E enjte, 28.03.2024, 11:58 PM (GMT)

Kulturë

Atdhe Geci: Trojë e Fushës së Margëlliçit

E diele, 19.09.2021, 10:31 AM


Trojë e Fushës së Margëlliçit

Ti  u  xhveshe  si  thelëz e mollës

për të vrapuar  me  ajrin dhe erën

hijet e natës  i  çave për pak hënë

për pak  yje  e  për  pak përqafim

Zemër, jemi në të njëjtën kohë të

jetës sonë, e    të njëjtën rendje

Hëna  me  kitare na shfaqej kudo

ajo ishte varsja në  një nate ipesh

Dashuria    netë të nxehta vere

na    flakë  në shpirt e kraharor

na bën ta ndjejmë vet njëri tjetrin

dhe t´i ndjejmë minutat dhe orët!

Në çastin kur të dashuruarit donë

lindje,  djepi  duhet    jetë  bërë

për një festë dhe kremtim sublim

O Trojë e Fushës    Margëlliçit

ai që të shijoi ty  është  Pellazgu,

e ajo që më shijoi  ishte Çamëria

e  cila  vajzërisht  hapi këmishën

ku Troja ende  nxjerr tymin e saj!...

Atdhe Geci - Dortmund, Gjermani, 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora