E hene, 18.10.2021, 10:02 PM (GMT+1)

Faleminderit

Hasan Hasanramaj: Nëna Terezë e motrat e saja dhanë gjithçka për njeriun skamnor

E marte, 07.09.2021, 07:16 PM


Nëna Terezë e motrat e saja dhanë gjithçka për njeriun skamnor

Nga Hasan Hasanramaj

Në kuadrin e njëzet e katër vjetorit të vdekjes të Humanistes së Madhe Nënës Terezë  po ia kushtojmë këtë reportazh kushtuar njohurive dhe identitetit te saj, si njeri i kësaj bote për të cilën as filozofët e botës antikë nuk do të mund të jepnin përgjigjen për arsyen që këtë person e ngriti aq lart, e cila arsyen do ta linte të qetë ose do t'ua shuante kureshtjen e amshueshme, sikur që ishte problemi i njohurisë së sendeve . U ngrit shpirti i saj deri te metafizika e Shën Tomës. Sikur të jetonin edhe sot mendimtarët e shquar të mendimit filozofik si  Nistche, Sartre, Camy e shumë filozofë me botëkuptime të ngjashme: a thua a do të mendonin se jeta  për njeriun është  tragjedi, utopi, fshehtësi ose do të shpallnin edhe sot Zotin e vdekur?!  Nëna Terezë gjithsesi me jetën e saj e dëshmoi të kundërtën. Kjo Nënë mbështetet në këtë botë që ta inkurajojë dashurinë e Zotit, ta zbusë vargun e dhimbjeve të ndryshme, që hyjnë thellësisht në trupin-mishin e njeriut. Sigurisht, ata që e kanë njohur këtë  Nënë dhe ne që po i shkruajmë këto fjalë modeste do të pajtohen gjithsesi se kjo qe dhe mbetet e përjetshme si person që është zhytur thellësisht në tiparet e përbashkëta të humanizmit, deri të identifikimi me vuajtjet njerëzore e më varfërinë e të gjithëve. Dashuria e Nënës Terezë gjatë jetës së saj ndaj njeriut, sidomos ndaj atij që është më pak i vlefshëm në sytë e botës së sotme, qe e madhe. Shpeshherë përsëriste atë që të sëmurit e dëshironin, domethënë të jenë të pranuar me kujdes e zell, të respektohet edhe dinjiteti i tyre njerëzor. Nëna Terezë kishte një vendstrehim për të gjithë e për secilin, sepse shihte te ta bijtë dhe bijat e Zotit, për të cilët Krishti flijohet, vdes në kryq e ringjallet. Prandaj në sytë e në zemrën e saj janë të denjë për çdo afekt, nderim e dashuri. Nëse nga mbretëria e Hyjit s'mund të përjashtohet askush, nga marrim ne guxim t'i përjashtojmë  varfanjakët nga të mirat tokësore dhe nga nderimi njerëzor; t'u thuhet se kjo jetë është kotësi, e pakuptimtë e tragjedi; ose do të ishte edhe më mirë t'ia merrnin jetën vetvetes - të mos kishin lindur fare? Dashuria e saj për ta, në përngjasim të asaj hyjnore, i bën të gjithë të barabartë, si vëllezër e motra të një gjiri familjar, edhe pse këta dalloheshin  dukshëm nga aftësia intelektuale ose kulturore, për nga bukuria fizike e tjera. Kjo është, ndoshta e vetmja barazi që solli Nëna Terezë në këtë dhé, që nuk mund të mishërohet me ligj, të shtrëngohet me detyrime, të promovohet me protesta e revolucione, sepse kjo dashuri vjen thjeshtë nga Zoti. Për Nënën Terezë identifikimi me të varfër, në mesin e të cilëve jetonte, nuk është një çështje retorike, por njëmendësi. Asgjë nuk i dallonte duke përfshirë këtu, natyrisht, edhe Motrat e saja nga të varfëritë: as ushqimi, as veshmbathja e as paraja. Më këtë nuk dëshirojmë të themi se vetëm Nëna Terezë e motrat e saja dhanë gjithçka për njeriun skamnor. Atë që Nëna Terezë iu ofroi këtyre "varfanjakëve" është diçka tjetër: Dashuria e dashuria krishtere. Sigurisht, Nëna Terezë, duke iu dhënë këtë dashuri të krishterë njerëzve të lënë pas dore nga shoqëria e verbuar, kishte edhe kritika, që janë absolutisht të paqëndrueshme për shumë arsye. Madje ndihmat e limituara shëndetësore dhe metodat që i zbatonin Motrat e Dashurisë viheshin në pah -  me qëllim që të diskreditohet dobishmëria e tyre. Është më se e vërtetë, nëse merret parasysh çështja statistikore, se veprimtaria e Nënës Terezë ishte e vogël dhe jo aq e rëndësishme në krahasim me nevojat e mëdha të popullatës në fjalë, e të mos themi të botës në përgjithësi, mirëpo secili që njeh mësimin e Krishtit do të pajtohet se krishterimi nuk është vizion statistikor i jetës, siç është pohimi  kundër statistikor, kjo për të cilën në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar që kthehet, sesa për shumicën e të drejtëve. Këtu shihet shembulli i Nënës Terezë, i klithjes së saj për një botë më të drejtë, më humane e më civilizuese. Nëna Terezë arriti ta bëjë revolucionin e madh të dashurisë së krishterë në fund të shekullit XX, sepse kishte fe të gjallë në Zotin dhe feja për të ishte lidhje personale me Krishtin e mishëruar; Kisha ishte për të një Bashkësi, të cilës i takoi, të cilës i mbeti besnike e të cilën e dëgjoi, sepse kishte besimin e paluhatshëm se vetëm ajo mund t'i promovonte denjësisht planet e Zotit në këtë botë. Feja, besnikëria, dashuria, flijimet e Nënës Terezë kurrë nuk do të veniten, por gjithnjë do të sjellin dritë për njeriun e nesërm. Preferenca e saj është aq e qartë saqë secili pati mundësi t'i shohë përparësitë që sjell Zoti. E pra, ajo doli t'i bindë zonjat e zotërinjtë e vendit të merrnin pjesë në misionin e saj. Vërtet, Nëna Terezë mishëroi dashurinë e Krishtit që nuk mund të refuzohet!  Kur analizohet jeta Nënës Terezë, atëherë vetvetiu shtrohet një pyetje: Nga e mori tërë atë fuqi shpirtërore, atë dinamizëm dhe atë energji?  Ndoshta, e tërë ajo që mund të thuhet për Nënën Terezë qëndron në faktin se ajo ishte besimtare e thellë e lutjes, e kurrë nuk prante që të mos lutej ose të mos meditojë e të mos besonte në fuqinë e saj. Jeta e Nënës Terezë ishte një sintezë e filozofisë skolastike, sepse bëri të shohim se qenia e njeriut ka zanafillën dhe kuptimin e vet te Qenia absolute-te Zoti, që mishërohet për njeriun. Edhe këto fjalë po me duken të zbehta për ta paraqitur me këtë rast një Nënë me plot mirësi hyjnore për njerëzimin e kohës së sotme, një  Nënë me plot dashuri të Zotit për të afërmin, një Nënë me shpresë për të ardhmen e pasigurt të njeriut, që ka mbyllur zemrën dhe sytë për vlera shpirtërore e, më në fund, për një Nënë që u flijua krejtësisht për njeriun, si vlerë më e madhe e dashurisë së Zotit nga të gjitha krijesat e veta. Nëna Terezë për krishterimin, por edhe për mbarë botën për të cilën u flijua e, sidomos, për popullin shqiptar nga e mori gjakun, gjuhën dhe fenë. Kjo e shpërbleu për amshim popullin e vet, duke mahnitur botën e civilizimeve, kulturave e religjioneve të ndryshme që, sipas njohurisë sonë, të ketë pasur rrallëherë në histori aq, siç ishte Nëna jonë Terezë. Për këtë shqiptarët dhe mbarë bota duhet të jenë falënderues për amshim.

Gjatë një homelie në Vatikan

E  Madhja Nëna Terezë

Gonxhe Bojaxhiu në mesin e dy vajzave

Fotografia e fundit e Gonxhe Bojaxhiut me rastin e largimit nga Shkupi

Nëna Terezë me Gjon Palin II në shtëpinë ku vdisnin të skamnorët

Nëna Terezë me Gjon Palin II në Vatikan me rastin e hapjes së një shtëpie të re

Pamje nga Vatikani

Nëna Terezë gjatë qëndrimit në Shqipëri i tha Sali Berishës: “Dua të vuaj për kthimin e krishterimit në shtetin shqiptar”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Mevlud Buci: Lum ç’sokola ka le Lura, si Mark Ndreca, burrë mbi burra Sadik Bejko: Sherif Merdani - Askush nuk do të kthehet në vendin e fatkeqësisë Albert Vataj: Kastriot Dervishi, zëri i fuqishëm i të vërtetave Nue Oroshi: Edhe një shkëmb i fortë i Arbërisë iu shkëput tokës së Dardanisë Prend Buzhala: Homazh për Kolë Berishën Lekë Mrijaj: Prof. Pal Canaj, një emër i spikatur në rrafshin intelektual Mehmetali Rexhepi: Lamtumirë rapsodi i ditëve tona, Demir Krasniqi Dorian Koçi: 17 gushti shënon helmimin e martirit të kombit, Petro Nini Luarasit Fran Gjoka: Regjina Zefaj, një nënë e shkëlqyer, një bashkëshorte model, një profesioniste e rrallë Jahja Drançolli: Një humbje e pakthyeshme e madhështisë së vërtetë! Albert Vataj: Havzi Nela, martiri i fjalës së lirë Bajram Çeliku: 200 vjetori i lindjes të Komandant - Gjeneralit me kësulë të bardhë Emin Çeliku Kastriot Dervishi: Kosova të nderojë Dom Shtjefën Kurtin dhe jo adhuruesit e vrasësve të tij Ilir Çumani: Atdheu i mban në gji dinjitarët stoik si ti...! Vilhelme Vrana Haxhiraj: Uran Kostreci, i fundmi autor i sonetit, u nda nga jeta Bedri Tahiri: Shotë Galica dhe hilet e jetës Idriz Zeqiraj: Përkujtesë për Teki Dervishin, mjeshtrin e letrave Gjekë Gjonaj: Malësia përherë do ta kujtojë mjekun e saj të përkushtuar Abedin Axhoviqin Pashk Alia: Fran Gjoka - Një figurë esenciale në mësuesi dhe gazetari Nue Oroshi: 75 vjet nga rënia heroike e komandantit legjendar Kapidan Mark Gjon Markut

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora