E enjte, 18.04.2024, 10:43 PM (GMT+1)

Mendime

Flet z. Demir Osmani, Kryetar i Shoqatës Qytetare të Sigurisë Rrugore dhe Ambientit

E enjte, 27.11.2008, 06:17 PM


Kohët e fundit janë hapur autoshkolla edhe në “kafene”

Situata me aksidentet automobilistike është si në një luftë të vërtetë

Nga Albert Zholi
 
Demir Osmani është një ndër specialistët e mirëfilltë të Sigurisë Rrugore dhe Ambientit. Ai ka bërë disa botime në këtë fushë të cilat janë përpirë nga lexuesit. Ai ekskluzivisht për “Telegaf”, jep një informacion të gjerë mbi situatën e aksidenteve rrugore, shkaqet e tyre, fajtorët dhe jep mendime mbi mundësinë e zvogëlimit ndjeshëm të aksidenteve dhe mbrojtjen e ambientit. 
 
Botime
“Këshilla praktike për përdoruesit e rrugës”, “Manuali i drejtuesit të mjetit për lejedrejtimin e klasit A dhe B”, “Manuali i drejtuesit të mjetit për lejedrejtimin e klasit C, D. CE dhe DE”, “Manuali i Edukatës Rrugore dhe teknikën e drejtimit të motorit dhe ciklomotorit”, revista “Siguria Rrugore”. 
 
Në 2008 u mbushën 10 vjet që ështw miratuar në parlamentin Shqiptar Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë, shumë heshtje, asnjë analizë, asnjë veprimtari konkrete nga institucionet shtetwrore dhe organizatat e shoqërisë civile.

Po është e vërtetë, ligji nr.8378 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” është miratuar në Parlamentin shqiptar më 22.7.1998. Wshtw një ligj me numër të madh të nenesh, shumë i domosdoshëm për fazën në të cilin kalon zhvillimi i vendit dhe ai i transportit në veçanti. Unë gjej rastin, të përgëzoj një numër të madh specialistësh që kanë punuar me përkushtim për të hartuar këtë ligj që është i nivelit Europian. Ky ligj ka ndihmuar dhe ndihmon për zhvillimin e shpejtë të rrjetit rrugor, përmirwsimin e shërbimeve në sektorin e transportit, përmirwsimin e jetës së qytetarwve dhe rritjen e cilwsisë së saj. Por për t’i bërë këto evenimente më të ndjeshme duhen edhe ngacmime të krijuara nga fenomenet shoqërore. Shpërthimi i Gërdecit eklipsoj dëmtimet që shkaktohen nga aksidentet rrugore, kështu që politika, shteti, media, shoqëria civile u morën aq shumë me aksidentin që ndodhi në Gërdec, sa që aksidentet rrugore pothuajse u harruan.

Si ka qenë numri i aksidenteve rrugore kohët e fundit?

Siç jeni në dijeni viti 2007 u mbyll me një bilanc mjaft tragjik. Mbi 1300 aksidente rrugore që shkaktuan 384, qytetar të vdekur, mbi 900 të plagosur dhe mbi 1500 automjete të shkatwruara plotësisht. Këtë vit deri më tani ka një rënie të lehtë në krahasim me ato të një viti më parë, por janë mbi 200 qytetar që kanë humbur jetën këtë vit në aksidente rrugore. I frikshëm është fakti se numri i aksidenteve rrugore që shkaktojnë humbje të jetëve njerëzore, në rrugët e ndërtuara rishtaz ose të përmirwsuara këto 10 vjetët e fundit është më tendencë rritje. Pra, situata është tamam si në një luftë të vërtetë. Dhe shkak kryesor është mos zbatimi i Kodit Rrugor, pra shkelja e ligjit nga përdoruesit e rrugës, nga ato që monitorojnë zbatimin e ligjit në rrugë, nga ato që përgatisin drejtuesit e mjetit, nga ato që kryejnw shërbimet në transportin rrugor, nga ato që ndërtojnë e mirëmbajnë rrugët, nga ato që përcaktojnë fajwsinë në raste aksidenti, e deri tek ato që japin ndihmën e shpejtë.

Pra, ju mendoni se shkaktar janë vetë njerëzit?

Aksidentet rrugore shkaktohen nga gabimet njerëzore. Aksidente rrugore ndodhin në të gjitha shtetet e Europës. Vendet që e kanë studiuar me kujdes këtë fenomen, i cili ka lindur si rezultat i zhvillimit të shpejtë të transportit rrugor, në 97 %, të rasteve shkak i aksidenteve rrugore janë gabimet njerwzore, e kur themi gabimet njerëzore, rreth 70% u përkasin gabimeve që bëjnë drejtuesit e mjeteve. Këto gabime vijnë nga padituria, mungesa e informacionit, mangësitë në edukimin qytetar, mangësitë në njohjen dhe zbatimin e ligjit, stresi, pasiguria e jetesës, vështirësitë në sigurimin e mjeteve te jetesës, veset, etej . Më pas, shkak janë rrugët me infrastrukturën e mangut që kanë, parku i automjeteve që është shumë i vjetër, informaliteti i madh ne kontrollin teknik të mjeteve dhe pajisjen me lejedrejtimi, drejtësia e munguar në përcaktimin e fajwsisë në rast aksidentesh etj..

Autoshkollat a janë shndërruar në vatra të edukimit rrugor dhe teknikës për drejtimin e automjeteve. Kohët e fundit kemi parë shumë lëvizje. Autoshkollat në protestë për testet. Policia ka arrestuar drejtues e instruktorw për korrupsion?

Në ligjin shqiptar “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” autoshkollat janë ngarkuar me edukimin rrugor dhe përvetësimin e teknikës të drejtimit të mjetit për të gjithë kategoritë e mjeteve e qytetarëve shqiptare që regjistrohen në to. Në vendin tonë janë hapur rreth 300 autoshkolla si subjekte private. Në mbi 50% e tyre zhvillohet mësim mbi bazën e kërkesave të ligjit. Kabinetet i kanë shembullore, inxhinierët që japin teorinë dhe instruktorët e praktikës model. Por në pjesën tjetër vlon korrupsioni, jepen patenta false, kompromentohen komisionerw, pasi ato kanë mbrojtjen e nëpunësve të lartë të shtetit, të cilat marrin pjesën e vetë të fitimit e cila në fund të fundit konvertohen në humbje jetësh, në vuajtje e dhimbje të mëdha. Aq sa kohët e fundit janë hapur autoshkolla edhe në kafene.

Shoqata që drejtoni ju, jep një kontribut të vlefshëm për edukimin e qytetarëve me edukatën rrugore, si e realizoni atë?

Detyrën për edukimin qytetar rrugor të shtetasve të vet e ka në radhë të parë shteti. Dhe shteti shqiptar ka ngritur një piramidë të tërë institucionesh shtetwrore dhe private. Me ligj u ngarkon detyra konkrete secilit aktor në këtë fushë. Pra, nga ana ligjore shteti ynë ka vendosur rregulla të qarta, ka ngritur institucione të posaçme që të realizojnë këtë edukim qytetar, por zbatimi i tyre çalon, e më keq akoma, ka njerëz të veshur me pushtet, që paguhen nga taksat e qytetarwve që t’i kryejnw detyrat që ju ngarkon ligji, por nuk e kryejnë detyrën, ngandonjëherë edhe abuzojnë me besimin që u është dhënë.
Pikërisht për të plotësuar këtë boshllëk që kanë krijuar disa institucione të shtetit, punonjës të pandërgjegjshëm e neglizhentë, ne, një grup intelektualësh që ushtronim veprimtari nw fushën e transporteve krijuam një organizatë jo qeveritare për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe mbrojtjen e jetës së qytetarwve. Misioni i Shoqatës Qytetare të Sigurisë Rrugore dhe Ambientit ka të bëjë me sensibilizimin e qytetarwve për të njohur dhe zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës, pra parandalimin e aksidenteve rrugore. Për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, shkollave, autoshkollave kemi përgatitur dhe botuar libra që ndihmojnë në edukimin e qytetarëve me edukatën rrugore dhe teknikën e drejtimit të automjeteve dhe motoçikletave si “Këshilla praktike për përdoruesit e rrugës”, “Manualin e drejtuesit të mjetit për lejedrejtimin e klasit A dhe B”, “Manualin e drejtuesit të mjetit për lejedrejtimin e klasit C, D. CE dhe DE”, “Manualin e Edukatës Rrugore dhe teknikën e drejtimit të motorit dhe ciklomotorit.

Faji kompleks i aksidenteve rrugore
Rrugët, sinjalistika, mjetet, ndërtohen dhe mirëmbahen nga njerëzit. Ato kanë rolin e tyre dhe zënë vend të rëndësishëm në shkaqet e aksidenteve rrugore, por fakti që numri më i madh i aksidenteve me vdekje kanë ndodhur në rrugët e reja, të gjëra, me sinjalistikë të kompletuar, nga automjete me moshë të re, tregon se janë drejtuesit e mjetit shkaktarët kryesor të aksidenteve rrugore. Edhe këtu duhet të theksoj, mënyra e gabuar e sjelljes të drejtuesve të mjeteve në rrugë. Shumë drejtues mjetesh i njohin rregullat, e njohin ligjin, e dinë se shkelja e ligjit në qarkullimin rrugor rrezikon jetën e tyre dhe qytetarwve të tjere, por nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit që janë pjesë e ligjit, pra zbatimi i Kodit Rrugor nuk është bërë edukatë. Pikërisht për formimin e përdoruesve të rrugës (drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët) me një edukatë të shëndoshë rrugore punohet pak. Në të gjithë aktivet, forumet, seminaret, bisedat televizive, apo shkrimet në gazeta trajtohet si problem i dorës së parë nevoja e edukimit jo formal me edukatën rrugore, bëhen kërkesa që shteti nuk duhet të qëndroj indiferent ndaj këtij problemi, por praktikisht, të gjithë i qëndrojnë larg organizimit dhe përmiësimit të vazhdueshëm të këtij edukimi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora