E marte, 19.10.2021, 02:56 AM (GMT+1)

Intervista

Vahit Nasufi: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Milaim Fejziun

E hene, 20.09.2021, 08:14 PM


INTERVISTË ME NJËRIN NGA THEMELUESIT DHE KRYETARIN E PARË TË SENATIT TË UT-SË, PROF. DR. MILAIM FEJZIUN

EKSKLUZIVE NGA VAHIT NASUFI

Universiteti i Prishtinës, që nga themelimi i tij, ka qënë shpresë e madhe për ngritjen arsimore të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë, por, jo vetëm. Në vitin 1991 autoritetet sërbe në Kosovë, i ndaluan studimet në gjuhën shqipe në këtë univerzitet. Vështirësitë e shkaktuara në këtë universitet, ishte një grusht i rëndë për studentët shqiptarë nga Maqedona. Proceset demokratike hapën shtigje të reje për vazhdimin e studimeve të larta, në univerzitetet e Republikës së Shqipërisë, por, institucionet e larta të shtetit shqiptar, nuk mund t`i absorbonin të gjitha aspiratat e studentëve shqiptar nga Maqedonia. Kështuqë lindi nevoja për themelimin e një institucioni të lartë arsimor në gjuhën shqipe edhe në Maqedoni. Iniciativa për një gjë të tillë, filloi nga një grup intelektualësh shqiptarë të rangut univerzitar, së bashku me përfaqësuesit e asociacioneve të ndryshme dhe subjekteve politike.

Njëri ndër themeluesit e këtij univerziteti është edhe profesori univerzitar, Prof.dr. Milaim Fejziu, i cili ka qenë njëri ndër politikanët e plejadës pak më të vjetër. Profesor Milaimi, ka qenë ligjërues në Akademinë Diplomatike në Tiranë dhe Prishtinë. Ai ka zhvilluar edhe shumë aktivitete tjera që do t`i lexoni më poshtë. Veprimtaria, dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm, na kushtëzuan që të zhvillojmë një intervistë rreth themelimit të Univerzitetit të Tetovës, i cili me kënaqësi pranoi të jetë bashkëbiseduesi ynë.

VAHIT NASUFI: Përshëndetje z. Fejziu, faleminderit që pranuat të jeni bashkëbiseduesi ynë, kërkojmë ndjesë për shqetësimin.

MILAIM FEJZIU: Mirë se keni ardhë nga Kërçova në Gostivar, faleminderit edhe prej jush, për nderin dhe respektin, që kësaj here më keni zgjedhur mua si bashkëbisedues. Me ardhjen tuaj, Ju nuk më keni nderuar vetëm mua, por, edhe vendlindjen time. Sa për shqetësimin mos kini marek, nuk më shqetsoni aspak.

VN: Faleminderit shumë z. Fejziu. Në fillim për lexuesit e gazetës elektronike Zemra Shqiptare, në pika të shkurtëra, do t`bëni një prezentim?

MF: Patjetër. Unë jam i lindur më 18 nëntor 1946, në fshatin Vërtok, (Burim), të Komunës së Gostivarit. Rrjedh nga një familje arsimdashëse dhe shumë bujare. Klasën e parë të shkollës fillore, e fillova në shkollën e atëhershme "Anastas Pandeli", në fshatin e lindjes, dhe e mbarova në Gostivar, në tetëvjeçaren e atëherëshme, "Mosha Pijade", sot, "ismail Qemali", pastaj vazhdova mësimet në gjimnazin e Gostivarit. Pasi e mbarova gjimnazin, edhe pse në kushte të vështira, me insistimin e familjes, u regjistrova në fakultetin filozofik në Shkup, për gjuhë frënge dhe latine. Pasi mbarova studimet pasdiplomike, synim të pashmangshëm kisha edhe doktoraturën që u realizua më vonë

VN: Edhe pse ka kaluar një kohë bukur e gjatë nga fëmijëria juaj, si do ta përshkruani me pak fjalë?

MF: Si shumë familje shqiptare të asj kohe, pra, në varfëri. Që kur isha nxënës i klasës së parë të shkollës fillore, në gjysmën e dytë të vitit shkollor, mua më vdiq babai, pasi rrethanat ishin të tilla, unë u transferova në fshatin Pozharan. Me këtë që thash, besoj se kuptohet qartë, se si ka qenë fëmijëria ime pa njërin prind! Nëse them diçka më shumë, besoj se do të jetë e tepërt!

VN: Z. Fejziu, ju me profesion jeni profesor, a keni punuar në cilsinë e profesorit dhe ku?

MF: Pasi diplomova menjëherë u punësova në shkollën tetëvjeçare "Mosha Pijade", këtu në Gostivar, pas një viti kalova në gjimnazin e këtij qyteti si ligjerues i gjuhës frënge dhe asaj latine, aty punova deri në vitin 1978, pastaj fillova të merrem me një varg aktivitetesh të ndryshëm që nuk janë pak.

VN: Profesor, Ju jeni njëri ndër themeluesit e Univerzitetit të Tetovës, si lindi ideja, për të themeluar një univerzitet në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë?

MF: Kjo ide është shumë e vjetër, që ka qënë ëndrra e kahmotshme e shumë gjeneratave, që të kenë një univerzitet në gjuhën amtare, në shtetin ku jetojnë ata, e cila kërkonte realizues. Unë kisha thënë se ne jemi realizusit e asaj ideje, se sa ideatorë, edhe pse rruga e realizimit nuk ishte fare e lehtë.

VN: Pavarsimi i ish republikave të RSF të Jugosllavisë, u shtyri që të mendoni për arsimin univerzitar në gjuhën shqipe në Maqedoni.

MF: Pa dyshim! Kjo ishte një ngarkesë e madhe për të gjithë ne, dhe duke parë realitetin e krijuar me arsimin e lartë të shqiptarëve në Maqedoni, intelektualët shqiptarë të Maqedonisë, pas konsultimeve të gjithanshme serioze dhe sistematike, më 4 qershor 1994, u organizua një tubim intelektualësh shqiptarë. Në atë tubim, u diskutua për mundësitë e hapjes të një institucioni për arsimin e lartë, përkatësisht të një univerziteti në gjuhën shqipe.

VN: Dhe pas mosmiratimit të akademisë pedagogjike, ju filluat një proces për të themeluar një univerzitet të ri në gjuhën shqipe, dhe Ju u zgjodhët kryetar i Senatit të UT -së, si organ më i lartë qeverisës në univerzitet?!

MF: Po, është e vërtetë. Me konstituimin e organeve të UT -së, në krye të Senatit unanimisht më zgjodhën mua, që unë me shumë përgjegjësi e pranova këtë detyrë. Për arsimin sipëror - univerzitar në gjuhën shqipe, ne u angazhuam me një përkushtim të madh për pregaditjen e UT së. Rreth këtij procesi, kemi pasur edhe shumë mbëledhje tjera, ku u mbështet nga të gjithë subjektet politike dhe jopolitike - shqiptare, me ç`rast mori edhe karakter relevant, zyrtar dhe ligjor.

VN: Dhe ju pregaditët aktin e themelimit, dhe ia dërguat Qeverisë së Maqedonisë.

MF: Kërkesa me elaboratin për themelimin e Univerzitetit të Tetovës, zyrtarisht ia dërguam Qeverisë së Maqedonisë. Për kërkesën tonë, ne kishim bazë ligjore dhe e mbështetëm me ligjin për arsim të orientuar.

Përveç parlamentit, mund të themelojnë edhe tre kuvende komunale. Me anë të këtij ligji është themeluar Univerziteti i Manastirit, Komuna e Manastirit, Prilepit dhe Shtipit. Në të njejtin model edhe ne e konceptuam kërkesën tonë të mbështetur nga Kuvendet Komunale i Tetovës, Gostivarit dhre Dibrës. Megjithatë kjo kërkesë u refuzua dhe nxorrën konkluzione për pengimin e aktiviteteve për themelimin e UT -së, duke angazhuar policinë që të pengojë Kuvendin për themelimin e UT-së në Tetovë.

VN: Por, ju ishit të vendosur që t`i shkoni deri në fund këtij procesi dhe të realizoni qëllimin?!

MF: Pasi vendimi ishte i prerë dhe duke falënderuar disa struktura, ne ia arritëm pa marrë para syshë problemet që do të paraqiteshin. Ne u pajtuam që të rrezikojmë edhe jetën. Kur e kemi hartuar këtë projekt, me profesor Fadil Sulejmanin, kemi parapa që të ketë edhe viktima, që numri i tyre për këtië proces, të arrijë deri në njëzet, duke përfëshirë edhe vetveten tonë!

VN: Z. Fejziu, jemi kurioz të dijmë se a pat viktima, nëse po sa?

MF: Fatkeqësisht po. Në moshë të re, më 17 shkurt 1995, Abdylselam Emini, i cili kishte dalë në mbrojtje të arsimit shqip, u vra në ditët e shenjta të lindjes të UT -së, i cili nuk do të harrohet kurrë, pasi heroikisht ra në ditët e lavdishme dhe të triumfit, për arsimin shqip në Republikën e Maqedonisë. Abdylselam Emini më vonë shpallet dëshmori i parë i arsimit shqip në Maqedoni!

VN: Profesor, duke pasur para syshë vështirësitë, përballjen me policinë, ju prapë se prapë e hodhët gurëthemelin e kësaj ngrehine?

MF: Si iniciativë e shumë intelektualëve shqiptar, të shoqatave dhe asoacioneve të ndryshme politike, ne e kishim parapa që themelimi i UT-së, të mbahet në sallën e kuvendit të komunës së Tetovës, më 17 dhjetor 1994. Meqenëse forcat policore, dy ditë përpara e kishin bllokuar objektin e caktuar, neve na u desht një alternativë tjetër. Mirëpo, falë atdhetarit, Haxhi Bari Ganiut nga Reçica e Vogël afër Tetovës, (të cilit sot i këndohet kënga), ne arritëm të sigurojmë një stre për themelimin e UT -së. Aktvendimin e lexoi profesor Fadil Sulejmani dhe pastaj pasuan nënshkrimet. Ky tempull i diturisë, pastaj siç pritej, u pëballë me probleme të ndryshme, por, më në fund doli fitues!

VN: Sa ishte e rëndë mëkëmbja e UT -së,  kushtet, financimi kuadrot etj?

MF: Problemet ishin të natyrave të ndryshme, por, me rëndësi është se mbijetoi, duke falënderuar rininë shqiptare, që nëpër këmbët e policisë vinin të dëgjojnë ligjeratat, familjet që hapën dyert e shtëpive, profesorët e Tiranës dhe Prishtinës, që vinin të japin ligjerata, përballeshin me probleme të mëdha nga policia kufitare, por, ata nuk hoqën dorë kurrë.

VN: Z. Fejziu, si ia dolët me objektet apo lokalet për të zhvillur ligjeratat, zyrat, kabinetet etj?

MF: Shumë qytetar shqiptarë, nga Maqedonia, kontribuonin në mënyra të ndryshme, përveç tjerash edhe me mjete financiare, për ndërtimin e objekteve të ndryshme, por, qeveria e shtetit nuk lejonte që UT-ja, veprimtarinë e vet mësimore - shkencore dhe administrative, ta zhvillojë në këto objekte. Prandaj qytetarët arsimdashës të Tetovës, përveç obligimit moral dhe kombëtar, ata vullnetarisht shtëpitë e tyre ia lanë në dispozicoin univerzitetit.

VN: Ku u mbajtën ligjeratat e para të vitit akademik, profesor?

MF: Ligjerata e parë ishte ajo e fakultetit juridik, që u mbajtë në fshatin Poroj, por, para se të shkojmë ne në Poroj, atje ishin stacionuar forca të mëdha policore, për të penguar mbajtjen e ligjeratave. Komandati i policisë na e tërhoq vërejtjen, se nëse edhe të nesërmen vijmë prapë këtu, policija do të intervenojë!

VN: Po ju si vepruat të nesërmen, shkuat në Poroj?

MF: Ne vepruam sipas planit, shkuam edhe të nesërmen në Poroj, por, kur mbërrimë atje, policia i kishte bllokuar rrugët. Aty kishin dalë edhe një masë e madhe e porojasve legjendar, dhe e kishin bllokuar hyrjen e policisë pranë objektit dhe e mbanin në distancë. Ne u detyruam që nëpërmjet një rruge qarkore të futemi të mbajmë ligjeratat. Ne kishim planifikuar të mbajmë tri orë ligjerata, por situata filloj të tensionohet.

Përfaqsuesi i OSBE -së në Shkup, austriaku Helmut Huter, i cili i përcjellte rregullisht aktivitetet rreth UT -së, na sygjeroi që të ndërpresim ligjeratat për atë ditë, për t`i vazhduar në ditët në vijim sipas planit, dhe ashtu ndodhi.

VN: Profesor, keni pasur kontakte me zyrtarë ndërkombëtarë për zyrtarizimin e UT -së?

MF: Po. kemi pasur kontakte me zyrtarë të ndryshëm nga Europa dhe Amerika. kemi marrë pjesë edhe në Kongresin Amerikan. Të gjithë këto aktivitete kanë qenë të fokusuara për zyrtarizimin e UT së. Disa herë na kanë vizituar, që prej së afërmi të shohin se si funksionon univerziteti, si janë kushtet, kuadrot, studentët etj.

VN: Si financohej UT -ja, para zyrtarizimit?

MF: Ne kishim dy modele të financimit. Në modelin e parë, pruam vendim që çdo banor shqiptar në Maqedoni duheshte të pagujë nga një markë gjermane të atëhershme për një muaj. Modeli i dytë ishte, dispora. Ne krijuam fondacione, "Miqt e UT -së", ku sipas dëshirës, kishin mundësi edhe të huajt të ndihmojnë.

VN: Sa kishit sukses me këta mënyra të grumbullimit të mjeteve financiare, sa ishin solidarë mërgimtarët tanë?

MF: Shumë, mërgimtarët tanë u treguan solidarë të jashtëzakonshëm, pasi fondacione hapëm në Gjermani, Austri, Zvicër, Francë Itali, Angli dhe në Amerikë. Këta fondacione luajtën një rol shumë të rëndësishëm. Më duhet ta them për hirë të së vërtetës, Se fondacioni në Zvicër, ishte ndër më të fuqishmit!

VN: Po njëmarkshi në Maqedoni si grumbullohej z. Fejziu?

MF: Njëmarkshi në Maqedoni grumbullohej me vështirësi, ngase njerzit frigoheshin, ata që mbëlidhnin të hollat e kishin akoma më keq, sepse i ndiqte policia. Disa qytetarë është dashur të përgjigjen para gjyqit pse kanë dhënë një sasi të hollash, pa marrë parasyshë se sa ka qënë shuma e të hollave!

VN: Nga kjo shihet se ka pasë shumë arsimdashës që vullnetarisht kanë kontribuar me mjete financiare!

MF: Pa dyshim, ka pasë shumë vullnetarë, që kanë dhuruar, dhjetë mijë marka, njëzet, deri në pesëdhjetë mij marka gjermane, dhe nuk kanë dashtë që emrat e tyre të publikohen! Ne megjithatë, i kemi regjistruar në një regjistër të veçantë, pasi ata kanë bërë një revolucion duke ndihmuar univerzitetin!

VN: Ju sigurisht i keni evidentuar mjetet e grumbulluara, ishin të mjaftueshme apo kishit nevojë edhe për ca të tjera?

MF: Sigurisht se i kemi evidentuar. Ja, do t`ua tregoj një të vërtetë. Në vitin e tretë ne kemi bërë një bilanc, rreth buxhetit të UT -së, i cili kishte arritur deri në dy milionë marka gjermane, që mjaftonin pa dyshim, po të mos mjaftonin jam i bindur se kurbetçarët tanë do të përgjigjeshin për sa të ishte nevoja!

VN: Jemi të vetëdijshim se atëherë ka pasë arrestime dhe burgosje, po Ju z. Fejziu, keni qënë të burgosur?

MF: Po si jo! Një ditë prej ditësh,ne morëm lajmin, se policia përsëri kishte rrethuar objektin ku mbajtëm ligjeratat e para në fshatin Poroj, dhe ne menjëherë u nisëm për në Poroj, unë, Fadil Sulejmani, Ajet Sherifi dhe Arben Rusi. Duke shkuar rrugës në dalje të Tetovës afër stadiumit fudbollistik, policia e kishte bllokuar rrugën dhe na ndalën. Pasi na legjitimuan edhe pse na njihshin mirë neve, na thanë që unë dhe profesor Fadili duhet të vini me ne. Aty u bë arrestimi ynë dhe pastaj u dënuam me burg efektiv!

VN: Dhe pasi vuajtët dënimin, ju dolët nga burgu dhe vazhduat punën.

MF: Pasi dolëm nga burgu, ne u këthyem në univerzitet ku u befasuam pasi kolegët tanë kishin vazhduar punën dhe kishin organizuar për mbajtjen e ligjeratave në Reçicë të Vogël. Pas këthimit tonë, ne organizuam një fushatë për ndërkombëtarizimin e çështjes të UT -së, dhe dy javë më vonë, morëm një ftesë për një takim zyrtar, nga ambasadori i Amerikës në Republikën e Maqedonisë, z. Robert Komras në Shkup.

VN: Ju e pranuat ftesën dhe shkuat në ambasadë, për çka u diskutua në atë takim profesor?

MF: Aty ne e njoftuam ambasadorin amerikan rreth univerzitetit se në çfarë gjendje ndodhej, folëm për të ardhmen dhe i treguam se cilat janë planet apo vizionet tona për këtë univerzitet. Në fund ai na pyeti se çka kërkojmë ne nga SHBA -ja? Edhe pse ne kishim disa kërkesa, por, ne shtruam vetëm një kërkesë, që përfaqësuesi amerikan, të intervenojë te autoritetet maqedonas, që plicia të mos na pengojë, e cila i maltretonte studentët, profesorët i merrnin në pyetje, pra situata ishte shumë e vështirë.

VN: Dhe ambasadori Komras, këtë kërkesë e përcollii te autoritetet shtetërore, sa pat efekt kjo kërkesë z. Fejziu?

MF: Kërkesa jonë u realizua. Pastaj ne patëm edhe një takim tjetër në Tetovë me ambasadorin z. Komras, i cili na tha se policija nuk do të merret më me ju, por, mos prisni nga qeveria e Maqedonisë që së shpejti do të zyrtarizohet univerziteti! Ai gjithashtu na tha, se ju jeni nisë një rruge shumë të vështirë, një projekti shumë të madh, por, cila palë do të lodhet e para, ajo dhe do të humbi. Kjo për ne ishte një mesazh që të mobilizohemi të gjithë që ky projekt të mos dështojë, por, të arrijë edhe ditën kur Qeveria do të detyrohet ta zyrtarizojë.

VN: Dhe më në fund Univrziteti i Tetovës u zyrtarizua!

MF: (Qesh). Ky univerzitet është dashur të zyrtarizohet më herët, nga subjektet politike shqiptare. Ai vepronte në mënyrë legale, por nuk ishte i pranuar nga shteti. Ne nuk pranonim zyrtarizimin që dikush tjetër të planifikojë perspektivën e univerzitetit. Dhe më në fund, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sjell ligjin për themelimin e Univerzitetit Shtetëror të Tetovës. Dhe në janar 2004, ky univerzitet zyrtarizohet dhe prej ditës së zyrtarizimit quhet "Univerziteti Shtetërorë i Tetovës".

VN: Z. Fejziu, a keni zhvilluar edhe ndonjë aktivitet tjetër kombëtar të rëndësishëm?

MF: Po, kam zhvilluar disa aktivitete, por, në këtë rast do të veçoja aksionin human për zhdukjen e hakmarrjes, që kam zhvilluar në shumë treva shqiptare. Suksesi më i madh që ia kemi arritë ka qenë në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës, ku janë falë shumë gjaqe dhe është shtrirë dora e pajtimit. Për këtë angazhim, nëse mund të them, hodhëm dritë në terr, në vitin 2005, Bashkia e Lezhës më shpalli "Qytetar nderi i Qarkut të Lezhës".

VN: Profesor, lexuesit tanë sigurisht duan të dijnë edhe për tjerit aktivitete që keni zhvilluar, sigurisht se kanë qenë të rëndësishëm!

MF: Unë kisha thënë ta lëmë me kaq, por, nëse insistoni?

VN: Po, po, insistojmë.

MF: Kur u mbajtë Kongresi i parë mbarëkombëtarë i organizatës pan shqiptare, për artikulimin e synimeve dhe aspiratat e shqiptarëve në mbarë botën, Lidhjes Shqiptare në Botë, që u mbajtë në Prizren, mua më ftuan që të marr pjesë në këtë kongres dhe më zgjodhën nënkryetar i LSHB -së, ku kam shërbyer dy mandate. Në vitin 1978, më zgjodhën kryetar i Lidhjes Socialiste të popullit punonjës në Gostivar. LS e Maqedonisë, në organet e Federatës Jugosllave, më propozoi për postin e sekretarit të konferencës federative të bashkësive vendore të RSFJ -së, në Beograd, në periudhën 1982 - 86. Në vitin 1986, u zgjodha antar i kryesisë të Komitetit Qëndrorë të Lidhjes Komuniste të Maqedonisë, ku pa mbaruar mandatin, më shkarkuan!

Në korrik të vitit 1990, kam qenë pjesmarrës në Kuvendin themelues të Organizatës jo qeveritare, "FORUMI DEMOKRATIK", për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Maqedoni me seli në Gostivar, dhe më zgjodhën kryetar të organizatës.

VN: Z. Fejziu, nëse nuk është sekrete, a mund të na tregoni pse u shkarkuat nga KQLK -ja?

MF:  Pse jo? Unë mora pjesë në varrimin e dëshmorit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Xhemil Islamit nga fshati Raven, i cili nga regjimi i atëhershëm, ishte i përndjekur politikisht. Pasi këtë ceremoni varrimi, Komiteti Komunal në Gostivar, e konsideroi si manifestim i nacionalistëve dhe iredentistëve shqiptar, që ishte një pretekst, që pas gjashtë muajsh, të më shkarkojnë nga posti dhe nga partia!

VN: Profesor, gjithë ky kontribut dhe këto aktivitete , sigurisht Ju jeni një laureat për shumë çmime, mirënjohje dekorata etj!

MF: (I shkon buza në gaz). Është e vërtetë se kam marrë një mori çmimesh, mirënjohjesh, dekoratash dhe kështu të ngjajshme. Të gjitha  këto që i përmenda i kam marrë me shumë kënaqësi dhe secila ka rëndësinë e vet, që në një farë mënyre janë si rezultat i punës sime. Sa herë që i shoh më këthejnë shumë vjet pas, më kujtojnë shumëçka. Besoj se ia vlen të ceket çmimi prestigjoz, që ma dha Këshilli i Aleancës Veri Atlantike i NATOS, "AMBASADOR I PAQES". Pastaj pason çmimi "QYTETAR NDERI I QYTETIT TË GOSTIVARIT", për vitin 2017 dhe shumë të tjera.

VN: Tani jeni në pension, si e kaloni kohën z. Fejziu?

MF: Unë nuk jam mësuar të rri pa punë. Në vitin 2017, kam botuar librin, "THEMELIMI I UNIVERZITETIT TË TEOVËS",

që është një hap historik. Jam duke pregaditur edhe një libër tjetër, e kam në plan të bëj një përmbëledhje kujtimesh, por do t`ia lëmë kohës, le të jenë surpriza.

Sa i takon kohës së lirë, dal në qytet, takoj miq, shokë të afërm, ulemi diku dhe bisedojmë për të kaluarën, parashikimet për të ardhmen, e kështu me radhë.

VN: Z. Fejziu, veprimtarija juaj është aq e madhe sa është e pa mundur të përfëshihet me një intervistë. Kuptohet që ka mbet edhe shumëçka për të thënë, por, ndoshta ndonjë herë tjetër. Faleminderit shumë për kohën që ndatë të jeni bashkëbiseduesi ynë, faleminderit për nderin dhe mikpritjen bujare. jemi shumë mirënjohës ndaj jush. Për fund keni diçka të shtoni?

MF: Faleminderit shumë edhe prej jush. që një pjesë të kohës suaj ma keni kushtuar mua. Unë nuk kam se çka të shtoj më tepër, u përgëzoj për punën dhe mundin që bëni. Ndërgjegja nuk më lejon ta përmbyllë këtë intervistë, dhe të mos përshëndes personelin e Zemrës Shqiptare, bashkëpunëtorët dhe lexuesit e saj. Ua them të vërtetën se ndjehem i privilegjuar që u intervistova nga Zemra Shqiptare, të cilën e lexoj rregullisht!

Intervistoi: Vahit Nasufi - Kërçovë



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Entela Binjaku: Intervistë me "Mjeshtrin e Madh" Faik Xhani Entela Binjaku: Rigerta Loku Tushaj - Dilni e votoni një alternativë të re politike! Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sami Repishtin, ish i burgosur politik (III) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sami Repishtin, ish i burgosur politik (II) Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me Prof. Dr. Sami Repishtin, ish i burgosur politik (I) Aleks Kapllaj: Intervistë me sopranon Donika Mataj Vilma Zonja: Intervistë me notaren olimpiste Nikol Merizaj Entela Binjaku: Intervistë me politologun Kristjan Dukaj Entela Binjaku: Intervistë me publicistin dhe studiuesin Tomë Mrijaj Entela Binjaku: Daniela Stoica, një profesioniste për drejtimin e Departamentit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Korçës Entela Binjaku: Regjizorja shqiptare rrëmben zemrat e artdashësve në Rumani, trumfon me çmimin e madh Gëzuar 84 vjetorin e lindjes, Prof. Kolë Tahiri Elvi Sidheri: Intervistë ekskluzive me gazetaren dhe shkrimtaren Vera Pelaj Entela Binjaku: Ari Rex - E mrekullueshmja botë e yjeve në sytë e fotografit shqiptar Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me artistin shumë-dimensional Frederik Ndoci Entela Binjaku: Intervistë me akademikun Kopi Kyçyku Entela Binjaku: Carrie Hooper - E dua Shqipërinë, gjuhën shqipe dhe shqiptarët me gjithë shpirtin tim! Entela Binjaku: Intervistë me z. Fritz Radovani Vahit Nasufi: Intervistë Ekskluzive me këngëtarin Bexhet Jagodini Entela Binjaku: Përkthyesi besnik i Kadaresë rrëfen për lexuesit shqiptarë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora