E enjte, 28.03.2024, 12:51 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Kur vjen 11 shtatori në New York

E shtune, 11.09.2021, 06:54 PM


Kur vjen 11 shtatori në New York

Ndjesi të veçanta për dy dekada në perkujtim të tragjedisë së 11 shtatorit, për të cilën po sjellë vetëm një fragment nga një orë mësimi në New York

Nga Keze Kozeta Zylo

Në çdo 11 Shtator Amerika përkujton me dhimbje tragjedinë më tronditëse që ndodhi në zemër të botës, në Manhattan, të shkaktuar nga terroristët botërorë.

Këtë vit është 20 vjetori, ku katër avionë u rrëmbyen nga grupi radikal islamik Al Kaeda dhe shkrumbuan dy kullat binjake qendrat më të mëdha tregëtare botërore. 3,000 njerëz u dogjën, vdiqën atë ditë, midis tyre më shumë se 400 punonjës të urgjencës.

Në të githa shkollat amerikane, studentët nderojnë me një minutë heshtje mijëra amerikanë, që humbën jetën tragjikisht, më 11 shtator, 2001.

Kur drejtori i shkollës lajmëroi studentët me qendër zëri të mbanin një minutë heshtje për viktimat, të gjithë ulën kokat në shenjë nderimi dhe respekti për viktimat dhe familjet e tyre.

Një ditë më parë në orën e sociologjisë mësuesja e lëndës i këshilloi studentët se si mbahet një minutë heshtje.  Ajo i sqaroi ata se ne jemi në shkollë publike amerikane dhe secili do t’i nderojë viktimat në mënyren e vet, ja psh vazhdoi ajo: “Ju mund te luteni, si kristian, katolik, ortodoks, mysliman, hebre, ose siç e mendoni mënyrën për t’u lidhur me ta, me shpirtrat e tyre…mjafton të jemi së bashku në lutje.

E ndërsa nderoja dhe unë së bashku me klasën përkujtoja dhe bëja homazhe në mënyren time për viktimat e 11 Shtatorit, ndërkohe nuk kishja se si të mos emocionohesha së tepërmi, për mundësinë që njerëzit gjejnë mënyrat dhe format për t’u bashkuar në hidhërime dhe gëzime, pavarësisht nga besimet, ngjyrat, postet, kombet… Bota e qytetëruar i ndjen plagët ende të familjarëve sepse ajo di që të shikojë me sytë e paqes përtej flakëve përpirëse të 11 shtatorit dhe zemra iu rreh fort si dallgët e detit që përplasen ndër shkëmbinjtë, kur dëgjon emrat e tyre një për një.  Mirëpo kjo ndodh vetëm në vendet më demokratike të botës, në vendet që zbatojnë një kushtetutë të ndërtuar me shekuj, e në këtë rast është pikërisht Amerika, ku ka pranuar në zemrën e saj, miliona njerëz nga e gjithë bota, e ndërmjet tyre qysh dy shekuj më pare dhe nga Shqipëria jonë!

Gjëja që do më ngelet më shumë në kujtesë në këtë orë përkujtimore ishin disa thënie të përgatitura nga nxënësit marrë nga autori Grenville Kleiser (1868-1953).  Grenville Kleiser është një autor i Amerikës së Veriut. Ai ka lënë një sërë librash frymëzues, udhërrëfyes dhe ka punuar si professor për fjalimet publike në “Yale” Universitet.

Kur studentja e talentuar Teresa lexonte thëniet e tij, si psh: “Në qoftë se unë bëj gjëra të mira sot, dhe ju shërbej në jetë, apo ju ndihmoj, më tregoni se si do t’i realizoni keto?

Fjalia e fundit “Më tregoni se si do t’i realizoni këto? shoqërohej si refren nga e gjithë klasa.

Thënien e dytë e lexoi vajza me origjinë familjare nga Jordania me emrin Alla si: “Në qofte se unë sjell në rrugë të drejtë një njeri që ka gabuar dhe e ndihmoj atë të hyjë në rrugë të mbarë”?

Klasa vazhdoi refrenin: Më tregoni se si do t’i realizoni këto?

Studenti i tretë me emrin Christofer lexoi: “Nëse unë mund të ndihmoj njerëzit me derpresion dhe të përhapë më shumë lumturi”? Klasa si në kor këndonte refrenin: “Më tregoni se si do t’i realizoni këto”?

Thënien e katërt dhe të fundit e lexoi Muhameti, një djalë zeshkan, i qetë, simpatik.

Ai vazhdoi: “Në qofte se unë ushqej një zemër të uritur dhe lajmëroj për një fillim të mire”? Klasa vazhdonte refrenin pas thënieve brilante, me qëllimin për t’i diskutuar më vonë së bashku se si gjenden mënyrat dhe format për të realizuar gjëra me vlerë në jetë, gjëra që t’i shërbejnë njerëzimit.

Pasi u mbaruan këto thënie së lexuari që të mbushnin shpirtin me jetë, mendoja se bota do të ishte shumë herë më ndryshe, dhe refreni i përsëritur nuk do të kishte nevojë për të treguar rrugën, pasi atë duhet ta shihnim konkretisht në jetë dhe në botën që na rrethon.

Studentët u larguan nga klasa të frymëzuar pozitivisht, me emocione të marra nga një shkrimtar, që ngeli i pavdekshëm me thëniet, inspirimin dhe mesazhin e Paqes.

Sidoqoftë njerëzit, kanë të gjitha mundësitë për t’i treguar njeri-tjetrit dashurinë, fisnikërinë dhe vëllazërinë, që tragjedia e 11 Shtatorit mos të përsëritet më!

Amen!

New York,

11 Shtator, 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Në Vatër u përkujtua 5 Vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” filloi plot sukses vitin e ri akademik Kozeta Zylo: Mark Gjonaj midis Shkollës Shqipe “Alba Life” Kozeta Zylo: Lamtumirë poeti kombëtar Agim Shehu Kozeta Zylo: Takim bashkëpunimi me z. Mark Gjonaj Keze Kozeta Zylo: U kujtofsh përgjithmonë Uran Kostreci! Kozeta dhe Qemal Zylo: Lamtumirë poet i ndritur Petrit Ruka Kozeta Zylo: Amerika, Atdheu i dytë i shqiptarëve dhe Pavarësia e saj Kozeta Zylo: Marko Kepi dha konferencë shtypi përpara mediave dhe zgjedhësve të tij, NY Kozeta Zylo: Agroni dhe Ylli dy artistë grykë argjendi të Tepelenës dhe Kombit Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” NY, mbylli me plot sukses vitin shkollor akademik Kozeta Zylo: Nëna nga Kosova Zoje Prendi iu bashkua në përjetësi 5 djemve të vrarë nga serbët Kozeta Zylo: Takim me Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës, Ambasador Frymëzim Isufaj Kozeta Zylo: Ja pse do të votoj për Marko Kepin, këtë bir të Arbërisë Kozeta Zylo: Niagara, simfonia e ujit dhe betimi i Presidenti Roosevelet pas vrasjes së presidentit McKinley Kozeta Zylo: Kryesia e Shoqatës shqiptaro Amerikane “Skënderbej” vazhdon të punojë me dinjitet dhe atdhetarizëm Kozeta Zylo: Mësonjëtorja e parë e Korçës është pasuri kombëtare dhe jo lokale Kozeta Zylo: Lule mimozat e Shkollës Shqipe “Alba Life” në New York Kozeta Zylo: Lamtumirë Agim Krajka! Kozeta Zylo: Lamtumirë Kujtim Gjonaj, “Mjeshtër i Madh”

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora