| E shtune, 11.09.2021, 05:52 PM |
Reflektimi i akteve terroriste islamike të 11 shtatorit 2001 në Luginë të Preshevës dhe propaganda pro-talebane e policisë së Serbisë
Nga Skender
Jashari
Përkundër që kisha lexuar dhe dëgjuar për shumë hoxhallarë
bashkëpunëtorë të Serbisë dhe hoxhallarë të ushtrisë së Serbisë, që kishin
islamizuar përdhuni të parët e familjes time dhe bashkombasit në Luginë të
Preshevës, veçmas kriptokatolikët(Laramanët) e Karadakut të Luginës së
Preshevës, të islamizuar pas pushtimit serb të 1912-ës. Duke qenë se më
identifikonin si “qafir i Luginës së Preshevës”, nuk rreshtnin përpjekjet e
tyre, për t’më islamizuar. Pastaj edhe duke pasur përvojë personale që kisha
hetuar disa dhjetëra agjent islamik të Serbisë, që ishin inflitruar në Luftën e
UÇPMB-së( në Zonën Operative të Preshevës, me theks të veçantë në Bukoc dhe në
Rahovicë), që kishin qëllim etiketimin e luftës tonë çlirimtare si luftë
terroriste islamike, por edhe për të kryer tradhëti dhe vrasje në pabesi ndaj
Luftëtarëve tonë.
Dhe në fund, një ndër rastet që definitivisht më bindën, që
terrorizmi islamik në Ballkan, e sidomos në
Trojet Shqipëtare, patjetër drejtëpërdrejtë e shumë rrallë tërthorazi, drejtohen nga Serbia.
Akti terrorist i 11
shtatorit 2001, ndau qartazi Shqipëtarët, të cilët të gjithë u rreshtuam në
mbështetje të SHBA-së dhe kundër terroristëve islamik, derisa bashkëpunëtorët e
Serbisë në Luginë të Preshevës, që të gjithë dolën në mbështetje të Bin Ladenit
dhe kundër SHBA-së. Bashkëpunëtorët e Serbisë kishte kohë që i thurrnin lavde
Osama Bin Ladenit, terroristëve islamik, xhihadistëve etj. Me rastin e sulmit
terrorist islamik të 11 shtatorit 2001, jo vetëm bashkëpunëtorët e Serbisë, por
propagandë pro Al Kaidës dhe kundër SHBA-së bëri edhe policia serbe në luginë
të Preshevës. Për disa muaj në vazhdimësi derisa zhvillohej lufta kundër
regjimit taleban në Afganistan, zhvillohej një propagandë e njerzëve të Serbisë
për të propagandu në mesin e “muslimanëve” Shqiptar, radikalizmin, ekstremizmin
dhe terrorizmin islamik. Nga ana tjetër, ishim shumë të pakët Shqipëtarët në
Luginë të Preshevës, që kundërpropagandonim, e kjo ishte shumë armiqësore për
Serbinë. Propaganda pro Bin Ladenit, terrorizmit islamik etj dhe kundër
SHBA-së, u intensifiku sidomos në muajin tetor 2001 deri në muajt e parë të
vitit 2002.
Më 19.01.2002( e shtunë), në
fshatin Rahovicë, komuna e Preshevës, në familjen time vje G. S. duke
kërkuar numrin e telefonit të familjes. Të nesërmen fillon kërcënimi
përmes telefonit të policit serb
përgjegjës të lagjes tonë. Personin G.S. e njihnim familjen e tij për
bashkëpunëtorë të Serbisë, gjyshi i tij si hoxhë bashkëpunëtorë i Serbisë
kishte shpërngulur Shqipëtar për në Turqi, në këmbim të një “hajmalie” u kishte
marrë bashkëfshatarëve edhe “tokën e vetme të bukës”. Më 20.01.2002, ( e diel),
ora 23:00- 00:00, thërret në
telefon një serb, personalisht e kam
hapur telin, derisa në dhomë ishin prezent edhe disa mysafirë( fqinjë tonë).
Gjatë kësaj kohe 6 herë thërret dhe herat e fundit filloi të kërcënonte dhe nuk
tregonte kush është. Mua më thoshtë në
gjuhën shqipe:” ” shko kah vllezrit tu musliman shihe
çka t’i bënë terroristët amerikan”, e unë i thoja
:” do të shkojë me amerikanët, me t’i vra
terroristët e tu”, vazhdoi duke përsërit ” ti je musliman”, derisa sa herë ia përsërisja që ”isha katolik”, e
vëreja që reagonte shumë më ashpër, e pastaj filloi të fyente dhe kërcënonte
edhe më rëndë. Më 21.01.2002( e hënë), ora 00:30 të natës, ka telefonu sërish
polici serb, i cili u identifiku me emër
e mbiemër, në bazë të zërit nga babai im, ku edhe kishte kërcënuar:” kam me ju vra, kam me ju djegë, shpijën kam
me ia kallë, ju jeni srpski muslimani” etj. Nga
20-30.01.2002, vazhdimisht çdo mbrëmje thërriste sidomos pas orës 22 deri ora
00:00, me të njejtat kërcënime, e për të cilat në vazhdimësi janë lajmëruar
institucionet ndërkombëtare. Pas këtij rasti, Policia serbe kuptoi që nuk
kishte më gjasa në islamizimin as të dhunshëm të familjes tonë të ngushtë, por
arriti t’i islamizonte( madje edhe t’i
detyronte për bashkëpunëtorë të
saj) disa nga xhaxhallarët.
Aktet
terroriste islamike të 11 shtatorit 2001, njëherë e përgjithmonë ndryshuan botën.
Që nga akti terrorist i 11 shtator 2001, në tërë botën shihet që kur flitet për
terrorizëm, automatikisht nënkuptohet me terrorizmin islamik.[1] Edhe përkundër faktit që tentohet
në vazhdimësi të bëhet
dallimi duke mos e lidhur terrorizmin
në botë me fenë islame. Islami pas 11
shtatorit 2001, u vendos në qendër të vëmendjes, në ndërlidhjen në mes
religjionit dhe terrorizmit, pasiqë sulmet terroriste me vetëvrasje nga viti
1981 deri në mars 2008, ishin 2000 raste më shumë, e të cilat shumica i
atribuoheshin xhihadistëve islamik.[2] Krahasuar në aspektin sasiorë, nga viti 1968, deri në
vitin 2005, organizatat terroriste islamike janë përgjegjëse për 86.9% të
viktimave si dhe për 93.6% të të gjitha akteve terroriste.[3]
Terrorizmi
trajtohet si kërcënim global, në veçanti terrorizmi islamik ( p.sh në
vitin 2007 në vendet e
BE-së, ishin kryer 256 akte terroriste nga terroristët islamik,
krahasuar me aktet
terroriste të seperatistëve që ishin 226 raste). Organizatat terroriste
islamike, kanë kryer
numrin më të madh të akteve terroriste kundër vendeve të
Europës Perëndimore dhe
SHBA-së.[4] Europa është më e kërcënuar nga terrorizmi
islamik,[5] e njejta
shihet edhe në kohët e fundit. Sipas statistikave në vitin 2011,
krahasuar me vitin 2002, numri i akteve terroriste në botë është rritur për 234%,[6] dhe sesa e rrezikshme është kjo dukuri më mirë mund
të vërehet që në vitin 2000, nga aktet terroriste vdiqën 3.320 persona, kurse
në vitin 2014 vdiqën 32.685 njerëz.[7] Grupet operative terroriste, në vitet 2002-2011, në
të shumtën e rasteve, vepruan me më pak se 10 terrorist, derisa aktet
terroriste i kanë kryer me sukses, që
sjellej nga
89-97%, kurse për vitin 2011, është 90.7%.[8]
Edhe përkundër
dy shteteve tona, pothuajse asgjë nuk kanë bërë, që të parandalonin fenomentet
kriminale të terrorizmit islamik, derisa pastaj shumë pak bënë në luftimin
efikas tëterrorizmit islamik. Atë që qarqet serbe e propagandonin kundër Luftërave
tona Çlirimtare, që na etiketonin si terrorist islamik, në praktikë tashmëteomercenarë(
hoxhallarë të sposorizuar, ndikuar a lidhur me qarqet serbe) filluan ta
propagandonin në predikimet e tyre politiko-propaganduese duke thënë që gjoja
ne paskemi luftu për Islam. Vetëm për njëdekadë, falë propagandës pro-talebane
të injektuar nga shërbimet serbe dhe të kryer nga teomercenarët( hoxhallarët
vehabi), Kosova u talebanizu. Nëfillim shihnim hoxhallarët vehabi, që pas tyre
s’kishin asnjë ”taleban”, e që duhej të procedoheshin penalisht të tillët që
shpërndanin ideologji talebane-terroriste islamike, por kjo nuk u bë nga
institucionet relevante. Pastaj me rastin e krijimit të ”masës kritike”, një
shtet infantil ishte e kuptuar që do dështonte në luftimin e terrorizmit
islamik. Prandaj pas një dekade nga sulmet terroriste islamike të 11 shtatorit
2001, Kosova u bë eksportuesja më e madhe e terroristëve islamik për në ISIS.[9]
Për fat të keq,
Serbia dhe Greqia siç kishin arritur mrekullisht të zbatonin planprogramet e
tyre të Naçertanisë dhe Megali Idesë, për identifikimin e Shqipëtarëve musliman
si turq, sot suksesshëm arritën t’i identifikojnë një pjesë të Shqipëtarëve
musliman me taleban, ISIS dhe terrorist islamik. Edhe përkundër faktit që kemi
dy shtete nominalisht shqiptare, por të cilat lejuan talebanizimin e Shqiptarëve
në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe në Mal të zi.
Më:11.09.2021
Skender Jashari iburgosurpolitiknga
EULEX, për rastet e
sulmevekundërpolicisëdhexhandarmërisë sëSerbisënë Dobrosinkomuna e
Bujanocit. Kyshkrimështë pjesë e marrurnga punimiibërë
gjatë qëndrimitnë burgiminpolitik!
Master drejtimijuridiko-penal
dhestudimejoformaleushtarake.
[1]https://www.usip.org/sites/default/files/PWJan2006.pdffaqe 1,
(20.05.2017).
[2]Sara
Silvestri and James Mayall FBA: The Role of Religion in Conflict and
Peacebuilding, The Britich Academy,
2015, faqe 21.
[3]Po aty,
faqe 23.
[4]EU Terrorism situation and trend report 2007 faqe 14.
[5]http://www.ffi.no/no/Rapporter/04-01146.pdffaqe
21-24 dhe 89, http://www.ffi.no/no/Rapporter/04-01146.pdffaqe
18-27. (20.05.2017).
[6]http://reliefweb.int/sites/reliefweb.int/files/resources/2012-Global-Terrorism-Index-Report.pdf
faqe 23, (20.05.2017).
[7]http://economicsandpeace.org/wp-content/uploads/2015/11/Global-Terrorism-Index-2015.pdffaqe 2, (20.05.2017).