Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Nuk mund të hesht

| E marte, 14.09.2021, 05:20 PM |


Jusuf Zenunaj

NUK MUND TË HESHT

Më thonë Hanko halla,

që flet pa ia nda,

nuk mund të hesht,

në ç'shkallë keni ra ?!

Mashtroheni  në premtime,

për dosjet mashturese

sikur dasma në ëndërr

te Molla e Kuqe !

J.Z., shtator 2021

SIKUR NË ÇABRAT

Sikur varret në Çabrat

të hapura tash sa e mot

edhe shumë tjera

bosh janë edhe sot

Vrastarët heshtin,

nuk flasin dot !!,

J.Z. ,   12. 9. 2021