E premte, 29.03.2024, 08:36 AM (GMT)

Kulturë

Albert Habazaj: Qumësht blete, mjaltë zgjoi

E marte, 21.09.2021, 04:55 PM


Gjyshja Shpresa Kapo Çelaj duke nanuritur nipin  e saj 4 - muajsh Ares Sokoli

QUMËSHT BLETE, MJALTË ZGJOI

Gjyshe Shpresa Kapo Çelaj, korife i Shqiponjave të Tërbaçit i këndon nipit 4 - muajsh Ares Sokoli

-Ninullë-

Nga Albert HABAZAJ

Nina - nina djalin-ë,

More princ i vogël-ë!

Lumthi dera, lumthi unë

Që po vë nipin në gjumë.

Kam një drè që tund në djepe

Një yll të bukur me cepe.

O Ares i nënës-o

Të keqen, o zemër-o!

Diell i vogël i gjyshes,

O zogu i dallëndyshes.

O shërim i shpirtit tim,

Më jep krah për fluturim.

Trëndafil i njomë, i freskët,

Ndrit si lulëzim i vesës.

Kundërmon aromë e mirë,

Të ka nëna ëmbëlsirë.

Të kam si dritë në sy,

Pa qysh të do nëna ty:

Kapedan për çdo furtunë,

Udhërrëfyes që hap udhë.

Shtëpinë kush ma ndriçoi?

Aresi që më shëroi.

Qumësht blete, mjaltë zgjoi,

Të më bëhesh si dragoi!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora