E premte, 19.04.2024, 11:42 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Jashari: Reflektimi i akteve terroriste islamike të 11 shtatorit 2001 në Luginë të Preshevës dhe propaganda pro-talebane e policisë së Serbisë

E shtune, 11.09.2021, 05:52 PM


Reflektimi i akteve terroriste islamike të 11 shtatorit 2001 në Luginë të Preshevës dhe propaganda pro-talebane e policisë së Serbisë

Nga Skender Jashari

Përkundër që kisha lexuar dhe dëgjuar për shumë hoxhallarë bashkëpunëtorë të Serbisë dhe hoxhallarë të ushtrisë së Serbisë, që kishin islamizuar përdhuni të parët e familjes time dhe bashkombasit në Luginë të Preshevës, veçmas kriptokatolikët(Laramanët) e Karadakut të Luginës së Preshevës, të islamizuar pas pushtimit serb të 1912-ës. Duke qenë se më identifikonin si “qafir i Luginës së Preshevës”, nuk rreshtnin përpjekjet e tyre, për t’më islamizuar. Pastaj edhe duke pasur përvojë personale që kisha hetuar disa dhjetëra agjent islamik të Serbisë, që ishin inflitruar në Luftën e UÇPMB-së( në Zonën Operative të Preshevës, me theks të veçantë në Bukoc dhe në Rahovicë), që kishin qëllim etiketimin e luftës tonë çlirimtare si luftë terroriste islamike, por edhe për të kryer tradhëti dhe vrasje në pabesi ndaj Luftëtarëve tonë.

Dhe në fund, një ndër rastet që definitivisht më bindën, që terrorizmi islamik në Ballkan, e sidomos në  Trojet Shqipëtare, patjetër drejtëpërdrejtë e  shumë rrallë tërthorazi, drejtohen nga Serbia.

Akti terrorist  i 11 shtatorit 2001, ndau qartazi Shqipëtarët, të cilët të gjithë u rreshtuam në mbështetje të SHBA-së dhe kundër terroristëve islamik, derisa bashkëpunëtorët e Serbisë në Luginë të Preshevës, që të gjithë dolën në mbështetje të Bin Ladenit dhe kundër SHBA-së. Bashkëpunëtorët e Serbisë kishte kohë që i thurrnin lavde Osama Bin Ladenit, terroristëve islamik, xhihadistëve etj. Me rastin e sulmit terrorist islamik të 11 shtatorit 2001, jo vetëm bashkëpunëtorët e Serbisë, por propagandë pro Al Kaidës dhe kundër SHBA-së bëri edhe policia serbe në luginë të Preshevës. Për disa muaj në vazhdimësi derisa zhvillohej lufta kundër regjimit taleban në Afganistan, zhvillohej një propagandë e njerzëve të Serbisë për të propagandu në mesin e “muslimanëve” Shqiptar, radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin islamik. Nga ana tjetër, ishim shumë të pakët Shqipëtarët në Luginë të Preshevës, që kundërpropagandonim, e kjo ishte shumë armiqësore për Serbinë. Propaganda pro Bin Ladenit, terrorizmit islamik etj dhe kundër SHBA-së, u intensifiku sidomos në muajin tetor 2001 deri në muajt e parë të vitit 2002.

Më 19.01.2002( e shtunë), në  fshatin Rahovicë, komuna e Preshevës, në familjen time vje G. S. duke kërkuar numrin e telefonit të familjes. Të nesërmen fillon kërcënimi përmes  telefonit të policit serb përgjegjës të lagjes tonë. Personin G.S. e njihnim familjen e tij për bashkëpunëtorë të Serbisë, gjyshi i tij si hoxhë bashkëpunëtorë i Serbisë kishte shpërngulur Shqipëtar për në Turqi, në këmbim të një “hajmalie” u kishte marrë bashkëfshatarëve edhe “tokën e vetme të bukës”. Më 20.01.2002, ( e diel), ora 23:00- 00:00,  thërret në telefon  një serb, personalisht e kam hapur telin, derisa në dhomë ishin prezent edhe disa mysafirë( fqinjë tonë). Gjatë kësaj kohe 6 herë thërret dhe herat e fundit filloi të kërcënonte dhe nuk tregonte kush është. Mua më thoshtë  në gjuhën shqipe:” shko kah vllezrit tu musliman  shihe  çka t’i bënë terroristët amerikan”, e unë i  thoja :” do të shkojë me amerikanët, me t’i vra  terroristët  e tu”,  vazhdoi duke përsërit ” ti je musliman”, derisa sa herë ia përsërisja që ”isha katolik”, e vëreja që reagonte shumë më ashpër, e pastaj filloi të fyente dhe kërcënonte edhe më rëndë. Më 21.01.2002( e hënë), ora 00:30 të natës, ka telefonu sërish polici serb, i cili u identifiku  me emër e mbiemër, në bazë të zërit nga babai im, ku edhe kishte kërcënuar:” kam me ju vra, kam me ju djegë, shpijën kam me ia  kallë,  ju jeni srpski muslimani” etj. Nga 20-30.01.2002, vazhdimisht çdo mbrëmje thërriste sidomos pas orës 22 deri ora 00:00, me të njejtat kërcënime, e për të cilat në vazhdimësi janë lajmëruar institucionet ndërkombëtare. Pas këtij rasti, Policia serbe kuptoi që nuk kishte më gjasa në islamizimin as të dhunshëm të familjes tonë të ngushtë, por arriti t’i islamizonte( madje edhe t’i  detyronte për  bashkëpunëtorë të saj) disa nga xhaxhallarët.

Aktet terroriste islamike të 11 shtatorit 2001, njëherë e përgjithmonë ndryshuan botën. Që nga akti terrorist i 11 shtator 2001, në tërë botën shihet që kur flitet për terrorizëm, automatikisht nënkuptohet me terrorizmin islamik.[1] Edhe përkundër faktit që tentohet në  vazhdimësi të  bëhet  dallimi duke mos e lidhur terrorizmin  në botë  me fenë islame. Islami pas 11 shtatorit 2001, u vendos në qendër të vëmendjes, në ndërlidhjen në mes religjionit dhe terrorizmit, pasiqë sulmet terroriste me vetëvrasje nga viti 1981 deri në mars 2008, ishin 2000 raste më shumë, e të cilat shumica i atribuoheshin xhihadistëve islamik.[2] Krahasuar në aspektin sasiorë, nga viti 1968, deri në vitin 2005, organizatat terroriste islamike janë përgjegjëse për 86.9% të viktimave si dhe për 93.6% të të gjitha akteve terroriste.[3]

Terrorizmi trajtohet si kërcënim global, në veçanti terrorizmi islamik ( p.sh në
vitin 2007 në vendet e BE-së, ishin kryer 256 akte terroriste nga terroristët islamik,
krahasuar me aktet terroriste të seperatistëve që ishin 226 raste). Organizatat terroriste
islamike, kanë kryer numrin më të madh të akteve terroriste kundër vendeve të
Europës Perëndimore dhe SHBA-së.[4] Europa është më e kërcënuar nga terrorizmi
islamik,[5] e njejta  shihet edhe  në kohët  e fundit. Sipas statistikave në vitin 2011, krahasuar me vitin 2002, numri i akteve terroriste në botë është rritur për 234%,[6] dhe sesa e rrezikshme është kjo dukuri më mirë mund të vërehet që në vitin 2000, nga aktet terroriste vdiqën 3.320 persona, kurse në vitin 2014 vdiqën 32.685 njerëz.[7] Grupet operative terroriste, në vitet 2002-2011, në të shumtën e rasteve, vepruan me më pak se 10 terrorist, derisa aktet terroriste i kanë kryer me sukses, që
sjellej nga 89-97%, kurse për vitin 2011, është 90.7%.
[8]

Edhe përkundër dy shteteve tona, pothuajse asgjë nuk kanë bërë, që të parandalonin fenomentet kriminale të terrorizmit islamik, derisa pastaj shumë pak bënë në luftimin efikas tëterrorizmit islamik. Atë që qarqet serbe e propagandonin kundër Luftërave tona Çlirimtare, që na etiketonin si terrorist islamik, në praktikë tashmëteomercenarë( hoxhallarë të sposorizuar, ndikuar a lidhur me qarqet serbe) filluan ta propagandonin në predikimet e tyre politiko-propaganduese duke thënë që gjoja ne paskemi luftu për Islam. Vetëm për njëdekadë, falë propagandës pro-talebane të injektuar nga shërbimet serbe dhe të kryer nga teomercenarët( hoxhallarët vehabi), Kosova u talebanizu. Nëfillim shihnim hoxhallarët vehabi, që pas tyre s’kishin asnjë ”taleban”, e që duhej të procedoheshin penalisht të tillët që shpërndanin ideologji talebane-terroriste islamike, por kjo nuk u bë nga institucionet relevante. Pastaj me rastin e krijimit të ”masës kritike”, një shtet infantil ishte e kuptuar që do dështonte në luftimin e terrorizmit islamik. Prandaj pas një dekade nga sulmet terroriste islamike të 11 shtatorit 2001, Kosova u bë eksportuesja më e madhe e terroristëve islamik për në ISIS.[9]

Për fat të keq, Serbia dhe Greqia siç kishin arritur mrekullisht të zbatonin planprogramet e tyre të Naçertanisë dhe Megali Idesë, për identifikimin e Shqipëtarëve musliman si turq, sot suksesshëm arritën t’i identifikojnë një pjesë të Shqipëtarëve musliman me taleban, ISIS dhe terrorist islamik. Edhe përkundër faktit që kemi dy shtete nominalisht shqiptare, por të cilat lejuan talebanizimin e Shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe në Mal të zi.

Më:11.09.2021

Skender Jashari  iburgosurpolitiknga  EULEX, për   rastet  e sulmevekundërpolicisëdhexhandarmërisë  sëSerbisënë  Dobrosinkomuna e Bujanocit. Kyshkrimështë  pjesë e  marrurnga  punimiibërë  gjatë  qëndrimitnë  burgiminpolitik!

Master drejtimijuridiko-penal dhestudimejoformaleushtarake.



[2]Sara Silvestri and James Mayall FBA: The Role of Religion in Conflict and Peacebuilding, The Britich Academy,
2015, faqe 21.

[3]Po aty, faqe 23.

[4]EU Terrorism situation and trend report 2007 faqe 14.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora