| E marte, 21.09.2021, 06:14 PM |
Flet këngëtarja e mirënjohur Mirela Deda: Këto ditë do hedh në treg një kolazh të Shqipërisë së Mesme
-Kënga
e parë “Doli goca n’penxhere” të këngëtares Merita Halili
-Disku
im i parë me titull “Vika deti” mban
vulën e kompozitorit të mirënjohur Adi Hila
Nga
Albert Z. ZHOLI
Gjithmonë
ka qenë e lidhur me muzikën që në fëmijëri. Edhe emri i saj përbëhët nga notat
muzikore MI RE LA. Muzika tek ajo ka ardhur krejt natyrshëm. Personi i parë që
kuptoi veshin e saj muzikor ka qënë motra.Vite më vonë, në klasën e pestë ka
patur fatin e mirë të kishte mësuese muzike
këngëtaren e mirenjohur Rakipe Karaj, ishte ajo që e bëri pjesë të
grupit artistik, ishte ajo që i dha mundësinë që për herë të parë të këndote me
një mikrofon të vërtet në një skenë të vërtet në festivalin e fëmijëve. Në këtë
Festival ka kënduar një këngë për të rritur të Shqipërisë së Mesme “Doli goca
n’penxhere” të këngëtares Merita Halili. Duke vijuar më pas si pjesë e
koncerteve të çiftit Ylli dhe Rakipe Kalaja,të cilët i falenderon pa masë.
Këngëtarët gjithmonë në
lëvizje. Çfarë solli Pandemia tek ju? A e ndjetë izolimin dhe largësinë
ngaspektatori?Reaziuat ndonjë këngë të re?
Pandemia,së
pari solli rëndesë psikologjike me informacione dhe lajme sa stresuese aq dhe pesimiste mbi situatën e
krijuar në vend e në mbarë botëntë dhëna nga mediat e ndryshme.Përvec kësaj,solli
izolimin,largimin nga profesioni dhe si pasojëdhe rënien ekonomike. Në njëfarë
mënyre artisti ushqehet me duartrokitjet dhe emocionet që i dhuron publiku
,është lidhje e ngushtë reciproke ndërmjet njëri-tjetrit.Të jem realiste, kjo
situatë nuk më ka frymëzuar aspak për realizimin e një kënge të re por pasioni për muzikën dhe
shtyesa nga miq, koleg e fansa ka ndikuar tek unë shumë pozitivisht. Meqenëse
më parë jam prezantuar me këngë nga
Shqipëria e jugut kësaj here do të vij së shpejti me një kolazh të Shqipërisë
së Mesme realizuar me shumë profesionalizëm nga “Artstudio” menjë ndër
klarinetistët më të mirë si Artur Qerimi,
I mirë menduar shumë kohë më parë,si dhe një nga kërkesat e publikut nga
koncertet e mia jashtë vendit, që unë të vija me një kolazh të tillë.
Si vazhdoi rrugëtimi dhe
kush ishin mbështetësit tuaj?
Në
rrugëtimin tim sa të bukur dhe të vështirë, vlen të përmend mbështetjen e
vecantë në vitin 2008 të radios Eurostar, atë kohë shpalli një konkurs për
zërat më të mirë dhe për fituesin ishte realizimi një disku muzikor i
sponsorizuar nga Eurostar dhe i punuar, orkestruar në studio nga kompozitori
mirenjohur Adi Hila të cilin gjej rastin
ta falenderoj. Kur kam hyrë për herë të parë në studion e profesorit për të më
njohur si vesh muzikor, fjalët e shprehura prej tij nëpërmjet përfaqësuesit të
Eurostar ishin: Është kënaqësi të punoj me një këngëtare si Mirela”. Nga fjalët
e shprehura jam ndier shumë e lumtur. Viti 2008 shënon njohjen time zyrtare si
këngëtare në tregun muzikor.
Ne sa koncerte keni
marrë pjesë deri tashmë dhe cili ka qënë më i rëndësishmi për ju?
Tashmë
u bënë më shumë se 10 vite si këngëtare duke qënë pjese e shumë koncerteve në
Greqi,I tali apo dhe gëzimeve famijare
në Diasporë. Nuk mund të veçoj cili ka
qënë më i rëndësishmi pasi përgjegjësia mbetet e njëjtë për cdo event por di të
them që përtej lodhjes kam marr shumë kënaqësi kur shikon që publiku të do.
Cilët janë kompozitorët
dhe poetët me të cilët bashkëpunoni? Cilët janë këngëtarët/et që jë bashkëpunoni?
Disku
im i parë me titull “Vika deti” mban
vulën e kompozitorit të mirënjohur Adi Hila duke vijuar më tej me kompozitorët
e tjerë bashkëpunues të këngëve të mia:Artur Qerimi, Spartak Kurtishi (Taku),
Genti Lako duke qënë bashkëpunuese në këngën me titull “Zbulo sekretin” të
Greta Koçit, nuancat e zërit tim i kanë dhënë këngës ngjyrën e duhur . Disa nga
këngët e realizuara nga unë (përvec këngëve të tabanit me teskt nga populli)
mbajnë emrin e tekstshkruesit të mirënjohur Alfred Trebicka.
Ndër
vite kam bashkëpunuar me shumë koleg në dasma ashtu si dhe në koncerte me,
Altin Shira, Altin Sulku, Bujar Qamili, Irma Libohova, Klodian Rama, Meda,
Arjan Korkaj, Irini Qirjako, Landi Roko, Eri Qerimi, Klodi Yzeiri, Prena Beci,
Gëzim Kaso, Gjin Dona, Aldi Zhurda, Rudi Hasanllari etj. Siç shihet
bashkëpunime me këngëtarë nga jugu në veri.
Ju këndoni vetëm këngë
të Shqipërisë jugore apo dhe të trevave te tjera shqipëtare?
Nuk
këndoj vetëm këngët e Shqipërisë jugore, pasi që në vogëli kam imituar shumë
këngëtar të cilët më kanë pëlqyer pa dallim jug apo veri,ajo që është e bukur
mbetet e bukur. Nëse vitet e funditshumë këngëtar të muzikës popullore kanë
filluar të këndojnë nga “nevoja” për të patur punë të gjitha trevat, unë jam
përshtatur me këtë mënyrë me shumë
dëshirë vite më parë.
A mund te jetohet sot me
këtë profesion?
Kjo
është një temë që vlen të trajtohet më vete, do kisha dëshir të dëgjoja një
emision të tillë. Në mënyrën se si po menaxhohet muzika sot, mendoj se nuk mund
të jetohet me këtë profesion.Arti është i bukur por sa kohë luhet nga artistë,
më tej e humbet kuptimin. E jo vetëm në muzik por në të gjitha fushat e tjera.
Me këtë problem duhet të meren persona
kompetentë për ti thënë stop
këtyre prurjeve të tilla që vetëm artist nuk mund të quhen. Më vjen keq kur
shoh se si muzika popullore sot dalngadalë po humbet esencën por dhe
ekzistencën.
Këngëtaret femra sot
janë më të preferuara se meshkujt a
është e vërtet dhe pse?
Jo
nuk ka lidhje, të dy palët janë të
preferuar.
Cilët kanë qënë idhujt
tuaj në muzikë?
Emra
te tille ka shumë, te cilet une i kam kënduar dhe i kam imituar me shumë
kënaqësi që femijë. Këto emra janë
Merita Halili, Fatmira Breçani, Bujar Qamili, Eli Fara, Artjola Toska
etj.
Mund
të them se janë ato të cilët më kanë bërë të tillë sot. Fakti që kam imituar
ato dikur më ka bërë të jem sot një këngëtare se cilës njerëzit ende nuk i dinë origjinën por gjithmonë më
pyesin.Kur kamprezantuar një ndër këngët e mia të jugut, në një komunikim në
rrjetet sociale një organizatore koncertesh më pyet…Nga je ti moj, që her të
dëgjoj jug e herë very?!
Kur je ndier më keq në
këtë rrugëtim?Po dita më e bukur?
Që
jam ndjer keq…..Në një koncert të organizuar në Itali natën e ndërrimit të
viteve, kjo si shkak i gjëndjës time jo të mirë shëndetësore pasi mora një
ftohje gjatë rrugës. Megjithatë askush nuk e kuptoi gjëndjen time,
përkundrazi të gjithë mbetën shumë të
kënaqur pasi në fund të eventit më kanë falenderuar pa masë për kënaqësinë që
morën. Momentet më të bukura janë ato organizimet e koncertve në prag të festave
të fundvitit, pasi për koincidence data 31 Dhjetor përkon me ditëlindjen time.
Kur më kanë uruar për herë të parë jëm ndjerë shumë e surprizuar. Kjo ndjesi
kaq e bukur më bën të harroj gjithë lodhjen e
mbrëmjes.
Veshja dhe ushqimi i
preferuar?
Në
veshje jam natyrë që më pëlqejnë nga sportivja deri tek klasikja, kuptohet
sipas situatës. Sa i përket të ushqyerit, meqënëse kam përfunduar studimet e
larta si Teknologe Ushqimore duke qënë njohëse shumë e mirë e kësaj fushe
nëpërgjithësi preferoj ushqimet e lehta si sallatërat, peshkun, filotot e pulës
etj.
Kur ndihesh më mirë kur
ju thonë je e bukur apo këndon bukur?
Nuk
e mohoj,më pëlqen kur më thonë je e bukur, sepse jo vetëm në art por në cdo profesion bukuria është e rëndësishme.
Në fillim këtë fakt nuk e kam vënë re te vetja, por më vonë si nga shoqëria dhe
nga njerëz të artit ma kanë vënë në
dukje. Në universitet studentët e grupit dhe pedagogët e mi më thonin…. Mirela
jemi në prag të zhvillimit të konkursit të bukurisë “Miss Albania”, përse nuk mer
pjesë. Ka pasur raste që në rrjetet sociale më kanë thënë, epo domosdo që e
bukur je, sepse nuk keni lënë gjë pa bërë. ( ndërhyrje estetike). Unë
përgjigjen time për këtë pjesë e kam dhënë, por po e theksoj, deri tani nuk kam
bërë asnjë ndërhyrje estetike, megjithatë kur ta bëj do ta them, këtu nuk ka
asgjë të keqe.
Falë
pamjes fizike më janë hapur shumë dyer të cilat më kanë ndihmuar në rrugën time
të artit dhe jo vetëm. Përvec muzikës jam ftuar të jem pjesë dhe në pasarela
mode.
Nëse nuk do të kishe
ndjekur profesionin e muzikës, cfare do të ishte Mirela sot.
Duke
qenë se kam mbaruar studimet e larta në UBT dega Teknologe Ushqimore, besoj se
do te isha një teknologe shumë e mirë. E them me krenari se kam ndjekur të
njëjtën degë të cilën ka përfunduar dhe babai im vite më parë, falë të cilës ka
qenë një kuadër i shkëlqyer. Më thoshte shpesh,..njeriu duhet të jetë
largpamës,përse mos ta kesh edhe këtë degë, si suport për të ardhmen.