Kulturë
Albert Zholi: Alida Hisku - Artistët, ata janë ndërgjegja e kombit
E marte, 14.09.2021, 05:10 PM
Flet këngëtarja e mirënjohur Alida Hisku: Shteti duhet ti kthejë më shumë sytë nga arti dhe artistët, ata janë ndërgjegja e kombit
“Festa
e Këngës Shqiptare” një event që shteti nuk mund ta realizojë
-Festivalet
e RTSH e kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm
-
Në monizëm nëse nuk kishte zë nuk të afronte askush as për bukuri, as për
fustane, as për tu tundur.
-Për
një këngë kaloje në disa komisione në disa standarte kërkesash
Nga
Albert Z. ZHOLI
Sa
herë e ftojnë në aktivitete Alida Hisku dhe pse 32 vjet në Gjermani nuk heziton
të vijë. Edhe këtë radhë situata e Pandemisë nuk e pengoi të jetë pranë eventit
“Festa e Këngës Shqiptare” të organizuar nga Gjergj Leka. Ky Festival në të dy
vitet solli një lloj tjetër organizmi dhe
konceptimi. Ishtë një concert jashtë klisheve dhe që ofronte një
trashëgimi brezash. Sipas Hiskut evemte të tilla shteti nuk mund ti organizojë,
pasi stafet që ata përcaktojnë për venete të tilla janë të politizuar dhe jo
professional. “Festa e Këngës Shqiptare”
2 u zhvillua në datat 30 dhe 31 në Baldushk tek “Farma Buxheli”.
-Kohë Pandemie dhe ju
sërish nuk hezituat të vinit në “Festa e Këngës Shqiptare”. Patët problem gjatë
kalimit të kufirit nga Gjermania në Shqiëpri?
-Unë
asnjëherë nuk kam munguar dhe asnjëherë nuk do të mungoj në evente të tilla.
Këro evemte janë shpirti ynë, janë zemra jonëm janë investimi ynë në vite.
Pandemia ka punën e saj por ënsae zbaton rregullat nuk ka ptovleme. Unë në
Gjermani kam zbatuar të gjitha kërkesat dhe rregullat shtetërore ndaj nuk ksiha
asnjë problem gjatë kalimit të kufirit, Kalova natyrshëm dhe pa asnjë problem.
-“Festa e Këngës
Shqiptare” tashmë një event me shumë prestigj, si do ta komnetonit ju këtë
venet sidomos kur ka shumë kohë që muzika shqiptare është në krizë nga
Pandemia?
Është
hera e dytë që shumë knëgëtarë shqipatrë nga të gjitha anët e botës ku kanë
mërguar vijnë në Tiranë ëpr “Festa e Këngës Shqiptare”. Duke pasur parasysh këtë fakt atëhere them me
bindje që “Festa e Këngës Shqiptare”
tashmë është kthyer në një traditë. Hera e parë ishte e sukseshsme dhe
tani hera e dytë edhe më e suksesshme. Organizimi i këtij eventi mori formë në
sajë të punës këmbëngulëese dhe profesionale të Maestro Gjergj Leka. Unë kam
marrë pjesë në shumë evemte muzikore, por “Festa e Këngës Shqiptare” ka një
fytyrë tjetër, një mënyrë tjetër komunikimi, një mënyrë tjetër të preceptimit
të situatave. Sigurisht Gjergj Leka ka afruar rreth vetes dhe një staf
professional ku së bashku me bashkëshorten Erisa dhe bashkëpunimin me
televizionin “Neus – 24” suksesi do të ishte bindshëm. “Festa e Këngës
Shqiptare” 2 u zhvillua në datat 30 dhe
31 në Baldushk tek “Farma Buxheli” në një ambient fantastik që të shtynte në
imagjinatë.
-Sa netë zgjati “Festa e
Këngës Shqiptare” dhe si ishte ideuar
paraqitja e këngëtarëve?
Ajo që ranë në sy ishte se “Festa e Këngës
Shqiptare” u zhvillua në dy netë që
dallonin por dhe bashkoheshin në një të vetme. Natën e parë intepretuan
këngëtarët e rinj ku u ndanë dhe çmime ndërsa në natën e dytë ishin vetëm
këngëtarët me përvojë të gjatë artistike. Pra ishte një gërshetim brezash, një
gërshetim zërash, mendimesh, idesh dhe konceptimesh në emër të një progresi të muzikës
shqiptare.
-Cilat ishin të veçantat
e “Festa e Këngës Shqiptare”?
Së
pari orkestimri ishte i veçantë. Një orkestrim
professional që regjia e lidhte aq bukur me intepretimin. Së dyti në dy
ditë dhe netë pati shkëmbim eksperiencash mes brezave të këngëtarëve
eksperiencë që përfiton dhe pse mund të kesh vite në skenë. Së treti ishte
fryma që soli ky koncert, dëshira për të mos e lënë këngën ën harresë
pavarësisht situatave që po kalon bota. Njëherazi ky koncert tergoi që kur
është dëshira e mirë, qëllimi i mirë, mirëkuptimi dhe profesionalzimi del mbi
partitizmin dhe miqësitë suksesi është i padiskutueshëm. Në këto dy ditë netë
ne kënduam, u argëtuam, dikskutuam dhe sollëm para publikut shqiptar një
performacë të re. Sollëm një frymë të re bashkëpunimi dhe organizmi larg
politikës dhe shernajave të tyre.
-Çfarë ofroi “Festa e Këngës Shqiptare” për këngëtarët e rinj?
Për
mua ky organizmim për kënëgtarët e rinj ishte një test, por edhe një shtysë apo
nxitje në rrugëtimin e tyre. Pra ata sollën kompozime të reja të tyre, sollën
edhe tekstet e tyre dhe e promovuan veten edhe si këngëtarë edhe si kantautor.
Kjo është një dritare e madhe për ta
pasi hapësira të tilla nuk i gjen në organizimet simotra. Ndër këngëtarët e
rinj veçoj Leandra Godaj, nxënëse e Alma Strazimirit dhe Iris Sula nxënëse e
Zina Zdrava, Paolina Pajollari, etj...
-Nga këngëtarët e
gjeneratës suaj kë do përmendje?
Janë
shumë, si Bashkim Alibali, Rajmonda Kamberi, Elida Shehu, Bahri Rusja,Dhimitër
Disho, Liljana Kondakçiu. Pra ishin zëra që aknë lënë gjurmë në muzikën
shqiptare që sollën këngët e vjetra por të ripunuara të sjella në kohë. Tek ata
bie në sy thjeshtësia, profesionalzimi, përgjegjshmëria dhe dëshira për të
ndihmuar të rinjtë.
-Ju keni marrë pjesë në
shumë Festivale të RTSH, si janë në syrin tuaj Festivalet e fundit dhe a ka
risi?
Unë
kam marrë pjesë në afrësisht 25 Festivale kryesisht në monizëm dhe ënse bëj
krahasimet diferenca është e madhe. Dhe pse ai system më dënoi dhe kam shumë
rezerva në drejtim të artit, të muzikës, në drejtim të aktivitetev muzikore
kishte organizim, përgjegjësi profesionalzëm. Nëse nuk kishte zë nuk të afronte
askush as për bukuri, as për fustane, as për tu tundur. Zëri, kënga ishte e
para. Për një këngë kaloje në disa komisione në disa standarte kërkesash dhe
nëse nuk ishe e aftë të ishe e bukura e dheut as kishe shans të shkoje në
Fëstivalet e RTSH. Edhe teskti kalonte në filtra që si mendon. Sot kë këngë pa
tekst por vetëm me dy fjalë.
-Cfarë mesazhi dha ky
koncert?
Dha
një mesazh të fortë, që shteti e ka harruar këngën, traditën muzikën por nëse
egaziston dëshira e mirë me pak lekë bëhen gjëra të mëdha. Politikës i duhen
këngëtarët vetëm në fushata dhe më pas i harrojnë. Shteti nuk e ka problem të
organizojë aktivitete të tilla me pak shpenzime, por nuk i bëjnë se nuk
përfitojnë materialisht. Shteti duhet ti kthejë më shumë sytë nga arti dhe
artistët ata janë ndërgjegja e kombit.