Mendime
Fahri Dahri: Masa kundër dy katastrofave
E marte, 21.09.2021, 07:03 PM
DETYRIM BOTËROR PËR PLANIFIKIM FAMILJAR DHE KARANTINË TË NJËKOHËSHME, MASA KUNDËR DY KATASTROFAVE
Nga
Fahri Dahri
"Fryt
i martesës - Dashuria dhe fëmijët"!!
Ç'farë
ka në brendi të “Mitit të Sizifit“ të Albert Kamy-s?. Miti i famshëm i
perëndive të lashtësisë, në një tjetër këndvështrim. Sizifi i dënuar, nuk e
arriti dot që të shlyente dënimit për të ngritur gurin në majën e malit.
Sforcimet, mbilodhja e Sizifit, mposhten pikërisht atëhere kur ai i afrohet
majës së malit, vendit të caktuar për shlyerjen e dënimit. Guri i mposht forcat
e Sizifit dhe rrokulliset me shpejtësi marramendëse drejt vendfillimit të
ngritjes së gurit (apo ngarkesave të çdo luajtshme).
Sa
e vështirë, e lodhshme dhe rraskapitëse qenka e përpjeta e ngjitjes; por shumë
e lehtë, e shpejtë dhe e gëzueshme është e tatëpjeta (e hqimta) e zbritjes.
Dy
të kundërtat e Sizifit. Sigurisht jo vetëm të tij, të kundërtat gjinden pa
"kursim" kudo udhe për këdo. Sizifi i Albert Kamy-s na zgjon që të
dimë të gjejmë të kundërtat dhe pas njohjes së tyre të zgjedhim dhe të
veprojmë. Çdo forcë që përdoret kundër rrymës, pa zbërthyer të kundërtat, është
e destinuar të dështojë. Por Sizifi na tërheq vëmëndjen për të qenë gjithëmonë
vigjilentë, të kujdesshëm, sepse pikërisht kur mendohet se gjithëçka është nën
kontroll, atëhere ndodhin goditjet e forta, deri në shkatërrim.
Rituali
i stërmundimshëm përsëritej çdo ditë. Arësyeja pse Sizifti nuk triumfonte ishte
e qartë. Graviteti, forcë e natyrës, nuk mund të mposhtet me vetëm se
"duam ta mposhtim". Dënuesit e Sizifit, të personifikuara dje me
perënditë, sot njihen si "Ligje Objektive të Natyrës", i dhanë atë
dënim që për kohën, dështimi ishte i sigurtë.
Trajtimin
e rastit të Sizifit e bëj sepse ky shembull na tregon tepër të qartë, jo vetëm
forcën e Natyrës mbi Njeriun, por na këshillon që aftësitë tona njerëzore të
përqëndrohen tek të ndërtuarit e marëdhënieve sa më të përshtatshme në
përballje të ligjeve objektive të Natyrës. Ata duhet të zbulohen dhe të bëhet e
mundur të përshtaten në favor të Njeriut, duke ruajtur pa cënueshmërinë e
Natyrës.
Sizifi
nga vullneti për të shlyer dënimin, vendosi ti kundërvihej gravitetit, ndofta
dhe nga padija, por dështoi.
Sot,
në epokën tonë, qendrojnë si hije të zeza, të pashpresa pritshnëritë e
katastrofave planetshkatërruese.
Të
diturit, individë të fuqishëm, institucione shkencore ndërshtërore dhe të pavarur,
në vazhdimësi na "tromaksin" me "Vrimat e Zeza"; Spostimet
polare; Zmadhimi i "Vrimave të Ozonit"; Spostimet e Pllakave
Kontinentale; me Tërmetet shkatërrese; me Sunamet; me Zjarret; por dhe
"Vizitorët -Alienë", herë armiqësorë dhe herë paqësorë". (Këto
shprehje më kanë shoqëruar gjithë jetën, që nga mosha shtatëvjeçare). Nuk
mungojnë dhe "tromaksjet" që na kanosen me mjetet luftarake të
krijuara nga njeriu, si bombat shfarosëse të të gjitha llojeve; Raketat,
kultivimi në laboratorë i viruseve vdekjeprurës, rajonale dhe botërore, të
hedhura në përdorim ndërbotëror që pagëzohen "COVID-19, Delta, Mu, Ebola,
e shumë e shumë të tjera. Lutërat rajonale dhe të transferueshme që sa mbaron
njëra, fillojnë të tjera. Këto, disa fakte, nuk janë thjeshtë deklarime apo
hamendje. Jo. Këto janë fakte të vërteta që në të gjitha rastet duan përkushtim
të vëmendshëm dhe masa të rrepta për tu frenuar. Por jo vetëm deklarime për
bujë, apo për paralajmërime të pa shoqëruara me masa detyruese ndërshtërore.
Për
qartësi le të analizojmë rastin e "COVID-19", e cila i ka kaluar të
gjitha kufijt moralë, profesionalë, rajonalë. Një virus, me aq sa njeh
historia, i pari i shtrirë në mbarë planetin tonë. Virus vdekjeprurës në mbarë
njerëzimin, që deri tani numurohen mbi 4,7 milionë njerës që i thithi COVID-19
dhe nuk po ndalet!.
Vrapoi
OBSH dhe u quajt pandemi. Bukur fort. Pandemi! Po çfarë masa të detyrueshme
vendosi OBSH-ja, organi suprem botëror për mbrojtjen e shëndetit?
E
anashkalojmë paralajmërimin dhe befasinë që ndodhi në të gjitha shtetet dhe
ndalemi tek masat në mbrojtje të jetës gjatë "pushtimit" që bëri
pandemia - armiku i fshetë dhe virus vrastar i madh i shtrirë në shkallë
botërore.
Në
rolin e analistit, nuk arrij të justikoj meftëshinë e OBSH, bashkë me 'të dhe
gjithë institucionet e ndryshme shëndetësore ndërshtërore, kur nëpër spitale
kufomat mbeteshin salloneve, apo groposeshin në gropa dherash të përbashkët jo
me dhjetra, as me qindra, por me mijra njerëzit e moshuar, por që shpejt në
kohë u shoqëruan dhe nga moshat e mesme dhe të reja. Pandemia vazhdon, bën
sikur ndërron metamorfozë, por efektet vrasëse nuk rreshtin. Përpara kësaj
katastrofe njerëzore, pa asnjë paramendim lind pyetja: Pandemia po feston përpara "kufomatortave" dy
vjetorin e lindjes "subjektive" të saj; ndërsa shëndetësia botërore,
i rri në gjunjë duke i u lutur shoqërisë njerëzore në tërësi me
"parrullat" jo shumë efektive, si kohore dhe numerike që të vazhdohet
me respektimin e distancave, të mbahen maskat (herë këtu dhe herë atje) dhe
kujdes higjenës. Këto masa, kanë efektin tyre, më tepër profilaktik, por
realiteti në praktikë, është krejt ndryshe, kjo dihet. Kjo "krejt
ndryshe", në vetëdijen time, ngarkon me përgjegjësi të parevokueshme të
gjitha qendrat shëndetësore rajonale, botërore dhe kupolën e saj OBSH-në.
Pandemi
vrasëse e shkallës më të lartë, nuk zhduket me këshilla, por me urdhëra të
rrepta shtrënguese të patolerushme dhe me masa antivirusale. COVID-i, dy vjet
dhe sistemet shëndetësore botërore po thuaj të përgjunjur.
Si
qytetar i ndjeshëm, përpara kësaj katastrofe njerëzore, një nga masat më
efikase dhe urdhëruese që duhej të vendosej në shkallë Botërore, do të ishte
dhe duhet të jetë: "Ndalim qarkullimi i çdo njeriu kudo qoftë; mos lëvizja
e të gjithë njerëzve, si brenda çdo shteti dhe mes shteteve në gjithë Botën,
për një afat prej 15 ditësh, aq ditë sa është karantina". Ky ndalim
qarkullimi botëror i njerëzve, me disa lëvizje të domosdoshme, të jetë i
menjëhershëm, në të njëjtën orë, në të njëjtën datë, të ligjëruar nga OKB-ja
dhe nga çdo shtet i këtij planeti, që të luftohet pandemia që po vret jetën, po
vret njerëzimin.
II
Një
temë për gjykime të thelluara që detyron
rishikimin e qendrimeve ndaj jetës, ndaj vetë ekzistencës. Më tërhoqën
vemendjen disa thënia të vyera, të cilat, do nuk do, futesh në mendine.
Ndalemi
tek njëra: Autori Albert Kamy-s ka konkluduar: “Çdo kapitull është një dështim,
por dhe një fillim nga e para. Është
fjala, për këmbëngulje.... Sa më ekzaltuse është jeta, aq më absurde është
ideja se mund ta humbësh".
Një
konkluzion me hapësira shumë interpretuese. Më sipër u përqëndruam tek jeta
njerëzore, vazhdojmë gjykimet me
arritjet e Albert Kamy-s, ku çështja
shtrohet: "Çdo njeri është një dështim (sepse në fund vdes), por
dhe një fillim (lindin fëmijët)". Pra, njeriu i rtitur e di që gjatë jetës
do ketë të mira, por dhe vështirësi, vuajtje, halle, padrejtësi, varfëri,humbje
pronash, falimentime, sëmundje, etj etj. Do ketë vdekje të njerëzve të tij, të
afërt, miq e shokë dhe çdo individ do vdesë, edhe unë, ti, ai, ajo!. Dihet që
dështimi (vdekja) është i pashmangshëm për të gjithë. Çdo i lindur është e
sigurtë, ka lindur për të vdekur. Çdo fillim i krijuar nga Universi ka një
fund, nuk dimë nëse Universi do ketë
këtë fat. Dimë që gjithçka transformohet??.
Përpara
këtyre të vërtetave, vetvetiu lind nevoja e arësyetimit lidhur me veprimet dhe
mos veprimet ku çdo i lindur nuk ndalet të mendojë për mos të bëhet shkaktar i
dështimeve për të tjerët.
Natyra,
për zhvillimin e jetës, ka zgjedhur çiftimet tek njerëzit, kafshët, shpendët,
bimët, kudo dhe mosha të caktuara. Shkrimi përqëndrohet tek fenomenet
shqetësuese që po ndodhin në epokën tonë, ku mesa duket janë rrjedhojë e
veprimeve dhe mos veprimeve tona, të cilat justifikohen me nevojat në rritje
për përbalimin e shtimit galopant të njerëzimit.
Mendjet
e grupnjerëzve që, në një farë mënyra shtrojnë shqetësimet për të ardhmen dhe
na "trëmbin" me nxehtësinë globale, me shterrimin e ujrave apo me
ndryshimet negative klimaterike etj. do të ishin më të pranishëm nëse do të
studjonin dhe zbulonin masat e domosdoshme për të rikthyer kushtet klimaterike
në gjendjen e tyre natyrale. Kjo është mundësi e realizueshme, nëse qendron ajo
që thuhet se çekuilibrimi natyror është krijuar nga veprimet
"hergjele", të pa kontrolluara të industrialistëve të "pa
ngopur", etj. Të kuptohemi për ata industrialistë (supermen), apo kapitali
finaciar në bashkëpunim me oligarkët industrialistë, bankierë, tregtar etj. që
galopatizmin
e shtimit të aktiviteteve e justifikojnë me shtimin po galopant të njerëzimit.
Në këtë rast, mendje ndrituarit duhet të gjejnë mënyrat më të pranueshme, më
efektive për vazhdimin e tejshmërisë së jetës së gjallë të planetit Tokë.
Të
gjithë e dimë se jeta zhvillohet nëpërmjet çiftëzimit dhe se nevojat jetësore
janë në rritje progresive gjeometrike, por plotësimi i nevojave progresive
ndikon tepër negativisht në kushtet klimatike, atëhere ndaj këtij ekuacioni
zgjidhja realizohet me përdorimin e sistemit të eliminimit. Dhe element i
eliminimit është "shtimi galopant i popullsisë në botë". Nëse me
sistemin e eliminimit duhet shqyrtuar problemi i shtimit "pa frena" i
popullsisë, mendoj se zgjidhja nuk është e vështirë, ajo është subjektive që
kërkon ligjimitetin përkatës.
Çdo
njeri në moshë të përshtatshme kujdeset për tu çiftëzuar me synim normal edhe
për të krijuar familje. E vërteta është se çdo çift është i vetëdijshëm që në
fund vetë çifti dhe familja që synon të krijojë dhe ata mbas tyre kanë fatin
vetëm të dështimit - fundi është dënimi me vdekje!. Por fakti është se edhe
para largimit nga jeta, dështimet na ndjekin në vazhdimësi. Kur një çift vendos
për vijimësi, të gjitha rastet e ripërtëritjes sjellin vetëm dështime,
dëshpërime, patjetër edhe gëzime e mirësira. Çifti ka momente lumturimi, por ka
dhe shumë momente të vështira që ndodhin gjatë jetës. Sa më shumë të shumohet
familja aq më shumë rriten frekuencat e vështirësive të saj, kjo në anën
individuale, personale; por ndikimi më i lartë negativ, siç u pa i bëhet
natyrës që na rrethon. Çifti, në një mënyrë apo tjetër merr përsipër
vazhdimësinë e jetës njerëzore dhe relativisht edhe përgjegjësinë për 'ta, kjo
deri sa çiftet janë gjallë. Me vdekjen e tyre, e zakonshme ose jo,
"tretet" përgjegjshmëria. Të lindurit prej tyre i pret një jetë me
shumë të papritura, përvoja tregon se shumica e të lindurve hasin vështirësira.
Ata që i lindën nuk janë pranë tyre dhe as që "ndjejnë" dhimsuri.
Çiftet me pasion marrin përsipër vijimësinë e jetës njerëzore, të ndërgjegjshëm
në krijimin e vuajtjeve, vështirësive dhe të sigurtë për dështime të
përhershme.
Teoria
"vrastare" e Malthus, në demokraci nuk ka as pranim ligjor dhe as
pranim moral (Thomas Robert Malthus, ekonomist, filozof, demograf, pararendës i
sociologjisë moderne angleze. Lindi: 13/02/1766, Westcott, MB- Vdiq:
23/12/1834). Shoqëria njerëzore tashmë ka një ngritje intelektuale, kulturore,
ka rritje morale, është e vetëdijshme dhe e aftë për të pranuar dhe zbatuar
ligjet dhe rregullat ndërkombëtare dhe ato kombëtare. Në këto kushte, për të
minimizuar vuajtjet, vështirësitë dhe dështimet e pa shmangshme, është e
domodoshme vendosja e ligjit:"Detyrim botëror i planifikimit
familjar", i cili eviton metodat
neveritëse të malthuesve të djeshëm dhe të sotëm, që "rrallimin" e
popullsisë e mbështesin tek luftërat dhe përhapjet e sëmundjeve vdekjeprurëse.
*-
Nëse vendoset që ço çift të sjelli vetëm një fëmijë, djalë apo vajzë, tek
ai/ajo krijojnë mungesë, e ndjejnë veten të mangët pa motër apo pa vëlla,
krijohet një e pa drejtë.
*-
Edhe kur sjellin dy apo më shumë fëmijë, telashet, hallet, meraqet janë më të
shumta. Sëmundje, vështirësi ekonomike,
varfëri, egoisëm dhe të tjera të ndryshme që gjithkush i ka në jetë, do të jenë
me herë më të shumta, në raport me anëtarët e familjeve të tyre, por dhe
motrave, vllezërve e të familjeve që do të krijojnë fëmijët e tyre. Është e
drejta e specialistëve të demografisë dhe të mjekësisë për të gjetur të mesmen.
Ky
qëndrim nuk është pesimizëm, as cënim i të drejtave të njeriut, por një
realitet që doemos duhet të detyrojë shoqërinë njerëzore për zgjidhje, në
vartësi të kushteve specifike të çdo shteti, në bashkërendim me seksionet
përkatëse të OKB-së.
Të
sqarohemi, problemet që shtrohen janë të
vërteta dhe pavarësisht se përfundojnë në "dështim" janë të
paevitueshme. E ardhmja e tyre nuk dihet, prandaj duhet të përpiqemi të gjejmë
ato që nuk dihen, por që i ndjejmë nga afër dhe çdo ditë pasojat e rënda të
tyre. Duhet të arrijmë të mësojmë të pa diturat që t'u japim edhe zgjidhjen e
përshtatshme.
SI
NJË KAPITULL I VOGËL
Vëzhgimet
me zemër dhe llogjikë të ndryshimeve të dukshme që po zmadhohen dhe shtohen
vazhdimisht, në arenën botërore, kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të
njerëzimit me masa të shpejta, emergjente dhe të njëkohshme po në shkallë
botërore.
Nuk
vihen në dyshim përpjekjet dhe sinqeriteti i të "fuqishmëve" si
individë, institucione shtetërore, ndërshtërore për zbulimin dhe transparencat
për realitetet e pazakonta natyrore dhe shoqërore që ndodhin, por kjo është
njëra anë. Ana tjetër është zgjidhja efektive, në rastin e temës, të frenimit
galopan të shtimit të popullsisë, që shkakton dëme katastrofike ndaj natyrës
dhe njerëzimit.
Aktualisht
kemi arritur të ndodhemi përpara dy katastrofave të pa zakonta:
a)-
Përkeqësimet e frikshme dhe në rritje të kushteve natyrore.
b)-
Pandemia "COVID-19" dhe mutacionet në shtim me pasoja vrasëse pa
dallim moshe dhe gjinie me shtrirje në çdo cep të Planetit tonë.
Masat
e deritanishme nuk po japin efektin e duhurl. Me gjithë kurimet shtesë, nuk po
arrihet siguria e plotë në goditjen përfundintare të të dyja katastrofave
botërore.
Shqetësimet
mbarëshoqërore dhe botërore, kërkojnë dhe preokupimin e të gjithëve për të
mundësuar në zgjidhje. Në këtë kuptim hidhen për zgjidhje dy mënyra praktike
veprimi:
*.-
Detyrim botëror për "Planifikim familjar". Kjo masë është shumë më
efikase dhe njerëzore ndaj masave të praktikuara për "rrallimin" e
popullsisë botërore me luftëra, sëmundje të kultivuara në laboratorë, varfëria
etj.
*.-
Detyrim për "Karantinë 15 ditore të njëkohshme në shkallë botërore. Nuk
kanë efekt masat parciale dhe sipas dëshirave. Kur katastrofat janë
mbarëbotërore detyrimisht duhet përgjigjur me masat mbrojtëse, të njëhershme
dhe mbarëbotërore. Ndryshe COVID-i vazhdon të ndizet dhe të fiket në
"vatra" të ndryshme, por jo të shuhet. Ndalimi i lëvizjeve njerëzore
në mbarë botën, duke vendosur karantinën brenda çdo shteti dhe ndalim ligjor të
lëvizjeve mes shteteve për 15 ditë, në të njëjtën kohë (orë, ditë, muaj). Kjo
masë të vendoset me ligj për të gjithë popullsinë e botës. Gjatë 15 ditëve të
karantinës, të ushtrohen kontrolle të rrepta ndaj çdo shteti, individi apo
grupnjerëzish shkelës të ligjit.
Lëvizjet
e domosdoshme gjatë kohës së karantinës për arësye specifike, të ligjërohen nga
çdo shtet në vartësi të kushteve
konkrete.
….
Nisur
nga fakti se "karantina është masë mbrojtëse për të ndaluar përhapjen e
një epidemie, duke mbajtur të veçuar përkohësisht të sëmurët ose ata që
dyshohen si të tillë"; ajo duhet të vihet me detyrim ligjor në zbatim nga
gjithë popullsia botërore.
A
nuk nuk duhet ndalur përhapja e
epidemisë, duke mbajtur të veçuar përkohësisht gjithë popullsinë e
botës? Askush nuk thotë JO. Atëhere OKB-ja dhe OBSH-ja të veprojnë që të
shpejtojnë jetë-njerëzish dhe veten nga skandalet e krimit.
Fahri Dahri. Itali, më 20/shtator/ 2021.-