| E hene, 20.09.2021, 07:29 PM |
PËR LIDERIN E SHEKULLIT TË RI
Nga
Marjana Bulku
E
ke të vêshtirë të shmangêsh subjektivizmin kur ndjek komunikimin e një
bashkëmoshatareje me të cilën ke ndarë kohë të bukura në auditore universiteti
por objektivizmi real që buron prej kualitetit komunikativ, dijeve të paana dhe
elokuencës vibrantë të bëjnë ta përjetosh shumfish suksesin e tjetrit, mik apo
edhe i panjohur qoftë.
Iris
Halili mbërriti në Federatën Panshqiptare Vatra me botimin e saj më të fundit “
Lideri nuk lind… bëhet” një libër që ka marrë vlerësime maksimale nga
Bukinist,kritikët , analistët dhe lexuesit e shumtë.
Ajo
udhëtoi nga Florida drejt Nju Jorkut sepse zgjodhi pikërisht Vatrën si vendin
nga ku historia , letërsia dhe patriotizmi u ndërthuren përmes dhjetra fijesh
duke endur kështu rrënjët tona që këtu në emigrimin e largët konturojnë
identitetin tonë.
Prezantimi
i veprës “ Lideri nuk lind...bëhet” shpalosi nëpërmjet një komunikimi
interaktiv profilin e një akademikeje , ish peragoge e letërsisë moderne në
Universitetin e Tiranës, atë të studjueses dhe analistes që nuk i mungon
shtypit të ditës me analizat dhe refleksionet e saj si dhe njohëses brilante të
politikës së Tiranës dhe jo vetëm, ish shefe e kabinetit të Presidentit Alfred
Moisiu dhe doktoruar në USA mbi çështjet
e Lidershipit.
Gjatë
gjithë komunikimit të saj në Vatër Irisi solli shembuj nga historia, studimet e
shumta , rastet shqiptare duke nxitur debat dhe refleksion mbi rolin e liderve
dhe ndikimin e tyre në realitete të ndryshme kulturore ku fuqia e ndjekësve dhe
ndikimi i tyre në fatet e politikave mbetet një çeshtje e hapur dhe mbase shteg
nga ku buron shpresa e ndryshimit.
Alternimi
i dijeve të kultivuara me përvojat profesionale e jetësore sollën një komunikim
që pati efekte të shumta në mes të
pranishmëve duke nxitur pyetje, komente dhe reflektime nga më të larmishmet mbi
politikën e ditës.
“Lideri
nuk lind ...bëhet” i konceptuar si një material i koncentruar studimesh mbi
teoritë e lidershipit botuar nga shtepia botuese Dituria, erdhi tek lexuesit
shqiptaro amerikanë edhe si tekst por edhe përmes një zbërthimi të detajuar të
autores e cila për rreth një orë prezantoi tiparet e liderave që udhëhoqën
botën dhe aftësitë e ndjekësve apo dhe pa aftësinë e tyre për të pranuar ose jo
fatin apo fatalitetin nën trysninë e liderave toksikë, izolacionazistë, që iu
imponuan skenave politike për arsye të shumta e ku pa dyshim ndjekësit dhe
fuqia e panjohur e tyre në arenën e politikês radhitet si faktori x i
ndryshimeve maksimaliste.
Frymës
patriotike të Vatrës të cilën e mban gjallë historia dhe mendjet e
ilustruara me pendë , iu bashkua edhe
një libër i ri, një mendimtare e re , një patriote në shpirt dhe në veprim që
erdhi në Vatêr si vizitore e largët nga Florida dhe mbeti e paharruar aty
përmes mendimit dhe veprës së saj.