| E marte, 14.09.2021, 03:33 PM |
Një editorial mbresëlënës i Prof. Dr. Fatmir Terziut
Nga
Eshref Ymeri
I dashur Profesor Fatmiri,
E
lexova me shumë kërshëri editorialin tuaj të shkëlqyer, me titull “U mbyll një kapitull i
historisë së PD-së”. Sigurisht, me shumë
kërshëri, por edhe me shumë trishtim për të vërtetat dëshpëruese që ju
shpalosni aty me nuhatjen e një vizionari mendjehollë. Ju, me shumë të drejtë,
citoni “Freedom House”, që, tre vjet më parë, ka theksuar se “Demokracia është në krizë”. Pse, si
shpjegohet kjo krizë? Në këndvështrimin tim, kriza e demokracisë e ka burimin
në vetë natyrën njerëzore, në vetë karakterin e njerëzve, të cilët mbartin në vetvete më shumë mëkate sesa virtyte.
Demokracia është
në krizë se ka në themel një të vërtetë tragjike, e cla, çdo qytetar
mendjekthjellët, e bën të shtrojë pyetjen:
Fakti që 1% e
njerëzimit zotëron pjesën dërrmuese, deri në një përqindje shumë të lartë, të
pasurive botërore, është vepër e Zotit apo e Djallit? Në këndvështrimin tim,
është vepër e Djallit. Se sikur të mos ishte kështu, a do të ekzistonin vallë
miliona e miliona të varfër, deri edhe të uritur, sidomos fëmijë, në mbarë
rruzullin tokësor? Nuk e besoj. Rezultati: Zoti është i pafuqishëm para Djallit.
Kjo e vërtetë tragjike zbulon pangopësinë e një pjese shumë të vogë të
njerëzimit dhe natyrën e nënshtruar të shumicës së tij. Prandaj editoriali juaj më solli në kujtesë fjalët e shkrimtarit dhe të reformatorit
skocez Samuel Smails (Samuel Smiles - 1812-1904), autor librash të karakterit
filozofiko-moral, të pasur me fakte nga biografitë e njerëzve të mëdhenj. Ai
shkruan:
“Aftësitë
intelektuale herë-herë janë të shkrira me natyrën më të neveritshme të moralit
- me nënshtrimin prej skllavi ndaj njerëzve që mbajnë poste të larta dhe me
fodullëkun ndaj atyre të shtresave të ulëta. Njeriu mund të ngrihet deri në
shkallën më të lartë të përsosmërisë në artë, në letërsi dhe në shkencë, e
megjithatë, për nga ndershmëria, virtyti. vërtetësia dhe ndjenja e detyrës, ai
mund të qëndrojë shumë më ulët se çdo fshatar i varfër analfabet”.
Natyra mëkatare e njeriut
është përjetësuar kaherazi në shprehjen aforistike me vlera të jashtëzakonshme
njohëse“njeriu për njeriun
është ujk”, një aforizëm ky që e ka burimin në
lashtësi dheqë do të thotënjeriu ha njeriun, njeriu në shoqëri
është egoist në skajshmëri.Shprehja citohet
shpesh në latinishthomo homini lupus est ose
lupus est homo homini. Me këtë shprehje që shërben si fjalë e
urtë, del në pah karakteristika sarkastike e një njeriu tejet egoist. Ajo haset
për herë të parë në veprën “Asinaria” (Gomarët)të
komediografit të lashtë romak Plauti
(Plautus - 254-184 p.e.r.) dhe
përdoret për të karakterizuar të tilla marrëdhënie dhe zakone njerëzore, në të
cilat mbizotëron egoizmi, armiqësia dhe antagonizmi i skajshëm. Përdoret
zakonisht gjatë diskutimit të veprimeve të ulëta, të cilat një njeri kryen ndaj
një njeriu tjetër. Në kundërshtim me Plautin,filozofi
romak Seneka (Lucius
Annaeus S?n?ca minor-
4 p.e.r.-65) shkruante se “njeriu është diçka e shenjtë për njeriun”. Të dyja këto fjalë të
urta me vlera aforistike i pati përdorur filozofi anglez Tomas Hobs (Thomas Hobbes
- 1588-1679) në kushtimin që shkruante për punimin e vet me titull “De Cive” (Për qytetarin), të botuar në
vitin 1651:
“Po të flasim pa pasion, atëherë të dyja thëniet janë të
sakta. Njeriu për njeriun është në një farë kuptimi Perëndi dhe e saktë është
edhe ajo që njeriu për njeriun është ujk, nëse do t’i krahasojmë njerëzit me
njëri-tjetrin…”.
Vëzhgimet e Hobsit,
nga ana e vet,kanë afri me Plautin që
pohonte se njerëzit, për nga natyra, janë egoistë. Erazmi i Roterdamit (Desiderius
Erasmus Roterodamus - 1466-1536) këtë fjalë të urtë e pati përfshirë në
përmbledhjen e vet me proverba, duke perifrazuar Plautin:
“Këtu ne na paralajmërojnë të mos ia besojmë veten një
njeriu të panjohur, por të ruhemi prej tij si prej ujkut”.
Filozofi, teologu dhe juristi spanjoll Francisko de Vitoria(Francisco de Vitoria- 1486-1546), në
njërën nga veprat e veta me titull“Relectiones
Theologicae” (Pasqyrime teologjike), shkruante se poeti romak Ovidi (Publius Ovidius Nas?- 43 p.e.r.-18) nuk e
pranon këtë fjalë të urtë. “Njeriu, -
thoshte Ovidi, - nuk është ujk për shokun
e tij njeri, por njeri”.
Psikiatri
dhe neurologu austriakFrojdi (Sigmund
Freud- 1856-1939)e pranonte këtë fjalë të urtë
dhe në veprën e vet me titull “as Das
Unbehagen in der Kultur” (Pakënaqësia
nga kultura) shkruante:
“…
Ekziston gjithmonë tundimi për ta përdorur të afërmin tend si mjet të përmbushjes së natyrës agresive, për
të shfrytëzuar forcën e krahut të tij të punës pa shpërblim, për ta përdorur si
objekt seksual, pa marrë pëlqimin e tij, për t’i marrë pasurinë, për ta
poshtëruar, për t’i shkaktuar dhimbje, për ta torturuar dhe për ta vrarë. Homo homini lupus. Kush paska guximin ta vërë në diskutim këtë gjykim, duke
pasur gjithë përvojën e jetës dhe të historisë?”.
Lidhur me krizën e Partisë Demokratike,
duhet theksuar se në radhët e saj doli në pah thelbi i aforizmit të sipërcituar
në qëndrimin ndaj Profesor Berishës. Ai qëndrim e theksoi edhe më shumë natyrën
servile të shqiptarit, i cili respekton më shumë të huajin sesa vetveten. Me
vendimin që mori kundër Profesor Berishës, Partia Demokratike, me dashje ose pa
dashje, iu bashkua korit sorosian, me kryedirigjent Ramën, i cili, duke qenë i
bindur thellë në vetëdijen e tij për gjendjen katastrofike ku e ka katandisur
Shqipërinë gjatè tetë vjetëve, kërkon të bëjë një dash kurbani për të larë
duart para popullit shqiptar, një popull që, çuditërisht, pabesueshmërisht, po
luan thjesht rolin e një delemileti para tij.
Gjendja në Partinë Demokratike dëshmoi
më së miri vërtetësinë e parashikimit ogurzi të Ramiz Alisë, i cili, në
mbledhjen e Byrosë Politike të muajit nëntor 1989, deklaroi:
“Të
jeni të sigurtë që e Ardhmja do të jetë e Jona...
Shqipërinë
do ta gëzojmë Ne dhe Fëmijët tanë”(Citohet sipas: “Pas në
kohë, fjalimi i pazakontë i Ramiz Alisë në vitin 1989”. Faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 22 korrik 2018).
S’mund të ndodhte ndryshe.
Sepse populli shqiptar, në shumicën e vet majtist, të kujton shprehjen
frazeologjike të stilit shakatar “është çuar me këmbën e majtë”,që do të thotë nuk është në humor, rri sikur i janë mbytur gjemitë.Në shumë popuj ekziston besëtytnia se po të çohesh nga shtrati me këmbë të
majtë, kjo do të thotë se do të kalosh një ditë të keqe. Kjo shprehje haset në
anglisht get out of bed with left leg, në frëngjisht se
lever du pied gauche,në rusisht vstat
s levoj nogi. Nocionet për të djathtën dhe për të majtën, në
thellësi të shekujve, janë bashkuar me nocionin e së mirës dhe së keqes. Që
asokohe ka pasë qarkulluar mendimi se çdo njeri, në anën e djathtë ka një
shpirt mbrojtës, kurse në anën e majtë ka një shpirt të keq që e josh drejt
mëkatit. Në Egjiptin e lashtë besonin se nëpër veshin e majtë vjen “frymëmarrja e vdekjes”, kurse në
Greqinë e lashtë mendonin se ana e djathtë të premton sukses, kurse ana e majtë
të sjell dështim.
Ramiz Alia e ka pasë njohur mirë natyrën e thekur
majtiste të shumicës së popullit shqiptar, prandaj edhe deklaronte asisoj, duke
qenë i bindur plotësisht se ajo shumicë, në mëngjes, nuk do të çohet kurrë nga
shtrati me këmbën e djathtë.
10 shtator 2021