E enjte, 28.03.2024, 10:00 AM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: A do të ishte virusi një lloj ndëshkuesi

E diele, 12.09.2021, 09:42 AM


A DO TË ISHTE VIRUSI NJË LLOJ NDËSHKUESI

Nga Dedë Preqi

Pse po ndëshkohet njerëzimi në këtë mënyrë dhe po përballet i tëri me një armik, që quhet Covid, i cili në përbërjen e vet posedon edhe grimca dhe bërthama të tjera të rrezikshme, si Delta, MU dhe tjera, që po eksplodojnë njerëzimin mbarë në gjitha këndet e botës.

Dhe kjo formë pamvarësisht se si u arritë për të eleminuar njerëzimin në këtë mënyrë, si duket edhe shkencëtarët do ta kenë vështirë të ia gjejnë fijen për ta vërtetuar zanafillën, por nuk mund ta mohojmë ekzistencën e tij të dhunshme, sa që do e pyesim vetën, si do të shpëtohet jeta njerëzore nga ndëshkimi i këtij armiku.

Domethënja bazë e shkakësisë, sipas së cilës asgjë nuk ndodh pa një shkak të ndërlidhur, dhe sipas asaj se, çdo element i reales  organizohet sipas marrëdhënies të së pjesshmes ndaj të tërës, duke u  plotësuar në kuptime të veçanta të formave dhe funksioneve të ndryshme, që pastaj hasen në kontekstet fizike, kimike dhe biologjike, duke ndikuar drejtpërsëdrejti në ambientin njerëzor.

Pohimi i shkencës ndaj këtij virusi jep teori dhe variante të gjëra dhe të ndryshme, ku nisma e tyre i jep shumë dimensione vetë këtij pushtuesi, i cili është i gatshëm në çdo moment për të na nënshtruar dhe ndëshkuar.

Por, nuk do të ishte sikur e njëjta gjë që ndodh me energjitë natyrore, në një zingjirë shkaqësh të domosdoshme dhe të përcaktuara, duke u formuar në një mënyrë prej një materje që e formon këtë zingjirë në natyrë.

Ndërsa, kjo situatë e fundit shihet qartë se, sikur ky lloj virusi dhe të tjerat po drejtohen drejt një qëllimi të caktuar nga dora e vetë njeriut, duke e kthyer vëmendjen nga gjërat njerëzore të çrregulluara, ose të organizuara gabim, deri në atë pikë sa nuk është vështirë të përcaktosh një përgjegjës…

Kjo do të thotë, nga ana tjetër, se njeriu në marrëdhëniet me natyrën nuk janë të mira, apo kanë brenda vetës një lloj diference, kur njeriu mund ti përdor dhe shfrytëzon burimet e saj për qëllime të parapërcaktuara, qëllime që mund të jenë konstruktive, apo edhe shkatrrimtare.

Prandaj, edhe natyra e merr domethënjën e vet përmes njeriut që ndërgjegjësohet me veprimet e veta që i vendos në veprim, duke marrë mbi vete përgjegjësinë përkatëse.

Dhe a do të ishte virusi si një lloj ndëshkuesi ndaj njeriut në përporcion me veprmet e tij ndaj natyrës, shfrytëzimi i tij agresiv me teknikat e zeza, që e ndyejnë dhe e nxiejnë faqën e saj përditë e më shumë, për të cilën është vetë njeriu përgjegjës dhe shkakëtarë i mundshëm i virusave dhe gjitha sëmundjeve tjera, që e sulmojnë dhe e vëjnë, jo vetëm jetën njerëzore në rrezik, por edhe florën e faunën në përgjithsi.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora