Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Qëndresa e nënlokeve tona

| E diele, 19.09.2021, 11:29 AM |


Dedë Preqi

KLITHMAT E NËNTOKËS

(të zhdukurve)

Edhe palët e saj  trëndën në thellësi

Kur i nxjerr ofshet e dhimbjeve të ashtit

Zëri i klithmave thërret n’përmbytje

Sytë e nënëlokeve vërbohen në pritje.

Hapu tokë palë palë deri në fshehtësi

Liroj ata zogj nga vetmia në errësirë

Pse u ke vënë peshë engjëjve të perëndisë

E  mbi kockat e tyre korbat ia thojnë dollisë.

QËNDRESA  E NËNLOKEVE TONA

(1999)

Ishte një ushtri e çmendur dhe e tërbuar

Edhe fëmijët trishtoheshin nga britmat

Uluronin si ujqit të dehur e të droguar

Na i zgurdullonin sytë e na i drejtonin tytyt.

Ishte kohë e vështirë, e shdërruar në sopatë

Nuk pyeste për lisa të njomë apo të thatë,

Sikur gjithë mëllefin nuk e zbrazën në tërësi

Ata i vodhën edhe kufomat i fshehën në Serbi.

Mos harroni bijt e lokës shënone datën nën lëkurë

Ajo kohë e të çmendurve mos u ktheftë më kurrë,

Nuk dëshiroj fëmitë t’anë ta shohin tymin në dritare

Dhe loti i nënëlokeve të mos pushojë ndër varre.