Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: 'Ta kishim vrarë ne dhe jo gjermanët'

| E merkure, 08.09.2021, 06:23 PM |


“Ta kishim vrarë ne dhe jo gjermanët”

Nga Kastriot Dervishi

Ish prefekti Veli Vasjari (1887-1944), ish nënprefekt në kohën e kongresit të Lushnjës dhe ish drejtor i përgjithshëm i Policisë nuk bënte pjesë në formacione politike. Ai kish qenë prefekti i fundit i Korçës dhe ishte larguar më 8 prill 1939. Kur u kthye në vitin u gjend i vrarë më 12.5.1944 në rrugën midis Grabovicës dhe Çërravës teksa udhëtonte autokarron e shoqërisë SATA që vinte nga Tirana.

Në raportin e gjatë të datës 15 qershor 1944, të shtabit të Qarkut të Korçë për Shtabin e Përgjithshëm, nënshkruar nga Teki Kolaneci, për këtë vrasje dallohet një xhelozi e madhe me gjermanët. Ndër të tjera, në letër shkruhej:

“Veli Vasjarin e vranë gjermanët. Gabim bënë shokët që e kishin lënë pa vrarë, por prapë shkoi atje ku duhej”.

Veli Vasjari dhe pjesë nga letra në fjalë