E enjte, 25.04.2024, 02:43 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Veriu i egër

E merkure, 22.09.2021, 08:00 PM


VERIU I EGËR

Nga Dedë Preqi

Veriu i Kosovës, nuk ka si të kuptohet ndryshe, deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë, defakto po  dëshmohet edhe vetë këto ditë nga popullata serbe e këtij vendi e inicuar nga regjimi i Beogradit, e cila nuk dëshiron të integrohet në Institucionet e shtetit të Kosovës, por po e merr përmbajtjen e një grupi dhe etniteti të veqantë me principe dhe sjellje arrogande dhe agresive, duke kundërshtuar çdo rrjedhë dhe administrim që vjen nga ligjet dhe Kushtetuta  këtij shteti.

Duke menduar se e përjetuam të gjithë realitetin demokratik dhe lirinë, në një mënyrë apo tjetren për të arritë deri këtu u deshtën shumë sakrifica dhe më në fund edhe një luftë e përgjakshme, për të shpëtuar në një mënyrë  nga kthetrat e Serbisë militariste dhe fashiste.

Mirëpo, kjo nuk është e tëra, situata e cila po e tensionon sot vendin tonë përmes disa grupeve të serbëve në veriun e Mitrovicës, do të ishte më shumë se një grup kriminelësh dhe i bandave të porositura nga Vuçiqi dhe Beogradi, të cilët kanë plane dhe programe të veçanta për të destabilizuar Kosovën, në një mënyrë edhe rajonin, pse jo,  duke nxitur edhe ndonjë konflikt të mundshëm.

Që nga paslufta në këtë pjesë të Kosovës, apo në veri të vendit ku banohet me shumicën e popullatës serbe, pothuaj se shumë pak dhe fare janë përfillur ligjet dhe Kushtetuta e shtetit të Kosovës. Në këtë pjesë të vendit bëhët një manevrim i tregëtive të ndryshmenë mënyrë të pa ligjshme dhe ilegale, kupunohet dhe veprohet akoma përmes strukturave paralele, që derigjohen dhe paguhen nga Beogradi dhe Vuçiqi, në mesin e të cilëve ka edhe kriminel të luftës së fundit në Kosovë.

Këta njerëz, ndër të cilëtedhe kriminel të luftës, të njëjtit edhe sot bëjnë protesta dhe bllokada në rrugë, duke kundërshtuar targat e Republikës së Kosovës,të cilët në mënyrë të hapur po i shfrytëzon në çdo kohë Vuçiqi, për ta destabilizuar Kosovën, duke i paguar shtrenjtë vetëm për të skenuar dhe organizuar protesta të tilla, që janë kundër ligjeve dhe shtetit të Kosovës.

Ndonse është ditur se çka do të ndodh me fatin e këtij populli në veri të vendit, por ka mundur situata të ishte pak më ndryshe, sikurmbas largimit të forcave fashiste serbe nga forca e NATO-s,prej kufijve të Kosovës, në të njëjtën kohë ti largojnë në një mënyrë edhe kriminelët serb nga teritori i këtij vendi, por për fat të keq, pothuaj se një pjesë e madhe e këtyre kriminelëveserb u grumbulluandhe u strehuan në veri të Mitrovicës.

Dhe pjesa veriore e Mitrovicës, sikur mbeti në një gjendjekaotike dhe të egërsuar, ku gjithçka organizohet jashta ligjeve dhe Kushtetutës së këtij shteti, përmes strukturave paralele, që derigjohendhe instalohen nga Beogradi. Në këtë mënyrë, duhet ta themi qartë dhe hapur se kjo ide do i shpie serbët e këtij vendi në një iluzion mashtrues, gjë që çdo vëzhguesi të kujdesshëm do ti duket tipike e imazhit të kohës së Millosheviqit, i cili në këtë mënyrë e frymëzote dhe e mashtronte popullin e vet, përderisa e futi edhe në luftë, të cilën e pagoi edhe vetë në rrethana misterioze dhe jo të mira.

Prandaj, në këto rrethana Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti, me plot të drejtë dhe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, ndërmerr masa të reciprocitetit me targat e komunikacionit ndaj Serbisë, përmes të cilave nuk tregohet injorancë dhe kundërshtim ndaj popullit serb, por po zbatohen marrëveshjet e parapara në mes dy vendeve dhe dy shteteve të barabarta.

Mirëpo, rrethanat e krijuara përmes protestave kundërshtuese dhe barikadave që kanë organizuar popullata serbe në pikat kufitare në Jarinje dhe në pjesët tjera në veri të vendit, duke penguar edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, dhemë keq kur protestuesit e tillë marrin mesazhe energjike dhe nxitëse nga kupola e këtij organizimi në Beograd, Aleksandër Vuçiq, me çrast situata mund të eskaloj, nëse edhe Evropa po rrie duar kryq dhe po bënë sikur nuk do të ndodhte asgjë…

Popullatën serbe në veriun e Mitrovicës, po e përdor dhe shfrytëzon Vuçiqi, në mënyrë të pa mëshirshme sikur veglat e prishura bujqësore apo « grabujat »  me dhëmbëzi të thyer, dhe i zoti i shtëpisë u bënë presion « argatëve » të vet,  pse nuk po i mbledhni më mirë fijet e sanës, sepse « bagëtia » është e mvarur prej punës dhe duarve  të juaja…

Vuçiqit dhe Beogradit, nuk i intereson mirëqenja e populli serb që jeton në Kosovë, do të thotë se, nuk i intereson mbitoka dhe njerëzimi serb i këtij vendi, sikur do të interesohej Serbia dhe Vuçiqi, për popullin serb të këtij vendi, nuk do ti përdorte sot si vegla mekanike për interesa politike, por Serbisë i intereson nëntoka e Kosovës, e cila e mundon dhe do ta mundojë me gjenerata të tëra, që janë të ngjajshëm me Millosheviqin dhe me pasardhësit e tij.

Qëndrimet e Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, të cilat ditë përditë janë duke marrë formën e  kuptmit të mirëfilltë të shtetit funksional, kjo të ngjallë edhe një ndjenjë krenarie dhe respekti për vetë shtetin e Kosovës, që nënkupton mundësinë e pafundme të ndërtimit të këtij vendi.

Për fat të keq, opozita e sotme në krye me PDK, LDK dhe AAK, kanë marrë krye dhe po bëjnë lojra të pista dhe të turpshme, me të cilët po bëjnë shaka edhe fëmija, janë përpjekje të ulëta dhe forma parake të njerëzve primitiv, duke penguar realizimin e projekteve të tila të qeverisë Kurti, ndaj Serbisë, të cilat projekte janë madhore dhe për interesa shtetërore e nacionale, sikur në këtë rast të reciprocitetit me targat ndaj Serbisë, dhe të tjerat, duke gjetë më shumë përkrahje Vuçiqi, nga opozita e Kosovës, se gjenë përkrahje qeverija Kurti dhe shteti i Kosovës.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora