| E premte, 10.09.2021, 08:18 PM |
Ditë e re, nafakë e re,- thuhet andej nga ne malokësia! Në ditën e re je më i kthjellët!
Nga
Enver Bytyçi
Dje
ndodhi ajo që pritej. Kryetari i PD-së shpalli "non grata" në këtë
parti themeluesin e liderin historik të saj. Nuk është bërë hataja! Por nëse
sorosistët do ta donin Lulin, do ta kishin ndaluar Edi Ramën ta merrte
pushtetin me dhunën e patronazhistëve dhe të parave e do ta sillnin atë në
pushtet. Ardhja e Ramës në pushtet e ka zënë Lul Bashën në çark.
Publiku
është në kërkim të një njeriu që përballet me Edi Ramën dhe e nxjerr atë në
pension politik. Në këto kushte era fryn në favor të Sali Berishës! Asnjë shans
nuk ka që demokratët dhe shqiptarët të përkrahin një lider që nuk bën
ndryshimin politik në Shqipëri. Sali Berisha duhet të zotohet se do ta bëjë
këtë ndryshim. Dhe ai e ka të sigurt jo vetëm përkrahjen e demokratëve, por të
shumicës dërmuese të shqiptarëve!
Mjafton
të dalë garant për ta shporrur Edi Ramën! Dhe shqiptarët atij i besojnë! Ata i
besojnë madje një njeriu që nga 22 vite në politikë aktive si kryetar i Partisë
Demokratike, 13 i ka patur në krye të piramidës së pushtetit! Kjo nuk ndodh me
askënd tjetër! Eshtë fat i madh të të besojnë dhe është gropë e madhe ta
humbësh besimin!