E enjte, 28.03.2024, 01:57 PM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Përgjigje publike për znj. Kristina Rasi

E premte, 05.12.2008, 02:05 AM


"z. Kadri Mani ka harruar se para ca muajsh, po në këtë web-faqe interneti, ka publikuar një shkrim kundër meje, me ç´rast më ka ofenduar publikisht, pa asnjë arsye dhe pa me njohur fare!!!"- unë nuk kam harruar, dhe që nuk kam harruar ta përsërita titullin! Nuk e kam publikuar artikullin bash kundër teje, por kundër shkrimshkarravinës tënde! Pra, me arsye të fortë, kurse ty as nuk të njoh as nuk dua të të njoh-kurrë.
E ke lutur Gëzimin dhe e ka shlyer atë artikull- mosmirënjohëse, e pabesë! Dhe, sigurissht, mbi atë bazë, të ka propozuar, unë nuk e di? Pra, nëse është ai artikull diku, do ktheja përsëri, që ta shohin lexuesit edhe njëherë faqen e zezë mbi kalë të bardhë!
Vazhdo e shko pas berihasë! Unë e kam shpjeguar edhe më parë se nuk i zgjedh bashkëpunëtorët dhe as jam në grupin e moderatorëve; unë vetëm korrigjoj tekstet. Dhe kjo punë më kushton tepër shtrenjtë: shkruajnë keq, si puna jote, në veçanti rrjeti i merimangave ku je ngjit ti, gjysmanalfabetë që nuk i dinë 36 shkronjat tona. Dhe duke mosrespektuar alfabetin, ata nuk dinë ta respektojnë as veten as tjetrit, prandaj janë dhe do të jenë të urryer e të përbuzur ndër breza.
Përçarjet ndërkonfesionale po i bën skllopi juaj: kur e ke ngritur zërin ti!?! Ai që e then dyqanin dhe ai që ia mban thesin te dritarja, janë simahorë dhe përgjigjen bashkë para gjyqit. Komplet ju një ditë do të dilni para gjyqit për veprimtari antishqiptare.
Vebfaqja jonë është ndër më të mirat, ku skllopi juaj nuk duhet ta ketë vendin. Vebfaqen tonë e sulmojnë çetniko-andartët serbo-grekë dhe çanaklëpirësit e tyre mjeranë! Ju pandehni se me bashkimin e rrjetit e me rritjen e tirazhit do të na mbuloni!? Ama nuk mbulohet dielli me shoshë! Ne kemi dhënë prova atdhetarie me dekada, dhe çdo tentim juaji për të mjegulluar situatat, do të dështojë me turp.

Turp e ndot sot e mot.
5.12.2008
Kadri Mani, kryeredaktor
www.zemrashqiptare.net
 
------------------------
 

 
REAGIM PUBLIK
24 November, 2008 06:24:00 Albania Today
 
Nuk jam bashkëpunëtore e w.faqes „Zemrashqiptare“!
 
    E nderuara redaksi e web-faqes „Zemrashqiptare“!

    I respektoj disa nga shkrimet tuaja në web-faqen tuaj, por për hir të së vërtetës dua të sqaroj opinionin publik, se unë nuk s’kam qenë as nuk jam bashkëpunëtore në web-faqen tuaj të internetit.    U habita kur e lexova emrin tim si bashkëpunëtore; kjo u bë nga ana juaj pa më pyetur fare! ( Lexo: Këtu )   Prandaj, duke u bazuar në të drejtën time personale, unë nuk dua të figurojë në listën e bashkëpunëtorëve.    Unë, rastësisht duke lexuar më ra në sy emrin im i radhitur si „bashkëpunëtore“ e letrave në grupin e Kadri Manit!!!    Tani po ua kujtoj lexuesve që:  z. Kadri Mani ka harruar se para ca muajsh, po në këtë web-faqe interneti, ka publikuar një shkrim kundër meje, me ç´rast më ka ofenduar publikisht, pa asnjë arsye dhe pa me njohur fare!!!    Unë, kam qenë dhe jam bashkëpunëtore e Revistës KUVENDI, revistë periodike e Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëkombëtar, me Kryetar Gjeneralin ( në rezervë) KUDUSI LAMA, jam gjithashtu bashkëpunëtore e rregullt (vullnetarisht) edhe në web-faqen e internetit „Shqipëria Sot“, gjegjësisht Al-Today.    Prandaj, e nderuara redaksi; kërkoj prej jush që sa më parë ta hiqni emrin tim nga lista e bashkëpunëtorëve tuaj, sepse unë as nuk i kam shërbyer as nuk dua t´i shërbejë vullnetarisht këtij grupacioni tuaj dhe kësaj  web-faqeje.
   Shpresoj në mirëkuptimin tuaj!

    Kristina RASI - Zvicër, 5 tetor 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora