Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Indoktrinimi i fëmijëve me përralla çlirimesh

| E shtune, 18.09.2021, 05:26 PM |


Zboristja dhe fëmijët

Nga Kastriot Dervishi

Kjo që shihni në foto është një pamje nga ceremonia e sotme me rastin e 18 shtatorit, “çlirimit” të Gjirokastrës. Zhvillohet nga autoritetet me pjesëmarrje fëmijësh, në ish Burgun nr.17, në kala, burg që funksionoi në vitet 1944-1953. Fëmijët qeshin e këndojnë në ato qeli ku kanë vuajtur e vdekur qindra të dënuar.

Një shoqe veshur me rroba zbori, të nxjerra nga kushedi çfarë magazine vjetërsirash, po i lidh velos së vogël shallin partizan. Indoktrinimi i fëmijëve me përralla çlirimesh dhe imponim simbolesh komuniste është kthyer në traditë tashmë.