E enjte, 28.03.2024, 08:46 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Një poete e "skllavëruar" nga poezia

E marte, 14.09.2021, 04:06 PM


Një poete e "skllavëruar" nga poezia

Vëllimi poetik "Oh, ç'vite të vrara!" i BAJAME HOXHA (ÇELIKU)

(ese)

Nga Përparim HYSI

BAJAME HOXHA (ÇELIKU) ka profilin  e vetë si krijuese në LETËRSINË SHQIPE. Lëvron dhe prozën dhe poezinë.DHe në të dy fushat:si në prozë e poezi,është cilësore. Njëkohësisht,ajo në krijimtarinë e saj,ka një vend të veçantë për letërsinë fëminore, Në këtë fushë shquhet,nëna e dhimbshme dhe,njëkohësisht,mësuesja që e njeh këtë cicërimë fëmijësh,aq sa si në veprat për të rritur,edhe këtu të nominohet me çmime.

Enkas kam përdorur epitetin"e skllavëruar nga poezia" se,ndërsa deri tani ka botuar 20-libra,14 libra janë me poezi. POETJA është e ndërgjegjshme se shpirti i saj është si një prush poetik që rri ndezur pa pushim.  Siç kam vërejtur edhe në vëllime të tjera (unë kam shkruar pëër krijimtarinë e BAJAMES si për prozën dhe poezinë),ajo poezinë e ka në ADN e saj dhe me të ka ndodhur ajo që thotë LUI ARAGON:"Fjalët më morën prej dore dhe më çuan në"udhën e zogjëve".

Mjerisht,për BAJAMEN"Udha e zogjëve me cicërima" ishte"udhë me gjemba" që shpirtin e brishtë ia bën shoshë,e sfllitën,por nuk e mposhtën. Shpirti i BAJAMES gjelbëroi dhe,sado që  "çeli vonë" ajo vjen me poezi lirike aq të ëmbla,sa,kur thotë GORKI për ESENININ:" Erdhi si një luleshtrydhe në ngricat e janarit". DHe këto"ngricat" që ngrinë shpirtin e brishtë dhe krijues të BAJAMES,qenë ku e ku më të acarta nga ato të natyrës.

Për fat të keq,BAJAMJA është pafajësia vet që ka provuar atë"gulagun madein SOLZHENICIN" jo vetëm për vete që fëmijë,por me krejt familjen. Dhe është për t'u çuditur: ajo jo vetëm nuk u nënështrua.por ashtu si në një trung"të sharruar nga sharra"made in lufta e kllasës"çeli si një bisk gjelbërosh dhe u kthye si një sfidë e bukur: si një lis me dega. Kam thënë diku:-Nuk ka se çfarë t'i bëjë vesa betonit! BAJAMJA dhe gjithë"bashkëejetuesit e gulagut në SAVËR të LUSHNJES qenë betoni që sfiduan diktaturën.

*     *    *

Libri me poezi që pritet të dalë së shpejti "Oh,ç'vite të vrara!",është një libër i mbushur me regëtima shpirti.Kur i shoh një nga një,mbi 160 poezi të këtij vëllimi,arrij në një përfundim. Me këto poezi që janë"bio", të shkruara nga POETJA BAJAME HOXHA(ÇELIKU) ka ndodhur ajo që thotë francezi JEAN COCTEAN:"Poeti është një gënjeshtar që thotë gjithmonë të vërtetën!".  DHe kjo e vërtetë është aq e prekshme tek poezitë e BAJAMES,sa mend kthehet në send që gati e zë me dorë. Ja disa "sende poetike"nga BAJAMJA:

" Me fuqinë epërme/zbritën fjalët

Ndjenjat tek buzët e prushta

Pastaj...

Gjithë universi u dogj

Ah, u dogj...

Ose:

"ishim ne që thyemë mure/

I thyemë që të dy,me frymë dashurie.

Ca dhe më të gjetura dhe më të zgjedhura në"pyllin gjebërosh poetik të BAJAME HOXHËS:

"Ti ishe si një gjelbërim prilli/

kurse unë buzëgazi yt...

Por sa "bio" dhe ç'peizazh sa bukolik dhe aq erotik gjen në vargje si:

"Me ty do të shtrihesha

Dhe mbi hithra të njoma

Sado që më djegin,

Por si mos digjem me ty?

Erotika në poezitë e BAJAMES është kthyer në përfeksion dhe të duket se duke kënduar kaq shumë për dashurinë dhe,sado që ka regëtima dhimbjeje të një shpirti të vrarë,Poetja përcjell atë mesazh aq të bukur që me kohë e ka thënë BENIAMIN DISRAEL :- Ne kemi lindur për dashuri. Ky është parimi i ekzistencës dhe i vetmi fund i saj". Ose  a ke se si mund mos inspirohesh nga vargje të tilla si:" Ti mbret dhe unë mbretëreshë/bëma shpirtin borzilok...

Ja dhe katër rreshta të tjera:

Oh,sa dua të të puth këtë ditë e tërë natës

Të të ndjejë tëtërin brenda meje;oh,sa dua!

Të hysh si plugu ugarit dhe të prekësh"vlagën"

Oh,sa më ka marrë malli për prekjet e tua!

Dhe mund të vazhdoja dhe me vargje të tjera për dashurinë,por POETJA ia rrit vlerën vëllimit senuk flet vetëm për vete. Në vëlimm ka poezi për NJERËZ që i vlerëson jo vetëm POETJA,por mbarë botaletrare MBARKOMBËTARE SHQIPTARE,si poezitë për AT GJERGJ FISHTËN;për POETIN dhe prozatorin ekselent FASLLI HALITI. Poetja e kujton "dorën e ngrohtë" të tëndjerit FASLLI HALITI dhe kështu tregon mirënjohjen esaj.NJerëzit me KARAKTER e kanë në ADN e tyre mirënjohjen.Po kështu këndon për lirikun SHERIF BALI apo AZEM SHKRELIN. DY poezi për një Patriot që quhet QAZIM GJANA dhe,parë me këtë sy,Poetja ka shmangur atë q ë ka thënë LEOPARDI:"Nuk ka gjë më të neveritshme se të flasësh vetëm për vete"

  libër ka dhe poezi sociale ku demaskon firot në letërsi dhe"tregti"nominimesh apo "shpirtra të shitur" për lavdi.

Dhe për ta mbyllur,sikur ka marrë hua thënien e LINKOLNIT që thotë:" dhe mund t'i humbësh të tëra në jetë ,por jo ëndrrat". Dhe ja"Ëndrra e BAJAMES"

"Mbrëmë të pashë në ëndërr,

Rrije pranë meje

Më buzëqeshe/të buzëqesha

U afrova/ti u afrove dhinbshëm

Më puthe/të putha etshëm

Pastaj....

Pashë se si e nxore zemrën

Dhe ma vendose në duar...

A ka më bukur? Çdo koment do qe veç prishje.

Tiranë, 8 shtator   2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora