Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Myftaraj: Rindarja e madhe politike afatgjatë e shqiptarëve brenda dhjetë vjetëve të ardhshëm

| E hene, 13.09.2021, 05:18 PM |


Rindarja e madhe politike afatgjatë e shqiptarëve brenda dhjetë vjetëve të ardhshëm

Nga Kastriot Myftaraj

Brenda dhjetë vjetëve të ardhshëm në Shqipëri do të krijohet një gjendje e tillë që do t’ i bëjë të gjithë shqiptarët që banojnë këtu dhe të cilët sot janë të ndarë në të majtë, të djathtë, të lëkundur dhe apolitikë, që të rindahen politikisht në dy grupime të mëdha. Kjo rindarje nuk do të ketë asnjë lidhje me ndarjen e sotme politike në mbështes të PS, PD, LSI etj.

Situata që do të shkaktojë rindarjen e shqiptarëve do të jetë ardhja masive e organizuar në Shqipëri e afganëve dhe palestinezëve. Këta të fundit me qëllim që të zgjidhet për Izraelin problemi që përbën rritja e madhe e popullsisë palestineze që në 2050 parashikohet të arrijë në 12 milionë vetë.

Procesi i ardhjes masive të këtyre njerëzve nga vendet islamike do ta bëjë të pamundur jetesën për shqiptarët të cilëve do t’ u grabitet çdo pronë që kanë, si dhe femrat e reja të familjes madje edhe fëmijët e vegjël meshkuj.

Si të gjithë popujt e papjekur politikisht që janë në gjendje të foshnjërisë politike, edhe shqiptarët do të reagojnë kur rreziku të bëhet i ndjeshëm për ta, pra kur të nisin ta provojnë në lëkurën e tyre. Me këtë do të bëhet rindarja e madhe politike e shqiptarëve në dy grupe.

Në grupimin e parë që do të përbëjë shumicën absolute do të jenë ata të cilët duan të mbrojnë atë pronë që kanë, familjet e tyre, mënyrën e jetesës, vetë ekzistencën e tyre. Ky interes i përbashkët do t’ grupojë këta njerëz pavarësisht nga bindjet politike të së shkuarës. Pra ata do të bëhen patriotë nga nevoja. Në këtë grupim do të bëjnë pjesë njerëz që kanë votuar për PS-në, PD-në, LSI-në apo që nuk kanë votuar fare.

Në grupin e dytë që do të jetë pakica do të bëjnë pjesë ata të cilët janë të lidhur me interesa të forta me regjimin e Partisë Socialiste që do të sundojë Shqipërinë edhe në dhjetë vjetët e ardhshëm. Këtu do të bëjë pjesë edhe grupi drejtues i opozitës së rreme të sotme. Ky grup i vogël njerëzish I përbërë nga grupi drejtues i regjimit, si dhe grupi drejtues I opozitës së rreme shkon me mendjen që ta braktisë Shqipërinë kur jetesa këtu të bëhet e pamundur edhe në lagjet rezidenciale me vila dhe pallatet e mbrojtur me policë privatë dhe shtetërorë. Këta kanë blerë shtëpi jashtë vendit, kanë depozituar para në bankat e huaja dhe mund ta braktisin Shqipërinë në çdo moment, por rrijnë këtu se duan të vjedhin ende me anë të korrupsionit, koncesioneve, trafiqeve kriminale etj.

Të dy këto grupime do të ndeshen shumë ashpër në Shqipëri në një luftë civile. Varet nga qeveria amerikane nëse lufta kundër regjimit sundues do të bëhet luftë antiamerikane. Nëse SHBA do të vazhdojë ta mbështesë regjimin e sotëm sundues, lufta kundër tij do të jetë edhe një luftë antimerikane.

Kjo luftë që do të bëhet në Shqipëri do të jetë pjesë e një lufte më të gjerë që do të bëhet në thuajse çdo vend europian dhe brenda vetë SHBA. Ne jemi një front i madh global.

Ata që sundojnë sot Europën dhe SHBA janë të afatizuar dhe të paralajmëruar, që nga politikanët deri te oligarkët e platformave të rrjeteve shoqërore që ushtrojnë censurën globale. Mbajeni mend nga unë se sa shpejt do të ndodhë që të bien regjimet si ai i Edi Ramës në Shqipëri, por edhe qeveritë në Europë dhe madje edhe në SHBA, kur të vijë momenti të jepet goditja.

Do të shikoni shumë presidentë dhe kryeministra të vendeve të NATO-s që do të përpiqen të arratisen si Ashraf Ghani i Afganistanit, shumica pa sukses. Të gjithë bëjnë mirë të shikojnë kur zgjohen në mëngjes atë fotografinë e Musolinit me të dashurën e tij, të varur kokëposhtë në një shesh në  Milano.