| E diele, 19.09.2021, 11:29 AM |
Dedë Preqi
KLITHMAT E NËNTOKËS
(të zhdukurve)
Edhe
palët e saj trëndën në thellësi
Kur
i nxjerr ofshet e dhimbjeve të ashtit
Zëri
i klithmave thërret n’përmbytje
Sytë
e nënëlokeve vërbohen në pritje.
Hapu
tokë palë palë deri në fshehtësi
Liroj
ata zogj nga vetmia në errësirë
Pse
u ke vënë peshë engjëjve të perëndisë
E mbi kockat e tyre korbat ia thojnë dollisë.
QËNDRESA E NËNLOKEVE TONA
(1999)
Ishte
një ushtri e çmendur dhe e tërbuar
Edhe
fëmijët trishtoheshin nga britmat
Uluronin
si ujqit të dehur e të droguar
Na
i zgurdullonin sytë e na i drejtonin tytyt.
Ishte
kohë e vështirë, e shdërruar në sopatë
Nuk
pyeste për lisa të njomë apo të thatë,
Sikur
gjithë mëllefin nuk e zbrazën në tërësi
Ata
i vodhën edhe kufomat i fshehën në Serbi.
Mos
harroni bijt e lokës shënone datën nën lëkurë
Ajo
kohë e të çmendurve mos u ktheftë më kurrë,
Nuk
dëshiroj fëmitë t’anë ta shohin tymin në dritare
Dhe
loti i nënëlokeve të mos pushojë ndër varre.