Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Serbët në Shqipëri?
E diele, 19.09.2021, 09:15 AM
Serbët në Shqipëri??? Për hair flamuri serb!
Nga
Fahri Xharra
(Vuçiqi
paska urdhëruar: aty ku ka serbë të ngrihet flamuri i Serbisë “ Dhe ja ku jemi me “Ballkanin e Hapur” – S`ka besë te
serbi , na thoshin të parët ) (Nuk ka
serbë në Shqipëri, ka politikan të shitur)
Përpjekja
e palodhshme e qarqeve te ndryshme për njollosjen e figurave tona kombëtare
është e qëllimshme dhe ajo bëhet për një qellim të vetëm i cili krijon një
proces zinxhiror që në fund e ka për detyrë shkombëtarizimin tonë! Kjo bëhet me
qëllim që shqiptarët të humbin mbamendesinë kolektive dhe te humbin rrjedhën
normale të origjinës së tyre. Qëllim i fundit është që të krijohet një
popullatë amorfe që nuk di dhe nuk ka asgjë të përbashkët me qytetërimin
Evropian. Me ketë , ne humbim gjithçka, më e rëndësishme e humbim ndjenjën për
tokën tonë .
“Pas
Betejës së Kosovës (1389) ,serbët e këtushmit u shpërndanë. Një numër i madh i
tyre përfunduan në Shqipëri ku filloi vala e madhe e islamizimit të tyre. Të
bijtë dhe nipërit e atyre serbëve të cilët kishin luftuar në Kosovë gjithmonë e
paskan pas ruajtur kujtimin e tyre për gjyshërit e dikurshëm- shpjegon
historiani Gjuretiq duke shtuar se mbi 80% të shqiptarëve të sotëm ,nga burimet
relevante historike, janë me origjinë serbe, dhe janë po ata serbë të
islamizuar pas Betejës së Kosovës”. ”Por islamizimi më i madh i serbëve, sipas
burimeve të tyre ,qenka rritur shumë në shek.XVII dhe në fillim të
shek.XVIII-të se pse si arnautashë ata paskan pas më shumë të drejta ose sipas
burimeve tjera shumë serb e paskan pas pranuar islamizimin si një domosdoshmëri
të dreqit duke pritur gjithmonë që një ditë do të kthehen në rrjedhën e të
parëve të tyre. Shumë gjenerata të para të konvertuara në islam e paskan pas
ruajtur gjuhën e tyre dhe festat e tyre fetare.” . ( (Shënime serbe)
Por
për çudi ata “ arnautashët” ( shqiptarët
fxh ) nuk e paskan pas ndier veten as si turq e as si shqiptarë ; por ato sot
nuk po e ndiekan veten më as si Serbë. Deri në fundin e shekullit 19-të
arnautashë të shumtë i mbanin mbiemrat e tyre të vjetër. Në Drenicë paskan pas
qenë Dokiqt, Veliqt, Marushiqt, Zoniqt, Raçiqt ,Geciqt, të cilët shihen që
ishin me origjinë serbe. Situatë e njejtë ishte edhe në Pejë dhe rrethinën e
saj ku jetonin shumë serbë të islamizuar dhe albanizuar: Stepanoviqt,
Bojkoviqt, Dekiqt, Lekiqt ,Stojkoviqt etj. (Knjiga o Kosovu, Dimitrije
Bogdanoviq1985),
Dhe
ja ,një gjë është e vërtetë se serbët atë që e shkruajnë edhe e jetësojnë ; e
duan vetën Ata, nga një grup ardhacakësh të pa origjinë e krijuan shtetin e
tyre. E krijuan kombin e tyre, e rritën. Dhe po e rrisin vazhdimisht, me ne.
”Në
Fier u çel zyra e komunitetit serb. Në këtë ceremoni, veç përfaqësuesve të
shoqatës së komunitetit “Jedinstvo”, merrnin pjesë përfaqësuesi i Ministrisë së
Diasporës si dhe ambasadori i Serbisë në Shqipëri, Miroljub Zariq. Po, po, mu
në Fier , në Shqipëri. Me pas ambasadori dhe përfaqësuesi i Ministrisë Serbe të
Diasporës vizituan pjesëtarët e komunitetit ” serb” ne fshatin Rreth-Libofshë
të Fierit. Kryetari i shoqatës serbe “Jedinstvo”, Eqerem Duleviq, ka deklaruar
se në këtë qark numërohen 2 500 ( nuk është e vërtetë , ata janë vetëm 450 veta
fxh) anëtarë të këtij komuniteti.” ( agjencitë e lajmeve)
”Jemi
në zemër të kohës së paradokseve i nderuar, mos të na duket çudi ende nuk është
thënë më e madhja, prandaj le të gëzohemi për momentin (Bujar Koçi) ” Athua çka
na pret , çka është ajo më e madhja që ende nuk na është thënë ?
Është
shqetësues se si mbijnë këto shoqata sllavësh ne Trupin e Shqipërisë (Dalip
Greca).
Sot
shoqate e nesër pakica e pas nesër autonomi . Sot shoqata të ardhurish , e nesër
serb autokton: ” Serbia deri në Tokio” thoshte kryekrimineli Sheshelj..
”Serbët”(
shqiptarët e sanxhakut fxh) e Libofshës së Fierit , erdhën në vitet 1924 pas
krimeve serbe që bëheshin mbi ta në Sanxhakun e Novi Pazarit. Të gjallët e
mbetur i kishin hipur në anije për t`i dërguar diku në Anadoll ,por edhe deshën
t`i mbysin duke fundosur anijen. Falë ndihmës së Mbretit Zogu ata u shpëtuan
dhe iu bë e mundur të vijnë në Shqipëri. Iu dhanë dokumente shqiptare dhe toka
dhe jetë … por tani gjërat ndërruan dhe bijtë e tyre e shohin vetën si serb . U
bë, po pse në Shqipëri, pse jo në Turqi ku janë me qindra mijëra shqiptarë të
atij Sanxhaku? Thjesht aty nuk guxojnë. Diçka po zihet.
Po
Shqipëria , tani lodër e lodrave të kurdisura.!
Këtu
janë rrëmiqet që e lejuan këtë paqavër të rastit e me pasoja shumë të rënda.
Pra
të vërtetën shikoni në këtë video.
Dhe
loja me ne vazhdon.
Por
dëshira e Serbëve për ta futur në grusht Shqipërinë nuk njeh kohë, as metodë e
as rrethana .Të vazhdojmë: ” Banorët me prejardhje sllave në Shqipëri” , ishte
tema e një simpoziumi ndërkomëtarë që ishte mbajtur në Cetinë ( Mali i Zi , në
vitin 1990) (“Становништво словенског поријекла у Албанији” – Зборник радова са
међународног научног скупа одржаног на Цетињу 21, 22. и 23. јуна 1990. године)
Çka
u tha në atë simpozium? ,të shohim se serbët nuk flasin kot ,atë që e shkruajnë
edhe e bëjnë , e ne historikisht kemi qenë kontribuuesit më të mëdhenj në
realizimin e planeve të tyre. Heshtje në vetëdijen tonë, por bubullimë e
vetëtimë në planet serbe.
”
Për gjurmët e popullatës më të vjetër sllave në territorin e Shqipërisë së
sotme deri më tani shënimet më të thukta na i ka shkruar slavisti rus Atanasije
Selishqev në librin e tij:
“Славянское
население в Албании” (Софија, 1931) ( Vendbanimet sllave ne Shqipëri).
Duke
i analizuar (Profesori Radmilo Marojeviq ) slavizmat në gjuhën shqipe dhe në
dialektet e saj në perspektivën e të gjitha e të folmeve sllave si dhe
huazimeve sllave në gjuhet ballkanike jo sllave na e jep mundësinë e formimit
të një rekonstruimi të vërtetë të një ”pejsazhi” etnik dhe gjuhësor sllav të
kohës së hershme të sllavëve në Ballkan.” .
Gjuhëtar
,ku jeni ? Gjuhëtar ,mos rri po duku gjuhëtar.!
Këngëtari
i njohur Dervish Shaqa këndonte: “ E kem pas` fatin e zi , qysh se na erdh dreqi
kojshi” – ai ,që moti na e kishte tërhequr vërejtje. Po na sot , ku jemi? E
dini Hipotezën e “Gravacit_ Brataniqit “mbi gjuhën shqipe?
Një
brengë të madhe që e kam pasur gjithmonë që të shprehi mendimin tim për
shqiptarët ortodoks të Vrrakës ( t`ahtuquajturit nga ne : shkijet e
Vrrakës).Duke bërë krahasime , ngjasime, kryqëzim mendimesh; lexim të
literaturës serbe e cila dihet që është përvetësuese; analogji me shqiptarët
ortodoks të Gjakovës dhe lidhjet e tyre farefisnore me ata të Vrrakës; pastaj qëndrimi
shumë i mençur dhe shumë largpamës i Mbretit Zogu ndaj vrrakasve ne kohën e tij
të sjellin një përfundim se ata ishin asgjë më pak se shqiptarë ortodoks. Një
”grumbullim “i tyre në fshatrat përgjatë Lumit Vrrakë në veri të Shkodrës është
i ngjyrave të ndryshme të ardhjes ; përveq ortodoksëve të vendit të nëçmuar dhe
të vequar nga rrethi aty kanë gjetur strehim edhe ardhacakët tjerë shqiptar nga
tokat e shqiptarëve në Mal të Zi ,të detyruar nga motivet e ndryshme e më së
shpeshti nga gjakmarrja. Kësaj radhe nuk dua të shpjegoj , si dhe pse ata u
bënë shumë agresiv dhe të mashtruar nga sllavët fqinj ishin shpesh edhe
vrasësit tonë. E njëjta gjë vlen edhe për shqiptarët ortodoks të Kosovës ( apo
si i kemi quajtur ne me përbuzje :shkije) të cilët në luftën e fundit të
Kosovës kishin dalë nga rrethi i tyre normal duke iu bashkangjitur serbëve në
krime. Shikoni , shkrimi nuk ka lidhje me dhimbsuni është thjesht historik dhe
kundëvenje propagandës serbe të përvetësimit.
Në
simpoziumin e përmendur më lartë ishte edhe tema : Prejardhje e Vrrakasve të
sotëm (Poreklo savremenih Vračana). “Pjesa e Vrrakës ,në veri të Shkodrës gjatë
shekullit 19 përbehej nga fshatrat :, Raš, Kule, Stari ili Vezirov Borič, Mladi
ili Muhtarov Borič Kotrobudan, Gril i Omara sa zaseocima Turajlija i Begove ili
Kranjske kuće. ( me qëllim mbeta në emrat ashtu si i kanë shkruar në
simpozium), në të cilat ka jetuar kryesisht popullata sllave e fesë ortodokse (
???fxh) gjendet në krahinën e Koplikut mbi të cilën kishin mbretëruar
Dukagjinajt. Nëpër Vrrakë kalonte rruga që e lidhte mbrendinë me Detin
Adriatik.. Qendra e Vrrakës në fund shekullin 19 dhe fillimi e të 20-it ,qendra
e saj ishte në fshatin Boriq me seli të xhandarmërisë ,me kishë dhe shkollë.
(Zapisi, maj 1939, 304-305,; T. Trpić, “Nikola Musulin”, “Bratstvo”, XIV.4. F.
M. Protić, nav. rad 5; I. S. Jastrebov, “Podaci za istoriju srpske crkve”,
Beograd 1879, 180-181, 304-308.)
“
Vrrakasit gjatë shek.19 i takonin Parohisë së Shkodrës të mitropolisë së
Rashkës dhe Prizrenit e cila i përfshinte të gjithë serbët (? Fxh) në tokat e
sotme të Shqipërisë dhe nën juridikcionin e Kishës Pravosllave Serbe”. Pastaj
vazhdohet:” Në vitin 1856 u themelua Konsullata Ruse në Shkodër e cila i
mbronte interesat e popullatës serbe në Vilajetin e Shkodrës ( Sa zemërgjerë
Perandoria Osmane e kohës!)
Serbët
me dhembje ankohen për kohën e sundimit të Mbretit Zog Ata në fillim u
këndellën ekonomikisht dhe lirisht i kryenin dhe i çfaqnin ndjenjat e tyre
fetare . Fëmijët shkonin në shkollë dhe nësimin e vazhdonin në gjuhën e tyre
amtare(?) serbe.
“Por
kur Zogu ,rreth vit 1928 e pa veten të fortë në sundimin e tij , atëherë
goditja e pare i qëlloi Vrraksit. Në mënyrë ultimative u që mesha dhe të gjitha
shërbimet fetare si gjatë festave shpirtërore ,pagëzimi i fëmijve ,kurorëzimet
e martesave dhe ceremonitë e varrimit të kryhen në gjuhën Shqipe si dhe marrja
e kalendarit Gregorian si të gjithë ortodoksët tjerë që kisha Autoqefale
Shqiptare e kishte pranuar. Në shkollën fillore të Vrrakës u fut gjuha shqipe.
Prifti ortodoks Velisha Popoviqi ( nga Mali i Zi) u largua dhe erdhi udhëheqësi
shpirtëror shqiptar” përfundon së ankuari simpoziumi i përmendur.(2013)
Miq
dhe dashamirë, pse politikanët e Shqipërisë janë p...dha të vërteta ?
Fahri Xharra,13.09 21
(Gjakovë)