E marte, 30.11.2021, 06:09 AM (GMT)

Kulturë

Shefqet Dibrani: Rrugës për në kishë

E hene, 20.09.2021, 06:06 PM


Shefqet DIBRANI – Poezi

RRUGËS PËR NË KISHË

Sot është e Dielë – dhe në ora 9.00

Dyert e Kishës janë hapur

Rrugës qifte të moshuar shkojnë në Kishë

Zonja me veshje elegante

Po aq sa zotrinjtë që ato i shoqëronin

Të hareshëm dhe plot dinjitet

Shkonin Rrugës për në Kishë

Qiftet e bekuar të Perendisë

Plot gaz e hare pamja e tyre

Përshëndeteshin ngrohtësisht

Të moshuarit, Rrugës për në Kishë

Që shkonin për t’i bërë lutjet e së dielës

Një ritual shëmbëllyes, zili për t’ua pasur

Edhe përgjuesi i rëndomt si puna ime

Emigrant i vetmuar në rrugë të huaja

Dhe me duar në xhepa shëtit pa përcaktim

E rastësia e solli tek Rruga për në Kishë

Për tu bindur se bota s’ka përfunduar

Ndërsa zemra të moshuara flasin butësisht

Në ditën e lutjeve, Rrugës për në Kishë

***

Qifte me kapelë republike

Dhe me kostume elegante

Të veshur për ditë lutjesh

Të dielave bien kambanat

Ato thërrasin zemrat e vogla

Shpirtrat e trazuar, shpirtrat e frikësuar

Nga të ftohtit e vjeshtës që ka rënë sot

Në Kishë me ta për të shkuar

Dhe, kaloi aty pari pa përcaktim

Emigranti që ngashërehet nga malli

Kur sheh sa të qeta dhe fisnike

Janë gratë, Rrugës për në Kishë

Ato zbukurojnë jetën e burrave

Që i mbajn në krah me elegancë

Sado që jetën e tyre mbi supe mbajnë

Vetëm Rrugës për në Kishë

Shpirti zgjohet nga një urrejtje e vështirë,

Mëkatet fillojnë të ngrihen te Perëndia

Një frymë mirësie mbulon njerëzinë

Veçmas kur ecet Rrugës për në Kishë

E diela është për lutje pas një nate të zezë

Ku bota mbërthehet nga luftërat e pa kuptimta

Dhe nga Pandemia COVID19

Në orët e mëngjesit të dielen e shtatorit vjeshtak

Drithërima e ngashërime përjeton

Zemra e Emigrantit pse s’ka Kishë

Ai s’ka Lutjet e së Dielës ku t’i bëjë

Rrugës për në Kishë

Njerëzit buzëqeshin të zbukuruar

Dhe shkëlqejnë si vesa mbi bar

Kurse Zemra e Emigrantit rrah në heshtje

Veçmas kur pa përcaktim

Ndodhet Rrugës për në Kishë

Shqetësimet e vjetra, bashkë

Me ngjarjet e errëta që ndodhin mbi tokë

Në këtë vjeshtë të ftohtë, i ngrohë

E diela për lutje dhe Rruga për në Kishë!

Ndërsa Emigranti ka paqe vetëm në varr

Jeta e tij është mbushur me lot e mall

Si këmbët e urave mbi lumin e tërbuar

I lëkundet jeta me dridhërima

Veçmas kur pa përcaktim gjendet

Në Rrugën për në Kishë

E kur vet në Kishë s'shkon

Por zemra e trazuar qetsi nuk i prodhon

Atëherë kur ka dhembje të thellë

Që ia frenon hyrjen brenda në Kishë.

Oh, Emigranti mbuluar me pikëllim dhe mjerim

Në faltoren e Kishes nuk mund të ngjitet për bekim!

Zemra e tij është Kishë në miniaturë

Ndjenja e pastër atij i rrah

Dëshiron të jetë adhurues i Atdheut - Zot!...

Ky adhurues që rri në mërgim,

Çfarë ndjenje e mallëngjyer ka për Perëndinë

Nëse pas mallit të shenjtë, ngrysur në pakthim

Luftëtar i pa epur shpallet në portën e Atdheut!

Le t’na fryjë fryma e dashurisë për Zotin - Atdhe

Mos të kemi frikë nga largimi, se Atdheu na jep bekimin!

Këngët baritore tingëllojnë drejt ardhmërisë

Në ATDHE, çfarë shi i thellë po bjen sot!...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora