| E shtune, 18.09.2021, 05:26 PM |
Zboristja dhe fëmijët
Nga
Kastriot Dervishi
Kjo
që shihni në foto është një pamje nga ceremonia e sotme me rastin e 18
shtatorit, “çlirimit” të Gjirokastrës. Zhvillohet nga autoritetet me
pjesëmarrje fëmijësh, në ish Burgun nr.17, në kala, burg që funksionoi në vitet
1944-1953. Fëmijët qeshin e këndojnë në ato qeli ku kanë vuajtur e vdekur
qindra të dënuar.
Një
shoqe veshur me rroba zbori, të nxjerra nga kushedi çfarë magazine
vjetërsirash, po i lidh velos së vogël shallin partizan. Indoktrinimi i
fëmijëve me përralla çlirimesh dhe imponim simbolesh komuniste është kthyer në
traditë tashmë.