| E diele, 19.09.2021, 11:30 AM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Këshilltari
N’maje
të bjeshkës
Ndodhej
një fshat,
Ku
krahas burrave
Punonin
dhe gratë!
Mes
hallesh t’shumta
Kishin
një kësodore,
Si
ta ndërronin llojin
E
lopëve qumështore!
U
mblodhën burrat
Te
Logu në Vrik,
Vendosën
në fshat
Ta
sjellin një bik.
Një
racë që s’e kishin
Asnjëherë
më parë,
Mes
lopësh të imëta
T’mbillej
tjetër farë!
E
sollën bizonin
Me
brirët shigjetë,
Por,
nga pamja e tij
Dukej
shumë i qetë!
I
hoqën litarin
Të
lëvizte lirë,
Mirëpo,
papritmas
Pëllet
si egërsirë!
Me
t’i parë lopët
Në
fund të livadhit,
Hidhet
me shpejtësi
Mbi
majën e gardhit!
Ç’ka
të shohin burrat
Nga
ky gjedh epshor,
I
mbetën të varura
Goglat
si këmborë!
Njëri
nga fshatarët
Tha
me shqetësim,
Këtë
bik duhet therur
Nuk
vlen për çiftim!
Mosni!-
tha plaku
Me
stil kuvendar,
Këtë
bik do ta mbajmë
Në
fshat për këshilltar!
Që
kur t’i sjellin
Gjedhët
mendje-top,
T’mos
e k’cejnë gardhin
Pa
bërë një herë hop?!
(Karikatura marrë nga
internet)