E marte, 19.03.2024, 05:10 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: “Parku i Grave” - W-ce publike

E premte, 10.09.2021, 07:55 PM


“PARKU I GRAVE” - W -ce PUBLIKE

NGA KALOSH ÇELIKU

Moti kohë nuk kisha qenë te “Parku i Grave”, që nga pritja e Vitit Ri festiv 2021. Edhe, pse: në atë “Park të Grave”, i kisha kaluar Ditët dhe Netët rinore i strukur nën dëllinja asaj kohe si nxënës i shkollës mesme, në Shkup. Që, Sot: ato dëllinja janë rritur pisha.

Masat Qeveritare, për të më “mbrojtur” nga Koronavirusi, duke i mbyllur edhe Tavernat, për ato që nuk kanë marrë vaksinë, më detyruan të kthehem te “Parku i Grave”. Vendstrehimi im si nxënës me cuca dhe gra besnike ta kaloj Natën e Madhe, Dhe,  Sot: banor i Shkupit te “Parku i Grave”, ta kaloj “Ditën” e Nesërme me Pandemi partiake politike.

Edhe, pse: Sot, nuk kam asnjë Tavernë të lirë, së paku ku ta kaloj Natën e Madhe. E, as Ditën e Nesërme. Aqmëpak, të pi një gotë raki rrushi me gratë e mia besnike. Ose, një birrë “RRAPI”. Dhe, ulem pas kaq viteve te “Parku i Grave”.

Përçudi, “Parku i Grave” para Kuvendit të Maqedonisë Veriut, përsëri edhe kësaj radhe kishte mysafirë: burra, dhe gra besnike. Nuk ka problem. Fatkeqsisht, jo si të atyre ditëve të “lumtura” dikur nën dëllinja te “Parku i Grave”. Edhe, këto burra, dhe gra jetonin në “Liri”. Përballë meje rrinin disa burra “asganë” pa asnjë Grua.

Përsëri, Nuk ka problem, Nuk më pengonte biseda e tyre nacionaliste në ndikime të alkoolit. E, kisha me vete Botën time artistike. Po. E dini çka më tmerroi: Njëri nga ato “burra” u çua dhe pëshurri nën këmbët e “Gruas Parkut Grave”, para Kuvendit të Maqedonisë Veriut?! Njëzetë metra, që e kishte larg W -cenë publike të Qendrës Tregtare, në podrum?!

Inati, do më vinte që ky “trim” të ishte shqiptar sipas gjuhës kominikuese mes vete. Fatmirësisht, nuk  ishte shqiptar. Prandaj, edhe thashë me vete: “Parkun e Grave”, Sot: e shpalli publikisht W -ce publike, Qeveria e Maqedonisë Veriut, po jo edhe  nga “terroristë” shqiptar...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora