Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Kryeministri mbledh bërllokun në parlament

| E marte, 14.09.2021, 04:41 PM |


NJË KRYEMINISTER PUBLIK E XHENTELMEN MBLEDH BËRLLOKUN NË PARLAMENT

Nga Dedë Preqi

Kryeministri i Shqiprisë, Edi Rama, bënë një gjest që e bënë kureshtar gjithë publikun ta shikojë me vëmendje, ndoshta të pa parë ndonjëherë në rajon, ai paraqitët edhe një xhentelment, duke mbledhur bërllokun në Parlament, copat e letrave që i grisin gjatë votimit deputetetët e PDSH, të cilët nuk pajtohen me zgjedhjen e Linditës, si kryetare e Parlamentit shqiptarë.

Kërkush nuk do të pajtohet në një mënyrë, por as demokracia nuk e thotë ashtu, që vullnetin dhe jo vullnetin demokratik ta shprehësh në këtë mënyrë cenike, duke e grisur jo vetëm vullnetin përsonal, por edhe vullnetin e një populli, i cili të ka zgjedhë deputet në Kuvend.

PSHD, në Shqipri, në krye me Lulin, po merr një kuptim jo demokratik dhe jo me domethënjën e një partie që del në pah nga një skenë e rrezikshme që ishte i zhytur tërë kombi, e cila ishte ndër të parat, që shembi betonimin e regjimit të egër enverist, përmes sëcilës iu vunë edhe thëmelet e demokracisë në shtetin shqiptarë mbas një gjysmë shekulli diktaturë.

Prandaj, ku jemi sot me shtetin dhe qeverisjen demokratike, një popull pothuaj se i tërë me deputet shqiptarë dhe deputete, por i ç’akorduar deri në çmasë dhe i pa respekt me njëri-tjetrin, me ç’rast edhe pushteti e merr një kahe të tillë të interpretimit, një imazh real që duket sikur nga brenda edhe nga jashta, ku do ta pyeste sëcili qytetar vetëvetën, si është është e mundur, kur njeriu i këtij vendi sot, të mos jetë në gjendje të qeverisë me vetëvetën ?...

Shqipria ka një pozitë gjeografike dhe strategjike, që nuk e ka askush në rajon, e rrethuar me detra dhe me një pasuri natyrore e lëndore të rrallë, nga pikpamja e politikës së jashtme, vendi është i hapur, por i pa përspektivë në arritjen e integritetit në organizmat ndërkombëtare, ndërsa nga ajo e brendshme, njeriu është i lirë të bëjë çfarë të dojë, thënë ndryshe, buzë detit, por edhe buzë botës.

Si rrjedhojë e një politike të palakmueshme e shtetit shqiptarë, në saje të sëcilës po pëson edhe Kosova si një shtet i ri, aty ku pushteti zhvillohet në bazë të politikave anakiste, përmes sëcilës përpjekjet përligjen në bazë të dëshirave dhe ëndjeve përsonale, nga udhëheqësi përkatës i shtetit e deri te shefi i një zyre, sa që është lehtë të parashikohet se ç’mund të ndodhë me të ardhmën e atij populli dhe shteti.

Duke e thënë më troç, këtu jemi mbarë shoqëria e jonë shqiptare humbëse, brenda sëcilës gjendje po çëndrojmë të heshtur, ku sëcili po e bënë më bërllok se tjetri, dhe nuk do ia çëllojmë, nëse anojmë te njëra palë, apo parti, sepse bërlloku na ka kapluar nga gjitha anët, jo vetëm në Shqipri, por edhe në Kosovë, edhe pse ky vend ka pritë diçka më mirë që të mësojë dhe të këshillohet prej shtetit shqiptarë, se si duhet të qeveriset shteti.

Kjo shtresë e vuajtur njerëzore ka nevojë për udhëheqje më të dinjitetshme, që vepron me duar të pastra dhe mendje të kthjellët njerëzore, jo vetëm të bëhët shembull i rajonit, por të bëhët shembull i mirë i vetëvetës, ku vendi nuk ka nevojë për një udhëheqës të madh, apo të atillë, që mbledh edhe bërllogun, kinse duket i vyer dhe i respektueshëm, por ka nevojë për një strukturë të re njerëzore, që do të jetë në gjendje të ushtrojë pushtetin që do varet nga domethënja e punës dhe e mirëqenjës njerëzore.

Më këto komente nuk duam që të thëmi diçka që del nga një fryt i fantazisë, por e kemi fjalën për diçka që është duke u përseritur gjatë historisë tone në vazhdimsi, që po shkakëton edhe një lloj revolte dhe kaosi te gjeneratat e reja të pa punë dhe pa përspektivë, shumica e të cilëve edhe pas mbarimit të studimeve nuk mund të sigurojnë një vend pune, me ç’rast reagimi i tyre do të ishte i drejtë të mos bëhën skllav i llojeve të pushteteve të verbëta, ku ekzistenca njerëzore bëhët symbyllazi dhe e pa durueshme, që rinija e vendeve tona do detyrohen të largohen në vendet perëndimore për të gjetë kushte më të mira të jetës.

Rinija është pasqyra dhe e ardhmja e një shteti, por edhe e një zhvillimi njerëzor, ku njeriu pushon të mbetët vetëm si një objekt pasiv dhe i pa rëndësishëm, duke u ballafaquar me dështimeet e pushteteve të veta, por edhe si një ndërmjetës procesesh, që shkakëton dhe vepron përtej sferës së tij të veprimit, e cila e krijon edhe formën e pastër të pushtetit, duke ia dhënë edhe shtetit imazhin e një realiteti të ri njerëzor.

Kryeministri shqiptarë z. Edi Rama, organizimi i shtetit dhe i shoqërisë së këtij vendi, është diçka më shumë se gjesti i juaj me mbledhjen e bërllokut me çese në Parlament, dhe ndryshe i thojnë kësaj qeverisje edhe « sallamadisje » me pushtetin shqiptarë, që nuk po mundet kërkush me ta prishë.

Edhe pse nuk ka pushtet të pa fund në botë, ky « xhentelment » thjeshtë nuk e pranon edhe Kosovën si të tillë, duke krijuar më shumë afri dhe miqësi me Vuçiqin se me Albin Kurtin, dhe Kosovën. Poashtu kuptohet se, sa më gjatë Shqipria, do drejtohet nga qeverisja e Ramës, aq më shumë do të ndëshkohet jeta dhe përspektiva e qytetarit të këtij vendi, kjo gjë vërehët në jetën e përditshme përmes pushtetit që përpiqët të përligjë vetëm zotërimin e vet të pakufizuar mbi shoqërinë shqiptare, nën pretekstin e rrejshëm të dobisë dhe mirëqenjës së popullit të vet shqiptarë.