I kuq është faji që skuq faqen time

I kuq është flamuri ku lidh besën

Për ta mbrojtur, nëse sulmohet "toka ime".

I kuq është dhe trëndafili i madh i dashurisë

E kuqe është lulkkqja që mbinë nëpër ara

Por nuk ka si e kuqja që më skuq përballë fajësisë:

Ndaj këtë alternativë vë përpara.

2.Juristë!

Ju që hartoni Kodin Penal,

Mos e bëni ligjin  "elastik"

Se gjyqtarët kështu bëjnë rrumpallë

E "tërheqin" dhe e"mbledhin" si të jetë llastik!

Ligjin për faje të jetë si"trup i ngurtë"

Ku keqbërësit të thyejnë të tyren kokë

Mos i trajtoni"urtë e butë"(i rrihni me pambuk)

Se keqbërësit për 5-lekë të dërgojnë në tjetër botë.

Sidomos, "i ngurtë" të jetë ligji për mbrojtjen e jetës

(Jo të lini vend "për rrethana lehtësuese?!!")

Kush i merr jetën tjetrit, në burg tërë jetës

Dhe hiç mos ketë të drejtë për"rekurse".

Se vetëm kështu nuk do ketë vend për vrasje

Se vetëm kështu nuk do ketë hajdutë me"kapuça"

Se vetëm kështu do ketë zero hakmarrje

Se janë ca ligje duhet të jenë të"gurta!".

3.Peizazh

Ca re të vogla si zogj, lundrojnë në qiellin e pamatë

Një bilbil këngës ia thotë, gëzueshëm atje mbi lofatë

Një diell i madh si çyrek, ka dalë dhe vë domenin

Kjo pamje aq më prek, sa nuk e mbaj dot shendin.

Ca rosa në tufë gugasin, tek zhyten e "mbyten"në liqen

Dhe ato s'mbajnë dot gazin, se gazi i tyre më bën ujem.

Unë e sodit peizazhin dhe zë e kotem me nge

Për ju e sjell "mesazhin", dua që ta vini re,

4.Mosha e tretë

Moshë e tretë? Me shumë kusure!

Flas e shkruaj: jam, i moshuar!

Në qe"lis", tani je"shkurre"

Më"hejbetë" askush s't'i varë.

Leh e leh (askush s'dëgjon)

Ngenë tënd s'e ka kurkush

Katandis si"iluzion"

Ky qendrim, me helm të mbush.

Moshë e tretë? Si një"teprim"

-Boll kullotët!- thonë të tjerë!

Mirë ta dini:s'shkruaj qesim!

Moshë e tretë? Me shpirtin vrer!

5. E vështirë rruga e POETIT

E vështirë është rruga e POETIT

Mbushur me gropa, kthesa, të përpjeta e tatëpjeta

Ndonjëherë është e mundimshme(si t'i futesh në këmbë detit)

Se nuk është hiç e lehtë të stisësh një vjershë.

Se vjershë nuk është çdo lloj vargëzimi

Një vjershë do ritëm, rimë a mesazh

Sa për vete;më thinji vjershërimi!

Dhe nuk di të them ndonjë llaf,

Poetët e mirë ngjajnë pak me"profetët"

Në kohë krizash, vargjet i bëjnë fanar

Poetët bëjnë opozitë me pushtetet

Çdo POET i mirë, tërë jetës është luftëtar.

Unë e ndjej veten mirë që jam"pakëz"poet

Me vargje tërë jetës jam opozitar

Nuk njoh pekule për asnjë pushtet

Dhe mbeta në këtë botë:ushtar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora