E enjte, 25.04.2024, 05:39 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: A duhet kujtue arkitekti i madh Ludovik Zojzi?

E diele, 19.09.2021, 11:49 AM


Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI :

A  DUHET  KUJTUE   ARKITEKTI  I  MADH  LUDOVIK   ZOJZI..?

AT GJERGJ FISHTA  PIKTOR...

Nuk e kam nder mend me hapë diskutime per kenjen apo jo në letersi të Shqipnisë së At Gjergj Fishtës O.F.M., kjo i perket “realizmit socialist”!!

Besoj ju ka ra në sy se me “rilindjen komuniste”, akademia HASHSH-it perditë po ujitë (gati shkrova po psh...) veprat e vyshkuna socialiste, të kufomave dhe mumjeve të “Lidhjes së Shkrimtarve dhe t’ Artistave”... Që, edhe nder foto duken si atëditë kur i kënduene Everit të ngordhun...

Si Historian At Fishta “nuk vlenë”, nuk i ka sherbye Beograd Stambollit!

Disa nga Ata që patne fatin me e njohtë At Fishten, thonë se ishte piktor.

Disa të tjerë e kanë njohtë edhe si arkitekt... Shumë vite perpara bashkë me arkitektin e Vorrezave Monumentale të Rrëmajit në Shkoder Ludovik Zojzin, ka projektue disa faqata të Kishave, që kanë shpetue në 1967, kur “Revolucioni Kultural”, shkatrroi e shemtoi Shkodren tonë historike...

Tek foto naltë At Fishta asht në biblioteken e Tij, tue pikturue... Ndoshta, ajo pikturë asht zhdukë bashkë me vlerat tjera të Atij kolosi, që sot nuk ka asnjë “shok” me të cilin mund të krahasohet. Shperthimet e Tij në disa drejtime nder veprat artistike që ka lanë dhe u ba i njohun, sot Ate dhe vetem Ate, e rreshtojnë nder gjenialitetet e Europës, perveç “Atdheut” Tij që “neokomunistët” sot, e kanë nxjerrë në shitje si vend sllavo-anadollak.

Po, mos harroni, se këte titull si artist Piktor, At Fishtës nuk ia kam vue as dhanë unë. Ishte i madhi Piktor Simon Rrota që na e la të shkrueme!

Ishte pikrisht Ajo brezni e papersëritëshme e Artistave që nuk duket se do ti vijnë ma Rozafës plakë, të thinjun sa, gati mos u njohë kurrma...

Po një gja duhet ta dini se: “Ajo Rozafa ynë, matufosë nuk asht kurr !”

Mbi deren e Saj asht e daltueme: “Zoti vonon, po nuk harron!” ...

Njëditë... Shkodranët kanë me i kujtue këta kujtime.., nuk janë të mijat.  Janë të Rozafës që nuk di me harrue nder shekuj...

Melbuorne, 18 Shtator  2021.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora