E shtune, 25.09.2021, 05:48 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gjon Keka: Gjergj Kastrioti - busulla e orientimit dhe Tempulli i bashkimit të kombit

E enjte, 09.09.2021, 07:25 PM


Gjergj Kastrioti

busulla e orientimit dhe Tempulli i bashkimit të kombit

Nga Gjon Keka

Ja pse nuk lind më një Udhëheqës, Strateg e Mbret i tillë si Gjergj Kastrioti :

Gjergj Kastrioti nuk vraponte pas posteve e titujve,  por i dhanë të tjerët poste e tituj sipas meritës, pa i kërkuar ato,

Ai e donte lirinë, përparimin dhe fuqizimin e Atdheut dhe Shtetit të tij.

Ai nuk vraponte pas pasurisë vetjake, por donte ta bënte Atdheun e tij të pasur,  të zhvilluar e të fuqishëm,

Ai vdiq si një Mbret i varfër, sepse tërë pasurinë e tij e kishte vënë në shërbim të atdheut respektivisht Arbërisë së tij.Ndërsa Mbretërit e Princat tjerë europian lanë pas pasuri, ari e pallate të tyre, Gjergj Kastrioti nuk la pasuri, sepse e kishte vënë në shërbim të atdheut,  prandaj ai la një shembull të pavdekshëm në historinë e qeverisjes dhe udhëheqjes së Shteteve apo Mbretërive,

Ai luftoi për liri, për pavarësi, për rikthimin e dinjitetit dhe bashkimit arbëror,

Ai ishte „njeri i virtytit“ sikur që thoshte edhe vetë dhe „jo i fatit“,

Ai sakrifikojë gjithçka për të mirën e përgjithshme të Atdheut,

Ai jetoi si një i shenjtë,  dhe u bë Busulla e orientimit dhe Tempulli i bashkimit të kombi i tij,

Ai ishte komandant i papërsëritshëm, sepse edhe në Ushtrinë e tij dhe në Shtetin e tij kishte disciplin, moral dhe pastërti patriotike,

Ai e vendosi jetën e tij dhe të familjes së tij në rrezik, vetëm e vetëm që Atdheu i tij ta shohë dritën e lirisë,  pavarësisë dhe përparimit,

Ai e donte Shtetin(Mbretërinë) e tij, qytetarët e tij pa dallim i pasur apo i varfër,  i vogël apo i madhë, dhe pa dallim pozitave në shoqëri,  sepse ai Atdheun e konsideronte si një Trup i përbashkët,

Ai u bë i dashur për qytetarët e tij, sepse ia ktheu gëzimin e lirisë,  pavarësisë dhe sa ishte gjallë e mbajti të bashkuar dhe e ruajti Arbërinë në themelet e saj dhe të paraardhësve,

Ai hyri përjetësisht në zemrat e arbërorëve dhe nuk doli më kurrë, por vetëm sa u bë edhe më i gjallë deri në ditët tona.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Lekë Mrijaj: Në kujtim të veprimtarit Nikollë P. Mrijaj Hasan Hasanramaj: Nëna Terezë e motrat e saja dhanë gjithçka për njeriun skamnor Mevlud Buci: Lum ç’sokola ka le Lura, si Mark Ndreca, burrë mbi burra Sadik Bejko: Sherif Merdani - Askush nuk do të kthehet në vendin e fatkeqësisë Albert Vataj: Kastriot Dervishi, zëri i fuqishëm i të vërtetave Nue Oroshi: Edhe një shkëmb i fortë i Arbërisë iu shkëput tokës së Dardanisë Prend Buzhala: Homazh për Kolë Berishën Lekë Mrijaj: Prof. Pal Canaj, një emër i spikatur në rrafshin intelektual Mehmetali Rexhepi: Lamtumirë rapsodi i ditëve tona, Demir Krasniqi Dorian Koçi: 17 gushti shënon helmimin e martirit të kombit, Petro Nini Luarasit Fran Gjoka: Regjina Zefaj, një nënë e shkëlqyer, një bashkëshorte model, një profesioniste e rrallë Jahja Drançolli: Një humbje e pakthyeshme e madhështisë së vërtetë! Albert Vataj: Havzi Nela, martiri i fjalës së lirë Bajram Çeliku: 200 vjetori i lindjes të Komandant - Gjeneralit me kësulë të bardhë Emin Çeliku Kastriot Dervishi: Kosova të nderojë Dom Shtjefën Kurtin dhe jo adhuruesit e vrasësve të tij Ilir Çumani: Atdheu i mban në gji dinjitarët stoik si ti...! Vilhelme Vrana Haxhiraj: Uran Kostreci, i fundmi autor i sonetit, u nda nga jeta Bedri Tahiri: Shotë Galica dhe hilet e jetës Idriz Zeqiraj: Përkujtesë për Teki Dervishin, mjeshtrin e letrave Gjekë Gjonaj: Malësia përherë do ta kujtojë mjekun e saj të përkushtuar Abedin Axhoviqin

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora