Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Visar Zhiti - Dorëshkrimet e fshehta të burgut

| E hene, 20.09.2021, 06:14 PM |


Ky libër - botimi anastatik i poezive të burgut të Visar Zhitit - vërtet përbën një lajm të madh për letërsinë shqipe.

Visari është denuar nga diktatura e Enver Hoxhës vetëm pse ka shkruar poezi dhe këtë fakt duhet ta njohim e për këtë e kemi detyrë morale të flasim.

Prandaj botimi i këtij libri në këtë formë mund të shërbejë si një rrëfyestore për ndërgjegjet e baltosura, por edhe si një libër vetëdijesimi dhe ndërgjegjësimi për lexuesit e rinj e brezat që vijnë.

Vuajtet e Visarit janë vuajte të shoqërisë shqiptare dhe të trasnmetuara në poezi ato marrin dimension estetik dhe etik.

Po ashtu, historia e shpëtimit të këtyre poezive është rrënqethëse, është një dramë që njëherësh tregon vuajtet e tmerrshme të shoqërisë shqiptare nën thundrën e asaj diktature të egër.

Librit i paraprijnë dy parathënie mjaft interesante nga Andreas Dushi dhe Eda Agaj Zhiti dhe po ashtu mendimet e disa bashkëvuajtësve të Visarit që lexuan poezitë e tij në burg, si dhe një studim shumë serioz i Luan Topçiut.

Përgëzime Shtëpia Botuese Onufri për një punë shumë me vlerë.