E shtune, 25.09.2021, 05:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Kasam Shaqirvela: Dallgë ndjenjash

E hene, 13.09.2021, 05:29 PM


Kasam Shaqirvela

DALLGË NDJENJASH

Palosen si palë flamuri

ndjenja të dallgëzuara

dhe vijnë si bibliotekë

fjalësh të pathëna

me ngjyrë gjaku e dheu

përtej ndrydhje mendimesh

e qepje gjuhësh fjalëshumë

nga fakirë punëlumë...

shkurtohen shtate mëmëdheu

seç bulojnë kërkesat

ndër fate të prera

arnuar për uni

me fije shprese... a

brigjet e shpirtit të vrarë

ç’i rrahin baticat

e një zemre të çarë

në pritje kohësh,

dhe detit të përjetimeve

një barkë dëshirash

përkundet ndër valë

të kujtimeve...

të një moti të athët

nga kohë e shkuar

herë në dallgë gëzimesh,

herë në dallgë zemërimesh,

në këtë dallgëzim jete

më shumë për të tjerët

dhe më pakë për vete,

vetja del fort e trazuar

në pritje agimesh...!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora