E shtune, 27.11.2021, 05:06 AM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Dritë e diturisë

E marte, 21.09.2021, 05:29 PM


DRITE E  DITURISE- përpara do të na shpjerë... Naim Frashëri.

...rrugëtim në shkollat e fshatrava të Devollit, me tradita të pasura arsimore kulturore, ndër të parat, pas asaj të Shkollës së Parë shqipe të Korcës.

Nga Luan Kalana

@ parantesë - “Vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerë” janë fjalët e Naim Frashërit që sot e kësaj dite nuk e humbin aktualitetin. Per  rilindësit kjo ishte motua e diviza e tyre,   se “Vetëm popujt e mësuar s’mund të jenë të robëruar”. Dhe ja ku jemi sërish në  ditet tona,  për historinë tonë,  për gjuhën tonë,  për arsimimin tonë.Po kush do ta bëjë këtë ?!-Të parët e Kombit, Shkolla me Mësuesit, shkollat vatrat e dyta për nxënësit e mësuesit, një rrugëtim i gjatë pa mbarim në historine tone Kombëtare.

-Mësuesit janë ajo shtresë parësore intelektuale në shoqëri, por e priviligjuar dhe të obliguar, për ndjenjën qytetare  patriotike, per misionin e tyre  fisnik e kombëtar,  sepse janë përcuesit, ”gjeneratoret” e dijes, për mendjet  e ndritura në gjeneratat e ardhshme, për avenirin e Atdheut.

Le të përcjellim, kujtimet e mbresat tona, per ato vite te perkushtuara, si punetore te dijes, të paguar minimalisht nga shteti, por te aposionuar nga profesioni, mesimdhenes dhe edukatore me nxënesit e studentet, me një ndjenje familjare,  si prindër për fëmijet tanë.Le të bëjmë pak retrospektive përpos në të kaluarën, me ndjenjë krenarie.

...Ishin vitet “90 të para të demokracise, kur ne prisnin ecjen përpra, si në cdo fushë, edhe në arsim…Por fatkeqësisht ndodhi ardhmeria negative...Arismi dhe shkolla u la pas dore, ndërsa Mësuesit u diskriminuan si qënie njerëzore,  materialisht edhe në profesion.Pasojat qenë kombëtare, u rrit u shtua analfabetizmi, si plagë kangrenë e dijes, e diturisë…

E kundërta ndodhi me armaten e diturise, Mësuesit nuk u ndalen në perkushtimin profesional dhe në ndjenjen qytetare, të edukimit të brezit të ri.Në rrugën tonë të odisesë “nomadë”të dijes nëpër atdhe.Pasi lamë shkollat e para në malsinë e Mokrës në Pogradec, përshkuam gjeografine e mësimdhënies, të transferimeve në shkollat e Devollit.

Ishte një tradiitë pushtetare në arsim..Në muajin gusht, para fillimit të vitit shkollor,  ndodhte “marketingu ”i mësuesve, me konkret transferimi i tyre.ishte në “modë” e me supriza…

Por gjatë viteve të demokracise, ky proces i lëvizjeve  si guret e shahut, , përfundonte me largime,  me pushime nga puna  e profesioni, pa shpjegime, pa shkaqe, pa pyetur për nivelin arsimor e kualifikimin përvojen profesionale pedagogjike, por vetëm antarsimin në partinë  demokratike(me teser), në të kunderten ishe i pushuar dhe i diskriminuar me urdher nga lart (ky ishte shpjegimi zyrtar, këtë e kemi të faktuar e të dokumentuar)por dhe  presione dhe terrori psikologjik dhe politik familjarisht, që të gjitha mjerisht  i hoqëm mbi kurizet familjet tona, Turp për faqe te zezë per ata pushtetare militante ekstremiste, që nje intelktual me arsim te larte dhe pervoje arsimore disa dekada,  nëpër shkollat e vendit,  hidhej  në rrugë ...Nejse të shkuara të kaluara, por jo të harruara...

Së fundi, kjo sëmundje, plagë me pasoja sociale dhe arsimore ne arsim,  kaloi nga një qeveri në tjetren  të njejtin avaz, , me levizje “abstrakte” e te qëllishme të nxitur,   poshtë në bazë nga militantët e Partive dhe pushtetaret “hakmarrës” U hap drita “jeshile”nëpërmjet raportit mjekesor, i justifikueshem, per te na punësuar, pas disa vite, pushime largime nga punaF, illuam  dhe punova disa vite inspektor kulture, pergjegjes ne shtepin e kultures, Proger dhe Vishocice, një punë detyrë që më shkonte përshtat fale talentit tim, që e bëra me pasion e përkushtim.

I- Në Menkulas, Devoll

....Historia e rugetimit  te “odisese”nëpër shkolla vazhdoi ne Devollin e sipërm, Mësues i Gjuhës dhe i Letërsise në Menkulas, vendlindjen e poetit tonë Dritero Agolli, Nderi I Kombit.

E prita me kënaqesi këte emërim dhe transferim për në Menkulas për disa arsye( me gjithse i vështire e me sakrifica, për rrugën e gjatë, më këmbe qe nga Vishocica e pastaj ne Bilisht, me autobusin e Drejtorise arsimore deri në Menkulas.

Në Menkulas, kishim miq e shokë  të shumtë të familjes e të punës, prej nje njohje te gjate.Aty jetonte motra ime e madhe rrobaqepse profesioniste Fitnetja, e martuar me Fejziun, nje ekonomist i zoti ne Fitore me emër pastaj  në tatimet Bilisht, në familjen e patriotit Demir Ahmetli i njohur dhe i nderuar ne gjithe Devollin e siperme me bashkeshorten  trime, nene Sabirene nga Sinica. Por më shume kënaqesi e krenari pasi aty pata dy nxënes te shkelqyer inteligjente  niprat e mij Geni e Bertin, qe nga klasa e peste deri në te tetën, sot jane

mesuese te anglishtes në Tirane.

Aty u njoha na afer familjarisht me kolegun tim, Sami Begollin, inspektor dhe pergjegjes i shtepise te kultures ne Menkulas, nje njohes dhe studjes i aposionuar dhe pasurues  i traditave kulturore ne fshat, per te cilen i botoi ne nje liber interesant monografik “Menkulasi  i Dritëro Agolli” .S’mund të le papermendur kolegen time të perkushtuar ne ate shkolle, Mesuesen e e palodhur te gjuhes shqipe, bashkeshorten e Samiu, te pavdekshem zonjen e nderuar, meuesen e talentuar Salke Begolli.

Gjithashtu një njohje e perkrahje familjare  pata nga shoku im i rinise, piktori dhe aktivisti shoqeror ie pappertuar dje ne Devoll dhe sot në Tirane  z.Destan Danglli. Kjo miqesi vazhdoi me tej, me djalin e tij, gjeniun artist e kam quajtur, piktor, artitekt dizenjator Dhimiter Danglli Agolli, me banim me familje ne Greqi.Ai eshte jo vetem nje ndjekës i rregullt i shkrimeve te mija, por dhe nje piktor i tyre, sic beri me novelen “Gjeniu i Tiranës”qe te gjitha pjeset i shoqeroi me piktura te bera enkas.Por dhurata me bukur e tij, ishte piktura vaj, veper arti, , portret imagjinar me poetin Dritero Agollin, te cilen ma dergoi ketu ne Amerike, i jam mirënjohes per jetë.

Kisha  shumë shokë e miq që i joha e punova nga afër ne Menkulas, do të vecoja krijuesin kolegun poet, te ndjerin te paharuarin, aktivist letrare shoqeror porofesorin e letersise te ndjerin  Fatos Hoxha, me librat e tij dhe me aktivitetet e tij ne “Shoqaten Devolli”ne Tirane dhe ne faqen letare Drita Poetikeishte teper i njohur ne mediat per Devollin .

Si dhe një mik te vjetër e shok te babai tone, vetereanin dhe bashkeluftetarin e lirise te paharuarin  veteranin Avni Hoxha, nje bashkevuajtes  me babane tone ne burgun, kampin famekeq fashist ne Porto Romano, ne Durrës 1943- ‘44. Avniu një burrë zotni orator nga goja dhe shume i dashur, , nje ish ushatarak e tani bujk, beri nje pune kolosale, duke mbledhur e botuar një libër voluminos, Antologji biografike te deshmoreve dhe veteranve te te gjithe fshatrave te Devollit të shoqeruara me foto, nje vepërr dokumentare muzeale e pavdekshme..

Në librat e mij kam permendur e shkruar per te gjithe koleget e mij, mesuese puntore te kolektivit te shkolles per nxenesit e mij te dashur per drejtorin, nje intelktual i kompletuar dhe nje burre zoni, nje dejtues edukator Nevzatin, e te tjere nje liste egjate nga Poncara, nga Menkulasi, Poncara e deri per Luan Pallën nga Koshnica.

Nuk do le pa përmendur, mikun tim, partnerin pacient te spiatleve deri ne operimin nga zemra, te artistit popullor, te blegtorit te thjeshte i pavdekshim, këngetarit të isos popullore, Fatmir Danglli, ”Laurant” i Festivalit folkorik te Gjirokastres me grupin e Devollit, dhe te “duetit popullor”sic kujtonte ai me poetin Dritero Agollit kur vinte ne Menkulas, -Une ja merrja ai, Driti ma mbante me iso”.

Së fundmi për Menkulasin, do i mbyllja këto rreshta, për poetin e pavdekshem, Dritero Agolli, poetin birin e fshatit qe s’harronte kurre, , sici therisnin bashkfshtaret me krenari, Driti i Devolli, i cli jetonte asokohe në Tirane, por vinte shpesh ne Menkulas.Gjatë atyre viteve në Menkulas, mblodha nga kujtimet gojore te fshtareve, shkrova e botova, me vone, para vdekjes se tij, veprën letrare, cikël poetik, vjershërime, bejte popullore per jeten dhe krijimatrine tij letrare, si nje”profet” i Devollit, me titull “Amanetet imagjinare të Driteroit per Devollin”, te cilat i lexoi, qeshi dhe me falenderoi-kur ia shpune miqte e mij ne Tiranë(kam shkruar për këte).

II-...Në Poloskën e “Visarëve të Lirisë”

Në mbyllje të këtyre rreshtave kujtime të rrugës të Mësuesise, nëpër shkollat e Devolliit,  po bëj këte ploëesim boshllëk, të përshkrimeve të mia në librat e botuar për Devollin, duke u larguar nga Menkulasi i Driteroit, në shkollën e fshatit Poloskë, të visareve të luftës për liri sic shkruan gjatë në librat e tij te pafundme shkrimtarin unikal dhe kronikan i historis , poet publicist dhe përkthyes Kosta Nake me origjinë nga Poloska, redaktori i talentuar i të gjthë librave të mia në Shqipëri…

Mbase ka qëne shkruar apo rastësi që në rrugën e gjate të Mesuesise  nëpër Devoll,   të isha Mësues, jo vetëm i fëmijve të mij, në shkollën e Vishocicës, por edhe të nipërve e të mbesave të mia, Kostanca, Ivona dhe Klevisi, sic e përjetova ne Poloskë, me vajzat e nipin e motres time edukatore Nexhmijes.

Ndodhin në jetë, por ja që dhëndri ynë, bashkëshorti i motres Nexhit, u bë shoku im i shkollës, kolegu im i mësuesise vullnetarë,  te dy ne nje shkolle ne Moker te Pogradecit, e me vone ai drejtori i shkollave Proptisht, Rakicke, Fitore e Poloske, ish Dretori i talentuar dhe me pervoje te gjate pedagogjike, studjuesi i historise te Devollit.

Me dhimbje e kujtoj, të paharuarin patriot i flakët,  i ndjeri Andrea Palloj, i cili u nda shpejt, nga kjo jete pas nje sëmundje të rënde, dhe pasi provoi terrorin politik te “demokratëve ekstremiste”, sepse ishte miliitant  demokracise,  por me tesër te PS.duke e pushuar nga puna dhe e transferuar ne Cipan, deri sa ndërroi jetë.

Fshati dhe shkolla e Poloskes kishte tradita te pasura patriotike dhe kulturore, vendi i trimave dhe i artisteve, ”Poloska e zjarrit”me këte epitete e therrisnin.Fshati me me shume Deshmore të Luftes Antifashiste per clirimin e vendit e te Devollit. Ashtu sic kam përmendedur tani së fundi në shkrimet mia heronjtë legjendare të Devollit , dëshmori Refat Skermo Poloska, ”matrazovi “i Shqiperise ne malin e Thate dhe  Vangjel Palloj, heroin e betejes legjendare ne Gurin e Kamjes Pogrades, dëshmorin e pamposhtur te spitalit  partizan Nevruz Gjoza ne Bradvicë, ne Moravë e te tjere, ashtu si dëshmoret e Progerit, Hocishtit, Bananit, Vishocicës e tjer.

Poloska e dëgjuar me artista popullore të kënges e të valles devollice, si shquari i paharuari Zalo Poloska, e të tjere deri ne ditet tona, me këngtarin popullor dhe poetin Endri Fifon.

Poloskes ia kane ngritur emërin më lart bijtë saj famoze, poeti popullor i pahauari, hidrauliku i Bilishtit i ndjeri Bashkim Gjoza dhe shkrimtari i sotëm artist romancieri piktor ikonograf, filozof Artan Nj.Mullaj, no koment.

Por do të theksoja, kolektivin e mësueve, të dashur punëtore që kanë lëne gjurmë dhe emër te paharuar  në arsim në Devoll, Furzuli Xeka, Driton Kambolli, Qerim Pepi, Andrea Palloj, Muharem Mulla, Njazi Mullaj, Mico Palloj, Adelina Mullaj, Laura Topiu, Flutura Kambolli, Lefteri Palloj,  e te tjerë, si dhe drejtori Nafis Fifo, nj djalë i talentuar e futbollist i shkëlqyer.Mesuese dhe edukatore  me një kualifikim te larte pedagogjik dhe profesional, me emer ne Devoll, dhe aktiviste te dalluar  shoqërore ne fshat, model eshte sot, kolegu  poeti Endri Fifo, sot drejtor në Vranisht.

Stafetën tone në rrugen e dijes te misionit të diturise nëpër shkollat e Devollit po e vazhdojnë  më te rinjte, si Endri, Agim Kacani, Dritan Staro, e shume te tjera...edhe me modesti e permend, vajzën  time te madhe Deshira Kalana, ish studente e shkelqyer, nismetare e Demokracise e Dhjetorit te Universitetit te Tiranes, per Histori Gjeografi, e cila e coi stafetën më tej, Mësuese ne shkollën bujqesore te Mirasit, Bozhigrad, .dhe për këta ndjehemi krenare.

-Në mbyllje, pa përsëritur, mbritja në fund, në fshatin tim, në shkollën e Vishocicës, ( për të cilnen kam shkruar gjatë ne webside dhe në librat), duke i dhene lamtumiren “odisese” rruges se gjatë të bukur e te paharuar te dijes per ne Amerike, te Mësueise nëpër Devollin tonë, të shenjtë dhe të shtrenjtë e te begatë, te punës dhe të diturisë.

Së fundi, po i mëshojme mendmit, se shteti shqiptar, qeverite duhet të bëjne meë shumë, duhet të investojn pa masë e  pakursim, për Arsimin, për Shkollën dhe Mësuesit, per nxenesit e studentët, për të plotësuar boshllëkun e prapambetjes që krijoi tranzicioni i tej zgjatur dhe për ecjen perpara.

Mos harojmë dhe Ne shqiptarët e Diaspores, mërgimtaret emigrantët femijët mbesat e niperit  tanë , gjeneratat e reja, ne dhe* të huaj, të pakten subvesionime, nje buxhet, nga qeveritë per bazën materiale, tekstet e tjera, per të mbajtur hapur shkollat shqipe,  per mësimin  e gjuhës shqipe, se deri më sot po bëjnë mbi baza vullnetare.Le të shpresojmë se do bëhet dicka nga shteti amë, për të mbajtur  lart frymën e shqiptarizmit e të mos vdesë gjuha e Nënës Shqipëri.

Luan Kalana-ish Mesues në Devoll..



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora