E premte, 29.03.2024, 11:33 AM (GMT)

Kulturë

Pal Neçaj: Dy fjalë zemre

E marte, 14.09.2021, 06:51 PM


Familja Neçaj, Pali e Prenda dhe Sabrie Lushaj në Shëngjin

DY FJALE ZEMRE

Nga Pal Neçaj, NY, USA

Miku im Zeqir!

Duke kujtuar se si sot një vit më parë, bashkëshortja juaj e dashur dhe si motër e ime e paharruar SABRIE LUSHAJ u nda nga jeta, po ju shkruaj dy fjalë që m'i thotë zemra. E kam të qart se ky vit  pa Sabrien tënde shëjtore, me zemer të madhe dhe shpirt njerëzor të veçantë, për ju, ka qën shumë i gjatë dhe i ngarkuar me mërzi e dhimbje. E di se për çdo ditë të keti viti, me dhjetra herë jeni "takuar  me Sabrien ëngjull" .

E keni takuar në mengjes duke pi kafe te oxhaku, në shetitje dhe vizita, ne piknik e plazhe, në dreka e darka duke pritur dhe përcjellur vazhdimisht, me aq bujari, miqë dhe musafirë të shumtë. Dhe natyrisht e keni përftyruar sikur "bisedoni dhe këshilloheni" me njëri tjetrin si dikur. Duke qeshur e bërë  mahi me atë princesh gojëmbel, mendjendritur, besnike dhe të sinqert. Kam bindje se edhe Sabria  si pëllumbesh e bardhë, por e padukëshme, ka qënë  gjithnjë pranë teje o Zeqir i dashur!  Madje edhe ju ka falnderuar për qendresen tuaj burrnore, për të gjitha ato që keni bërë për Të gjatë jetes dhe sidomos pas largimit të saj në amshim.

Besoj se Ajo, në Parrajsin ku ka zën vend, ndihet krenare për burrin e saj, për fëmin, nipat e mbesat që la pas. Ndihet krenare për të afermit e saj qe e deshtën dhe i deshti shumë, për rrethin e gjërë shoqëror dhe miqësor që pati gjatë jetes. etj etje.

Gjithashtu edhe ne, miqtë e shumtë të këti çifti shembullor, të familjes së gjërë të Sadik Selmanit, duke qënë pranë Zeqirit me shpirt e zemer gjatë këtyre 365 ditëve të keti viti të pazakontë, jo vetëm kemi parë qëndresën burrnore të djalit malësor e  mendjefortë, intelektualit dhe poetit të shquar siç është Z. Lushaj, por ai edhe na mësoi si duhet përballuar rastet e rënda të humbjes të njeriut më të dashur. Na mësoi  si duhet nxjerrë në dritë dhe pasqyruar vlerat e njeriut të mirë, respektin e ngrohtësinë e miqve e dashamirësve në të tilla raste etj.. Botimi i librit "GRUAJA FISNIKE SABRIE LUSHAJ" me autore Dr. Domenika Gjekmarkaj është veper monomentale shumë e merituar për njeriun e Mirë Njerëzor siç ishte Ajo. Ngritja në art e asaj gruaje të thjeshtë dhe modeste është nderimi m'i madh që i bëhet Sabries, po ashtu është nderë  dhe vlerë për Zeqirin dhe mesazh për të gjithë  ne malësorët për respektimin, vlersimin dhe nderimin  e grues si bashkëshorte. dhe nënë e dashur. E veçanta e këti libri perveç paraqitjes me pasion dhe ndjenja dashurie e miqësie të figures se gjallë të Sabries nga Dr. Domenika, është se duke bërë bashkëautor të dhjetra e dhjetrave gushllimeve të shprehura  ashtu sikur e kanë ndije nga ana e të afermeve, miqëve dhe dashamirëve me rastin ndarjes nga jeta të Sabries se pa harruar. Pra Libri nderon e vlerson sikur e meriton të ndjerën Sabrie, nderohet autorja, nderohen e lartësohen dhe përjetohen gjithata ngushllues, Dhe në veçanti mendoj une, spikat lartpamësia e mendjes ndritur të Zeqir Lushajt.

Une edhe ne këtë moment kujtimi, lutem Sabries Shpirti i bëftë Dritë. Pushoftë në Paqe! Zeqiri dhe gjithë njerëzit e tij të aferm paqin jeten e gjatë.

Të rroni dhe ta kujtoni gjithmonë.

Zeqir të përqafojmë nga larg me shumë mall.

- Per ZemraShqiptare, (dhe per Zeqirin), nga NY, USA, 14 Shtator 2021-



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora