E shtune, 25.09.2021, 03:43 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Çalimet dhe mashtrimet historike të profesorit shqiptar nga Varshava

E diele, 12.09.2021, 10:32 AM


Çalimet dhe mashtrimet historike të profesorit shqiptar nga Varshava

Shkruan Fahri Xharra

“ Epic songs of the Balkans have often been key in the construction of controversial nationalist ideas. In fact, they sing a common history”- nuk është e vërtetë që këngët epike të Ballkanit t ‘ishin çelësi i ideve nacionaliste tek banorët e saj . Nuk është e vërtetë që ato e këndojnë një histori të përbashkët .

Nuk e di se pse ia fillova me atë fjali në anglisht , por ajo ishte rezymeja e punës së Z. Rigels Halilit , antropolog , historian, filolog dhe profesor në Qendrën për Studime të Europes Lindore në Universitetin e Varshaves dhe në Institutin e Filologjisë Sllave në Univeristetin e Torunit në Poloni .

Një djalë i zgjuar i lindur në Gjirokastër dhe tani jeton dhe vepron në Poloni , por….

Një gjë e kam konstatuar gjatë leximit dhe konsultimit të shtypit , librave dhe çdo gjëje të shkruar tek serbët , se nëse ata të lavdërojnë , ngrinin hymne për dikë ( ndonjë shqiptar ) , atëherë duhesh të kesh një rezervë të madhe ndaj punës dhe veprimtarisë së të përmendurit. Ashtu edhe ndodhi për Rigelsin .Unë lavdet dhe shkrimet për shqiptarët nga serbët i marr me plotë rezervë.

Profesori Rigels Halili nga Gjirokastra nuk më pëlqeu aspak me librin e tij « “Narod i njegove pesme” (Populli dhe këngët e tija , e botuar në edicionin shek.XX. një libër me hulumtime krahasuese të epikes serbe dhe shqiptare në kontekstin historik , politik dhe letrar. (http://kosovapersanxhakun.org/?p=2653&lang=bs ) ) kur thotë qe në epiken e serbëve dhe shqiptarëve nuk janë vetëm lahutat e përbashkëta (Halili: Epika Srba i Albanaca – nisu samo gusle zajedničke po aty. )

Profesorit i them një gjë që serbët nuk kanë lahutë të veten , e nëse e ka dëgjuar ndonjë këngë me lahutë të kënduar serbisht atëherë ajo është malazeze , por edhe malazezët lahutën e kanë nga ne.

I pyetur nga gazetarët që një shqiptar i Shqipërisë të merret me studimin e marrëdhënjeve serbo-shqiptare , ai përgjigjet : “ Dikush duhet tabëjë këtë studim ,dhe e vendosa. Ne me serbët jemi fqinj , i kemi problemet tona e kemi historinë e rëndë ndër veti , e kemi dramën , e kemi komedinë dhe tragjedinë në mes veti ; dhe ja të fillojmë të shkruajmë diçka ndryshe . Nuk desha të jam publicist e as gazetar se pse unë jam shkencëtar dhe dua të punojë në mënyrë shkencore.”

Unë e përgëzoj profesorin për dëshirën e tij pajtuese me serbët por shkenca nuk ka shpirtbardhësi (gjenerozitet ) , shkenca e ka të vërtetën dhe asaj duhet t`i përmbahemi kurse profesori thotë

« Anyway, whoever took these instruments in hand first was certainly neither Albanian nor Serbian as we know them today «  Pra , sipas tij Lahuta nuk është as shqiptare e as serbe .

Në intervista e ndryshme të mediumeve serbe që Rigels Halili flet shihet që ai e kërkon një afrim miqësor me serbët jo në bazë shkencore duke e ndarë të bardhën nga e zeza por e luan “ qengjin e butë që i thithë dy nëna “

Kur gazetari i portalit “ Kosova për Sanxhakun “ e pyet se pse ishte kritik kundër Kadaresë dhe librit të tij «  Dosja H « , ai përgjigjet se nuk e di se a kam qenë kritik , problem qëndron aty që ai roman lexohet si punim shkencor , çka nuk është e vërtetë për romanin.

Rigelsin e pengon dhe e kritikon Kadarenë sepse porosia e librit të tij është se” këngët shqiptare janë më të mira dhe se janë homerike, , kurse krijimet e të tjerëve ( në këtë rast serbëve fxh ) janë kopje të gjalla.

Rigelsi thotë se Kadare e ka shkruar librin në vitet e tetëdhjeta , se sikur të e shkruante sërish do të thoshte “ se një serb dhe një shqiptar do të shkruanin këngën e tyre në mënyrë të njëjtë “

Pra , profesor Rigels Halimi nuk e pranon të vërtetën shqiptare qe jemi popull homerik por e barazon epikën ( vjetërsinë e kombit ) shqiptare me atë serbe.

Pika më e nxehtë për serbët është “ Eposi i Kreshnikëve “ që serbët mundohen në çdo mënyrë ta përvetësojnë si të tyre , profesori është shumë i pa definuar dhe jo i prerë në këtë tematikë.

Serbët e kanë edhe problemin tjetër historik , që me anën “ shkencore “ të shqiptarëve të fitojnë në lashtësinë e tyre historike dhe të jenë bile edhe më të vjetër se ne.

Nëse ju kujtohet libri i prof. Bardhyl Musarajt “ Shqau “ ku me çdo kusht mundohet të që termin e shkizmës shkau , shqau që ne i quajtëm shqiptarët ortodoks pas ndarjes së Kishave 1054 , ta përjetësojë si komb sllav , të njëjtën lojë e luan edhe profesori i Varshavës kur thotë ;

“-What does “shkje” mean?

-The term derives from the Latin “slavus” and thus means Slavic. It is now used by Albanians to indicate all Slavs, even Orthodox. “

-Jo profesor jo , je gabim sa nga toka e deri në qiell , kjo që thua nuk qëndron. Shkenca e jote këtu çalon ,mashtron dhe krijon histori të rrejshme për serbet .

Profesori e merr edhe një rol tjetër të arbitrit në gjykimin e planeve të dy akademive , të asaj shqiptare dhe asaj serbe dhe thotë : Akademici nisu odgovorni za ratne zločine – Akademikët nuk janë përgjegjës për krime lufte.

Profesor më duket që nuk e paske lexuar asnjë dokument të SANU-s serbe , dhe të lutem mos i barazo gjërat. E sa i përket akademisë shqiptare të them se ndër ta nuk kishte kurrë shpirt shqiptari. .

( Profesori i Varshavës i paska analizuar këto dy dokumente : Memorandum Srpske akademije nauka i umetnosti (iz 1986. godine) i Platformu za rešenje albanskog nacionalnog pitanja (koju je objavila Albanska akademija nauka 1998. godine).)

Nejse, të mos e zgjas ; është krenari të kesh një profesor shqiptar ne dy Universitete polake , por mundësisht që ai të punojë ashtu që bota sllave ta kuptojë drejt çështjen shqiptare.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora