E enjte, 25.04.2024, 06:09 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Bashkimi Evropian investon në zhvillimin e Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike në Kosovë

E premte, 05.12.2008, 03:31 AM



 
 
Bashkimi Evropian investon në zhvillimin e Sistemit të Transmisionit të Energjisë Elektrike në Kosovë-VushtrriaPRESS
Kosovë, 4 dhjetor 2008 – Të enjten me 4 dhjetor 2008, në Nënstacionin 220/110 kV (kilovolt) NS Prishtina 4, në Veternik, u bë inaugurimi i projektit - Ndërrimi i Mbrojtjeve Rele dhe Sistemit Komandues & Monitorues - SCADA lokale në Nënstacionin 220/110 kV Prishtina4.Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësueses të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë-ZRrE, si dhe përfaqësues të tjerë të sektorit të energjisë elektrike në Kosovë.Projekti për ndërrimin e Mbrojtjeve Rele dhe Sistemit Komandues - SCADA lokale, është një nga projektet e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian. Projekti në vlerë prej 2.049.000 Euro, i cili ka përfshirë edhe Ndërrimin e Mbrojtjeve Rele në Nënstacionin 400/220 kV – Kosova B, ka filluar implementimin në muajin qershor të vitit 2007 dhe sipas planit ka zgjatur 18 muaj.Projekti në fjalë, ka përfshirë instalimin e mbrojtjeve digjitale numerike që ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së sistemit të transmetimit të energjisë elektrike si dhe instalimin e sistemit komandues dhe monitorues - SCADA lokale, përmes së cilit mundësohet monitorimi  dhe kontrolli i Nënstacionit me një sistem të sofistikuar dhe bashkëkohor. Me ketë investim, tani KOSTT do të jetë në gjendje të marrë informata shumë të shpejta, të saktësoj shpejt dhe saktë problemin gjë që do të ndikoj në zvogëlimin e kohës së intervenimit dhe mirëmbajtjes së prishjeve në përgjithësi si dhe parandalimin e prishjeve. Procesi do të optimizohet në të gjitha segmentet: si monitorim, mirëmbajtje, menaxhim, etj.Drejtori menaxhues i KOSTT sh.a Fadil Ismajli, duke falënderuar taksapaguesit evropian për përkrahjen, si dhe Komisionin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme me investime në ngritjen e kapaciteteve transmetuese si dhe rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së Sistemit Elektroenergjetik, ka theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të KOSTT për të zhvilluar tutje rrjetin e transmisionit të Kosovës.Deri më tani Bashkimi Evropian ka kontribuuar në zhvillimin e Sistemit të Transmetimit të energjisë elektrike me rreth € 27 Milion, si me financimin e projekteve kapitale ashtu edhe me asistencë teknike. Hajdin ISLAMI ,gazetar nga Vushtrria



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora