E hene, 18.10.2021, 09:25 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Atdheri

E merkure, 08.09.2021, 05:59 PM


Atdheri

Nga Edison Ypi

Atdheri është një vend banorët e të cilit nuk mburren me prezenca por me mungesa: Me Historinë që nuk e njohin. Artin që s'ja kanë haberin. Lavdinë që nuk e meritojnë. Trimërinë që nuk e kanë.

Atdheri është vendi ku shtëpitë janë Kisha dhe Teqè, banorët janë murgj dhe dervishë që gjithë kohës meditojnë për pandehma.

Në Atdher, ku këndon bilbili, të deh parëvera, të rrënqeth vjeshta, të dalldis Prilli, të sëmur muzgu, rritet një frut që po ta tymosësh të bën të ëndërrosh, po ta shesësh nëpër botë mund të mbytesh në det ose mund të përfundosh në burg.

Atdheri është një patate e zjerë, e nxehtë,  që nuk kafshohet, nuk gëlltitet, nuk hahet, vetëm rrotullohet nëpër gojë shoqëruar me ulurima.

Atdheri është një kazan pa kapak, se e kanë shitur për skrap, ku ditë e natë vlojnë deliret dhe veset më të mbrapshta.

Atdheri është një orë muri pa akrepa me një qyqe që del e bën ku-ku sa herë që i duket se Atdheri ndodhet buzë humnerës dhe botës po i afrohet fundi.

Atdheri do bëhet së afërmi vend pelegrinazhi që do mbledhi male me pare nga budallenj kureshtarë që do vinë nga an' e anës për të marrë në Atdher përvojat e fitimit pa punuar, diturisë pa e kuptuar, dashurisë pa e ndjerë.

Atdheri është vendi ku nëse je mish por ndjehesh sallam, shndrrohesh në derr, dhe nëse je derr por ndjehesh mish, shndrrohesh në sallam nga ai që po ta hash ndjehesh i lumtur.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora