E premte, 29.03.2024, 03:45 PM (GMT)

Shtesë » Historia

Muhamet Mjeku: Nuk mposhtet kulla e Hadakut

E shtune, 06.12.2008, 10:30 PM


Hajriz Demaku, luftëtar i Brigadës së Drenicës
Nuk mposhtet kulla e Hadakut

Nga Muhemet Mjeku

Luftëtari i thjeshtë i Shaban Polluzhës, Hajriz Demaku,  kumton: “Partizanët nga Shqipnia na i pritëm si vllazën dhe u besuam kur na thanë se luftojnë për bashkimin e Kosovës me Shqipninë, por ata na çarmatosën, na nënshtruen dhe ia dirëzuan Kosovën si mollë të qërueme Serbisë.”(1)
Kjo kullë në Arbri të Poshtme në periferi të zonës së lirë. Në këtë bedem bëhej rezistencë e vendosur. Aty ishin fshatarët nga Abria që luftonin në kuadër të vorcave shqiptare. Për shkak se ishte në shënjestër të vazhdueshme të partizano-çetnikëve, në kullë u ndërmorën masa që ajo të jetë objekt prej nga do të niseshin sulmet. Kullës iu hapën shumë frengji, në mënyrë që tërë territori të jetë nën kontrollë, sidomos pjesa perëndimore dhe ajo jugore. Nga kjo kullë, siç dëshmon Hajriz Demaku, likuidohet një brigadë malazeze, krimet e së cilës ishin të njohura në Drenicë. Pas humbjeve që kishin pasur, partizanët angazhojnë forca të reja, por prapë thyhen.

Për të hyrë në këtë zonë, “flamurin“ po e merrte Malë Sadiku me luftëtarët e tij. I  vetëdijshëm se me forcë nuk do të mund të arrinte qëllimin, ai do t’i fusë në sprovë metodat e tij mashtruese. Siç thekson Demaku, i cili ishte në front gjatë tërë kohës, Malë Sadiku dërgon disa njerëz gjoja për t’u marrë vesh me Muharrem Smakajn. Ai kishte lansuar parullën se duhej të ndalej lufta shqiptarët me shqiptarë. Muharremi me shokë dke mos njohur fare këtë njeri, pranon që të hynte në bisedime. Mala tashmë nis katër përfaqësuesit e tij, kurse në anën tjetër përgatit batalionin që tinëzisht ta marshonte drejt kullës së Hadakut dhe, derisa mbaheshin bisedimet, të shfrytëzonte rastin për t’i sulmuar forcat në kullë. Skenari i tij dështon, pasi që luftëtarët e Shaban Palluzhës nga kulmi i kullës po kontrollonin hapësirën territoriale të kësaj pjese të Drenicës.
 Po i kontrollonin edhe lëvizjet e Malës. Me të hetuar lëvizjen e forcave të tij në drejtim të kullës, pasi atyre u lejohet të afrohen, ato sulmohen nga luftëtarët e Muharrem Smakajt ku nga prita vriten shumë “partizanë të Batalionit të dytë të Brigadës së Parë të Kosovë e Metohisë. Në kullë likuidohen edhe katër përfaqësuesit e Malë Sadikut që ishin dërguar kinse për bisedime.
 Pas dështimeve të njëpasnjëshme, armiqtë imponojnë luftën në rajonin e Abrisë së Epërme. Por tani rezistenca shqiptare bëhet nga kulla e Halim e Ukë Ymerit. Këtu ishin të vendosur luftëtarët e Rifat Malokut nga Samadrexha e Vushtrrisë dhe luftëtarët nga Abria. Ky front u mbajt pa u tundur  fare derisa mirret qëndrimi që Brigada e Shaban Palluzhës në mungesë të bukës, të kalojë në pjesën tjetër të Drenicës.
 Gjatë zhvillimit të luftimeve në Abri të Epërme, thotë Tahire Demaku, u detyruam t’i lëshonim shtëpitë dhe me fëmijë ngrykë (fjala është për shkrimtarin dhe publicistin, Daut Demakun) shkuam në shtëpitë e Idriz Misftarit. Gjatë rrugës, preokupimi im ka qenë se si ta mbroja foshnjën pesëmuajshe nga plumbat që shkrepnin nga të  gjitha anët. Ishte kohë e vështirë. Mungonte ushqimi, veshmbathja dhe gjithçka tjetër. Në një situatë të tillë, fëmijët ishin pjesa më e dhembshme. Çështja ishte se si të mbijetonim. Ekzistonte droja se e keqja që po vinte mund të ishste më e madhe, kujton Tahirja ato ditë të luftës në atë dimër të egër të vitit 1945. (2)

[1] Hajriz Demaku, diskutim në sesionin shkencor organizuar nga Instituti Albanologjik Prishtinë, 26.06.2005 me temën “Ripushtimi jugosllav i Kosovës”; si dhe Uran Butka: “LUFTA CIVILE NË SHQIPËRI 1943-1945”, Shëpia Botuese Drier, 2006, f. 578.

[1] Muhamet Mjeku: “KOSOVA NË DIMRIN E VITIT 1945”, New York, 2002, f. 126-128.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora