Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sali Berisha: 8 dhjetori, ditelindja e lirise se shqiptareve

| E shtune, 06.12.2008, 12:08 PM |


Kryeministri Berisha
Berisha: Topi, pakt pro PS dhe LSI

Kryeministri Berisha, ne nje interviste per emisionin "LOG", te gazetarit Artur Kopani, ne TVSH, ka "shigjetuar" Presidentin Topi, ne lidhje me vendimin e tij per te kthyer ne Kuvend Kodin Zgjedhor. Kreu i qeverise, pa mohuar faktin se parlamenti do ta shqyrtoje, eshte shprehur se Topi e ka kthyer thjeshte per te kerkuar nje ujdi mes Rames dhe Metes. Dhe sipas Berishes, kete Presidenti e kishte shprehur. Pasi sipas tij i kishte ne dispozicion nente muaj, megjithese Kushtetuta detyron dekretin per zgjedhjet e reja vetem 45 dite perpara perfundimit te mandatit te Kuvendit. Nderkohe Berisha komenton dhe hetimin e Prokurorise ndaj rruges Durres-Kukes, duke e cilesuar teresisht politik. Nga ana tjeter nuk ka kaluar pa komentuar she sukseset e qeverise dhe ne vecanti diten e stuhishme te Dhjetorit 90.

Cfare ndjeni ju per 8 dhjetorin, fillimin e levizjes studentore?

Sa here qe e pyes veten per 8 dhjetorin, une gjej ne te ditelindjen e lirive te mia individuale, gjej ditelindjen e lirise se shqiptareve. Nje dite e ftohte, e zymte, e vrenjtur, por nje dite ne te cilen nje Shqiperi e c'vendosur ne hapesirat e barbarise dhe shtypjes me ekstreme, nje Shqiperi qe perjetoi ne 45 vjet, terrorin me te paimagjinueshem ne Evrope, nje Shqiperi e cila kishte burgje dhe kampe perqendrimi, me shume se stadiume dhe pallate kulture, nje Shqiperi e cila kishte te vendosur ne nje sistem skllaverie ekstreme se paku 40% te popullates fshatare shqiptare, kishte vendosur te dilte nga kjo erresire. Une kam qene dhe jam i bindur qe qytetaret e Tiranes nuk ishin te qarte, se cila ishte jeta e fshatareve, sepse ne ketu jetonim qe te gjithe me tollona. Qe te gjithe ushqeheshim me racionet e tollonave qe merrnim. Kjo ishte sigurisht e rende. Te burgosurit dhe qytetaret ne kampet e perqendrimit kishin ushqim te papranueshem. Por me keq se te gjithe te tjeret, ne jeten e perditshme ishte tere zona jugore dhe juglindore. Pas viteve te fundit, perfundoi me asnje lloj ushqimi tjeter, pervec bukes, kripes, pak vaj dhe sheqer. Ne kete drejtim Shqiperia kurre me, ne historine e saj nuk ka perjetuar nje mjerim te tille, ne ekstrem. Kane kaluar 18 vite dhe tani normalisht duhet te shohim perpara. Une e di se nje pjese e mire sot, ndoshta edhe gjysma e popullates se ketij vendi, nuk e imagjinon dot se cila ishte Shqiperia e atyre viteve. Nuk e imagjinon dot se haka e diktatures ishte qe te kishe nje kec dhe nje qengj, duhet ta mbaje nje kec dhe qengjin t'i dorezonte shtetit. Bagetise i prisnin kordat qe te mos i degjonte komshiu. E diskutonim kete ne redaksi per revisten "Shkenca dhe Jeta", ka mjaftuar vetem nje fjale nga une per te drejtat dhe lirite e njeriut dhe jane larguar nga salla. 8 dhjetori eshte dite te cilen e solli rinia, e solli ajo e cila mbart ne nje fare menyre edhe historine e ketij vendi, por edhe te vendeve te tjera. Ne rast se mendon, sic kam menduar edhe une, serish ajo ekziston tek te rinjte. Ata qe sollen 8 dhjetorin, ishin te gjitha ata qe shenuan me vepren e tyre, ditelindjen e lirise se gjithe shqiptareve.

Mbeshtetja e studenteve, dicka e rralle...?

Ne vitet '90 kishin ndodhur ndryshimet ne te gjitha vendet ish-komuniste, Shqiperia kishte ngelur bastioni i fundit. E verteta eshte se per ne, interesi ka qene minimal. Pranonim jo haptazi idene. Kishte nje qeveri, them qeveri, sepse "Zeri i Amerikes", eshte radio e qeverise amerikane, ne rast se behej fjale per mbeshtetja nga mediat, ishte nga kjo radio. E degjonim si te gjithe shqiptaret. Rendesi kishte se si ky ekip, kur ne nuk kishim asnje marredhenie, por nepermjet analizave, nepermjet rreshtave te shtypit shqiptar te kohes, u shnderrua ne nje mbeshtetje te fuqishme te perditshme, per nxitje dhe per inkurajim. "Zeri i Amerikes", ne ate kohe ne Shqiperi asnje njeri nuk mund te fliste, ai ishte nje burim armik per qeverine shqiptare, por jo per shqiptaret, qe e ndiqnin me vemendje. Dy kane qene parullat kryesore, "E duam Shqiperine si Evropa" dhe "Bushi, Bushi, Bushi". Ishte mbeshtetja e vetme per rinine dhe per ata intelektuale shqiptare. Pavaresisht se nje grup i organizuar u be per ate levizje, pastaj pasivisht e mbeshteten qytetaret e Tiranes, punetoret dhe gradualisht e gjithe Shqiperia. Nje levizje tango, e drejtuar nga rinia, e cila rikthente institucionet fetare.

Ju pame ne balle te studenteve, a kishit vizion te qarte per post komunizmin?

Absolutisht ajo ishte ditelindja dhe nese do te jemi realiste, per Shqiperine qe vinte, ne dinim aq sa mund te dinte per jeten nje femije i sapolindur. Kam shkuar me Gramoz Pashkon, ate dite, na priti Ndihmessekretari i Shtetit Kim, sepse Bejker ishte ne nje vizite jashte SHBA-se. Na pyeti a dinim te benim nje fushate dhe i thame qe nuk dime. Ne nuk dinim. Por po marr aspektin tjeter, po marr aspektin ekonomik. I gjithe mendimi zyrtar i kohes ishte antitreg dhe Shqiperia kishte zhdukur cdo forme te prones tjeter, pervec asaj politike. Ne nuk e dinim, dhe e pranuam. Por thame se ne, do ta mesonim dhe do te na ndihmonin. Na ndihmuan. Mos harroni qe ne 8 dhjetor, me shume se 3/4 e shqiptareve nuk kishin perjetuar nje Shqiperi te lire. Une levizja jashte vendit, por nuk isha i lire. Une kisha mbi vete barren e nje njeriu te shtypur. Nuk e ekzagjeroj po te them, qe ne dinim sa dinte femija i porsalindur.

Ju perballeshit me regjimin me te eger te kohes. Kishit frike dhe cila ishte strategjia per ta vrare kete frike?

Problem kryesor, personalisht, mua me ka gjetur me nje vendim te marre me pare, me gjakftohtesi te plote. Une e quaj vendimin me te rendesishem te jetes sime. Nje semundje e tmerrshme e inteligjences eshte konformizmi. Ne perputhje me kete vendim, ai ka qene nje vendim, i cili me cliroi mua nga cdo impresionim i konformizmit.

Ju keni shkruar ne nentor '90...?

Jo, jo me pare. Shkrimet e fundit jane ne shtator te vitit 1990. Nese shihja dike qe me ndiqte, une qeshja me veten time, sepse thosha qe po keta budallenj, se kuptojne qe une kam marre nje vendim. Cfare eshte Azem Hajdari? Cfare beri ai? Ka vrare friken me shume se cdo njeri tjeter ne Shqiperi. Qe te gjitha takimet ishin me nje qellim te madh, clirimin e njerezve nga frika. Sepse vertete u mbushen sheshet, por terrori reagoi me mizorine me te madhe, u vrane qytetare dhe keshtu me radhe. Regjimi pasi u mposht, per sa i perket pluralizmit, beri cdo perpjekje per te ndjekur rrugen e Milloshevicit, ai bashkoi sherbimet e fshehta per te mos permbysur regjimin. Kete ka bere "Gorbi i Ballkanit". Ismaili thote se edhe pas vdekjes, e shoqja e Enver Hoxhes kishte kaseten, kete nuk mund ta them, por ishte nje periudhe qe ne nuk ishim ata qe i jepnim qytetareve leksione demokracie.

Zgjedhjet e parakohshme te 31 marsit dhe PD pesoi humbjet e para pluraliste. E prisnit?

Nuk e prisja nje rezultat te tille. Zgjedhjet u manipuluan, ne morem 40%, te numeruara aq sa mund te numeronim ne votat, ne ate terror dhe dhune. Por ne ishim nje grup, qe nuk u dekurajua, ishim nje grup deputetesh qe sollem nje shembelltyre krejt tjeter ne Parlament. Ishim nje grup qe i dhame jete, jetes politike edhe ne Parlament. Me kete gje ne gjunjezuam regjimin.

Zgjedhjet e parakohshme...?

Po, zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme shpetuan Shqiperine nga skenaret e Beogradit. Ardhja e zgjedhjeve te parakohshme u shoqeruar ne fillim me greva, levizje qytetare, dje me vizita jo vetem ne te gjithe vendin, por dhe ne vendet mike.

Kritiket... dalja nga koalicioni dhe qeveria?

Ka qene nje vendim i imi dhe i bashkepunetoreve te mi, se po abuzohej me qendrimin tone ne qeveri dhe qe po perpiqej te saldonte qendrimin e tij me mbeshtetjen e Beogradit. Ai ka qene nje vendim i drejte dhe qe i hapi rrugen 22 marsit, i cili beri qe Shqiperia te hyje ne rrugen e transformimeve te medha. Kemi pasur dhe kritika, por ishte nje qendrim i palekundur

Ambasadori Rajerson, cili eshte roli i tij ne ate periudhe?

Ai eshte nje mik i madh i shqiptareve dhe i kombit shqiptar. Ai dhe stafi i tij ka dhene nje kontribut te ndjeshem. Sepse menjehere pas vizites se sekretarit Bejker, instituti demokrat dhe ai republikan, dhane nje kontribut historik jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjitha vendet e Evropes ish-komuniste. Ne patem nje mbeshtetje nderkohe, nga keto dy institucione. Gjate ketij viti kemi pasur ekspertize te madhe edhe ndihme materiale.

Kur flasim per ate periudhe, do te korrigjonit dicka?

Ndoshta tek zgjedhjet e para duhet te kishim qene me te vemendshem, qe te mund te parashikonim nje skedule tjeter. Nese nuk do te zhvilloheshin aq shpejt, jam i bindur qe edhe zgjedhjet e para do t'i kishim parashikuar. Meqenese skenari ishte nje model i Serbise, sigurisht qe zgjedhjet e '92 ishin ato qe permbysen cdo lloj skenari.

Te larguarit dhe te kthyerit, cfare mendoni se ka ndikuar...?

Aspiratat dhe idealet i kthyen. U rikthyen per motivin qe i bashkuan atehere. Ne ishim njerez te fushave te ndryshme. Pa ndonje shoqeri personale me njeri-tjetrin. U bashkuam per aspiratat dhe idealet qe ndame. Ne rruge e siper u ndame, por sic faktohet, nuk ishte nje ndarje perfundimtare, motivet qe na bashkuan n e vitin 1990, ishin me te fuqishme se ato qe na ndane.

Cfare ka te perbashket nga Dhjetori dhe rikthimi ne pushtet?

Shqiperia dilte nga nje diktature dhe qe perjetonte ose ne te cilin korrupsioni ishte shnderruar ne sistem. Dy gjera jane ato qe varferojne, hierarkia dhe korrupsioni. Shqiptaret perjetonin nje korrupsion, kishin rritje ekonomike, por ishte e nje grupi te caktuar, rritje cila nuk shoqerohej me ndertimin e infrastruktures, rritjen e pensioneve dhe fushave te tjera. Ishte nje rritje per xhepat e atyre qe kishin vendosur kete sistem. Shqiperia ishte ne vendnumero, vendi ne te cilin realisht procesi i integrimit behej gjithmone ne raport me zgjedhjet, Shqiperia ishte shnderruar ne vendin ku bandat ishin te lidhur me qeveritaret. Ku Tiranen e veriut e sundonte Nehat Kulla, ku Durresin e sundonte Lul Berisha, Lushnjen Aldo Bare. Shqiperia perjetonte korrupsionin me te larte, infrastrukturen me te demtuar, rrogat e pergjysmuara, buxhetet e arsimit dhe shendetesise ishin pergjysmuar. Kjo ishte Shqiperia e tre viteve me pare. Te gjitha keto dhe 1 mije e 1 te tjera si keto ne i moren si sfida per te zgjidhur. Ne u zotuam perpara shqiptareve se reformat do te jene alfa dhe omega e shqiptareve. Dy ishin kushtet themelore per kete shnderrim, reformat dhe zbatimi i tyre. Disa muaj me pas shkova ne Bruksel dhe kishin nje skepticizem, por une deklarova se reformat ne leter do te beheshin realitet. Besoj se kjo Qeveri u faktoi shqiptareve luften me zero tolerance kunder krimit dhe korrupsionit. Statistikat treguan qarte, se treguesi i kriminalitetit ka treguesit me te ulet. Raportet e OKB-se e faktojne kete. Serish theksoj se krimi mbetet nje problem serioz qe duhet luftuar me zero tolerance, por vullneti yne eshte i etur per te vazhduar betejen kunder tij. Se dyti, korrupsioni sot nuk ka zyrtar te lidhur me monopole. Le te gjeje sot kush monopole, sic kishin ministrat para 3 vitesh. Sot ne percaktuam dy drejtime kunder luftes, reformat dhe ndeshkimin pavaresisht nga ngjyrat partiake. Jane reformat ato te cilat sollen vendin ne kete stad, qe te leme shume vende prapa dhe te deklarohej qe Shqiperia ishte kampione. Patem nje mbeshtetje nga vendet mike. Nje ndihme tjeter ka dhene Banka Boterore. Por fakti eshte qe, ndonese serish korrupsioni eshte serioz, ne menyre te padiskutueshme, eshte ne drejtesi, ne shendetesi, nuk mund te themi se i kemi minimizuar teresisht. Ate qe mund te themi ne eshte se po e luftojme korrupsionin, me reforma. Lufta kunder korrupsionit nuk matet me fjale, por me rezultate. Jane 3.2 miliarde me shume ne arken e shtetit, jane shume shpenzime te kursyera nga shpenzimet e operative te qeverise. Jane 4 miliarde dollare, te cilat u konvertuan ne rroga, ne nje rritje qe asnje vend tjeter nuk i ka bere, ne rritjen e 80% te rrogave te mjekeve, te 75% te arsimtareve, me rritjen me 70% te pensioneve ushtarake. Dje po bisedoja me drejtuesit e sigurimeve, me sollen te dhena shume te mira, ka nje rritje te madhe, kane qene shume te uleta, pensionet ne qytet kane qene 34 mije, sot jane 61 mije. Per 3 vjet 13 miliarde leke per rroga dhe pensione. Ato jane 4 miliarde dollare, te cilat zhduken pabarazine e tmerrshme mes rrogave, nje pabarazi te papranueshme. Ku rroga mesatare me rrogen minimale kishte nje diapazon prej 12 here. Kemi rriture nga 15-27% rrogat e tjera. Keto miliarda u shpenzuan per dyfishimin e buxhetit te arsimit, eshte nje nga prioritet me te medha. Sot ky vend ka 110 mije studente, nuk ka dhurate me te bukur, nuk ka dhurate me te cmuar, me te dobishme se sa mund t'i beje universiteti. Ne kete po e bejme dhe do ta bejme me shume. Tre vjet me pare ku ishte Shqiperia me internetin, me pare ishte 4%, kurse ne e shpallem projektin Shqiperia ne moshen e internetit, duhet te kete mundesi qe cdo femije te hyje ne internet. Ne kemi pasur nje objektiv madhor infrastrukturor, nje vendim qe e cilesoj nje nga vendimet me te rendesishme te jetes sime, rruga. Fizibilitetin me vendim qeverie e premtuam dhe pasardhesit tane q e erdhen ne pushtet, iu rikthyen rruges, e mbeshtetem, por jo per taksen. U mblodh taksa dhe rruga nuk be. Ne ate projekt dua te them edhe njehere, dy konsideroj vendimet me te medha dhe me te rendesishme, vendimi per ta bere me cdo kusht dhe me trajektoren me te shkurter. Jam i vendosur, por jo vetem ate, por cdo rruge do ta ndertoj ne rrugen me te shkurter.

Por kjo rruge eshte nen hetim nga Prokuroria?

Rruga ka pasur nje armiqesi te eger, ishte kjo armiqesi dhe kjo kundershti qe beri qe rruga te mos ndertohej, pavaresisht se u clirua Kosova. Rruga do te jete korridori me i rendesishem i rajonit. Armiqesia ka qene e eger, sepse nje lloj si atlasi, kjo rruge ndryshon rajonin, gjeopolitiken e rajonit, kjo rruge u jep ujerave shqiptare peshen qe kane pasur, kjo rruge i jep Kosoves daljen e lire ne det dhe ne Evrope, kjo rruge unifikon tregun. Armiqesia ka qene dhe mbetet, armiqesia ndaj qenies shqiptare. Keshtu qe, ne kete kontekst, hetimi i cdo procesi eshte legjitim, por hetimi politik eshte turp, turp dhe vetem turp. Te akuzosh nje minister duke shkelur parimin universal te se drejtes dhe pergjegjesise, ky eshte parim i cili ka kundershtuar aktet dhe veprimet kolektive te te gjitha vendimeve. Per rrugen nuk ka asnje vendim individual te ministrit. Ai ka zbatuar me perpikeri vullnetin e kryeministrit te vendit, vendimin e Keshillit te Ministrave per rrugen. Kane qene te qarta. Pra te akuzosh rrugen, ben nje Don Kishotizem politik dhe natyrisht nje deshtim te plote. Per kete vend duhet te themi dy gjera, eshte me probleme, ka njerez te varfer akoma, ka shume probleme, te padiskutueshme, por eshte me i mekembur. Ky vend, e ka faktuar, ka nje sistem drejtesie qe ka 30 meta, por nuk eshte politik, cka ka bere te deshtoje cdo perpjekje politike me meriten e tij te padiskutueshme. Meqe jam ketu, Ministri dha imunitetin. Pse e beme kete. E beme ne perputhje me nje zotimin tone elektoral. Kjo eshte nje dosje teresisht politike, e manipuluar nga ato qe manipulojne. Historia e institucionit te prokurorise eshte e dhimbshme. Sa here qe perdoret per politike, ai institucion ka deshtuar. Ështe demi me i madh qe i ben institucionit. Sepse te mbash dosjen dy vjet dhe te kerkosh shtese pas dy viteve, kur ne nje kohe qe tjetrin se ke thirrur asnjehere, eshte e pakonceptueshme. Ky projekt eshte projekti i vetem ne historine e vendit qe mbikeqyret nga dy kompani. Cmimet jane te larta, sepse kemi zgjedhur variantin e veshtire. Kjo nenkupton qe ne 66 km te levizin 30 milione tone dhera dhe materiale. Rruga mund te hetohet, por duhet te hetohet e verteta. Marrim ekspertizen e Bankes Boterore, e mori opozita, raporti ishte korrekt, pra cmimi, kush e percakton. Cmimi eshte i thjeshte, eshte elementar, apo duhet te themi se kjo behet nga Bechtel. Ështe e tera nje farse e turpshme politike, e cila nuk mund te erresoje, as te kete efekt tjeter pervec demit te keqperdorimit te institucionit te Prokurorise.

Esht e kontestuar perpjekja per ndertime energjetike me ndihmen e italianeve, pas vizites se Berluskonit. Pati dhe protesta?

Kryetari i opozites duhet te dale haptazi. Ka nje strategji, Shqiperia eshte superfuqi e botes rajonale energjetike. Deshirat nuk jane thene kurre. E bazojme ne faktin se kemi ujera per te shfrytezuar edhe 20 miliarde kilovat/ore. Sepse ne harkun kohor prej 18 muajsh, dhe opozita eshte e mirepritur, qe me nje shpejtesi te papare te kemi nenshkruar kontraten, te kemi ne negocim e siper, te kemi hapur tenderet, te kemi ne shqyrtim e siper projektet me mbi 100 hidrocentrale, mbi dyfishin e kapacitetit prodhues te vendit. Nje vend qe rregullon bilancin e pagesave, garanton prosperitetin. Pra kryetari i opozites po e trajton zhvillimin e vendit, fund e krye ne menyre antiglobaliste. Kjo qe nenshkruam me Berluskonin, apo ato qe Edi Rama nxori per te protestuar, duam te themi se ishte Berluskoni qe rendi i pari ne Bari per te ndihmuar fatkeqet ne '97-te, ishte ai qe urdheroi Massimo D'Alemen, per te ndihmuar ne Kosove. Por c'te them, ai nuk ka dhe nuk mund te kete te ardhme ne drejtimin e ketij vendi. Sot shqiptaret udhetojne ne Gjermani, ke me qindra kilometra ku ato shohin turbinat e eres, i shohin ne toke dhe i shohin kudo. Jane kompani te tjera italiane, te cilat po studiojne nje territor nga Kukesi ne Puke, keto rregullojne peisazhin. Fabrikat e cimentos. C'te them. Pervecse kane nga 4-5 shtepi, i kane me cimento, keto qe kundershtojne turbinat jane milionere, se sa pension marrin shqiptaret nuk ka rendesi, se jane me nga 5 karta krediti ne xhepa.

Te kalojme ne zhvillimet e fundit. Si e konsideroni kthimin e Kodit Zgjedhor nga Presidenti Topi?

Mendoj qe parlamenti do ta shqyrtoje, Presidenti ne kete rast ka ushtruar nje te drejte Kushtetuese te tij. Por te jem i hapur. E ktheu me motivin se duheshin 9 muaj, por kur e mori ishin fiks 9 muaj. Se dyti, Presidenti i vendit eshte i detyruar te dekretoje zgjedhje 45 dite para perfundimit te mandatit, afatet Kushtetuese nuk jane respektuar. Me gjithe keto nuk mund ta ktheje, por e kthen haptazi qe te thote se, duhet te kete nje ujdi midis Edi Rames dhe Ilir Metes. Une jam kunder. Jane deputete te ketyre qytetareve ata qe e votuan. Me duket se ai pati nje prononcim, qe tha se do ta ktheje edhe njehere ne mundesi dialogu, ne marreveshje per keto dy faktore. Ai ka ate bindje, sepse e ka shprehur kur ata ishin ne greve. Ështe i detyruar qe ta shohe, por e vetmja gje eshte transparenca. Nuk nderhyj dot, po te nderhyja do ta beja edhe une nje zgjedhje timen. Besoj se kryetari i opozites do ta zgjidhte kete problem brenda vete radheve te opozites.

Ështe folur per zgjedhjet, do te behen ne qershor?

Une nuk dua t'i shtyj ne asnje menyre. Opozita ka thene se nuk kane problem. Por nuk pranoj te shtyhen, dua te respektoj Kushtetuten. Nuk mund te behen zgjedhjet sic duam ne, por sic do Kushtetuta.

Zgjedhjet ne PD do te behet brenda kontureve te ndryshimeve te sistemit elektoral?

Do te kete riperteritje e strukturave, nje hapje drejt prurjeve te medha. PD vjen ne kete fushate elektorale me rezultate konkrete. Vjen si nje parti, e cila e ka bere kete vend me dinjitoz se asnjehere. Ka nje vleresim i madh per reformat, ky vleresim eshte shprehur nga raporti i Komisionit Evropian, eshte shprehur nga Silvio Berluskoni, nga kancelarja Merkel. Kjo eshte filozofia jone, nje Shqiperi qe eshte e sigurt, qe po ndryshon. Ne nje kohe kur ndodhin keto zhvillime te medha, Edi Rama merrej me mitingje per te shpallur te vdekurit, te vrare. Pra ka nje moment, dua ta theksoj, se veshtiresia keto tre vjet ka qene se, Rama i serviri vendit variantin tragjikomik te opozites, filloi me bilbilat, vetem e vetem per te penguar MSA-ne, vazhdoi me zgjedhjet, ne i faktuam, vazhdoi me diten e fteses se Shqiperise n e NATO, kishte derguar emisaret e tij per te mashtruar qytetaret shqiptare, te perhapte lajmin se nuk do t'i jepej Shqiperise ftesa.

Pse duhet t'ju votojne?

Besoj se shqiptaret do te na votojne per nje mandat te dyte, por sidoqofte do te respektoj vendimin e tyre. Kane arsye te votojne, pasi shohin ne keto vite ndryshimet me te thella nepermjet t e cilave eshte shnderruar vendi ndonjehere. Shohin ne keto vite reformat dhe nje vizion te qarte per te ardhmen e tyre. Pra, shpeshhere me rastis te shoh zhvillime qe nuk i kam imagjinuar, 18 muaj me pare kemi qene ne terr te plote.

Kur do te anetaresohemi ne strukturat euroatlantike?

Ne aspektin e sigurise, kjo kohe eshte e shpejte. Shqiperia do te anetaresohet plotesisht ne NATO dhe kjo eshte arritja me e madhe historike e tyre. Garancia me e madhe e tyre per liri, kjo eshte e madhe, Shqiperia ka bere perpjekje shume te medha, por per te flisnim per dhurate, e ka ne radhe te pare nga SHBA dhe Presidenti Bush. Integrimi evropian, ne drejtim levizjes, qe eshte liri e madhe dhe baze, kjo eshte nje kohe e madhe dhe me e shpejte. Kjo deshiron nje kohe dhe nuk them se do te jete nje kohe afatshkurter.

Koha Jone