E merkure, 24.04.2024, 02:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Alban Voka: Infektime politike dhe Kosova poetike në gjuhën rumune

E premte, 05.12.2008, 05:22 PM


Antologjia Carmina Balcanica (Nr. 1-2008)
Infektime politike dhe Kosova poetike në gjuhën rumune

Nga Alban Voka

Rumania ka njerëzit e saj në Kosovë, ndërsa Kosova ka një biografi të bujshme të cilën duhet ta dijë edhe lexuesi i rëndomtë, pa marrë parasysh qëndrimet antikosovare të disa fantomave neokumuniste të mass/medias rumune (Ion Cristoiu, Râzvan Voncu, Vladimir Alexe, Cristian Tudor Popescu, Adrian P?unescu, Corneliu Vadim Tudor, Adam Puslojiç, Victor Roncea etj.), të cilët me opinionet e tyre proserbe dhe proruse e kanë infektuar klasën politike, administratën presidenciale, qeverinë dhe parlamentin. Nuk mbrohen interesat nacionale rumune me qëndrime proserbe apo proshqiptare, por me qëndrime proeuropiane dhe proamerikane të cilat shkojnë në favor të Kosovës dhe Rumanisë. Po qe se klasa e dehur politike rumune (e udhëhequr nga mitomania e etjes për pushtet të sufiksit escu, që nga Çaushescu e deri te Basescu) dështoi në plan ndërkombëtar duke organizuar dy seanca parlamentare kundër pavarësisë (dhjetor 2007, shkurt 2008), intelektualët rumunë që në vend të shishes respektojnë librin dhe historinë, kanë filluar ta bëjnë publik të vërtetën se Kosova ka qenë koloni e Serbisë, siç ka qenë Basarabia rumune koloni e Rusisë.

Kështu, revista  Carmina Balcanica (kryeredaktor Mihaela Barbu), numrin e saj të parë (nëntor/2008), e inauguron me një lëndë të pasur eseistike dhe poetike, duke i dhënë prioritet Kosovës letrare në vitin e pavarësisë. Në 204 faqet e kësaj tribune internacionale që del në formë libri, pas një numri të konsideruar eseshë mbi Ballkanin multikulturor, prezanton 7 poetë shqiptarë, nga të cilët 6 nga Kosova: Edi Shukriu (Ligji i Hamurabit, Filigrani), Ibrahim Kadriu (Në veten e parë, Në tregun e gjësendeve të vjetra), Flora Brovina (Ekzod), Sali Bashota (Guri i dashurisë, Forma tjetër e dhembjes, Testament i bukur), Miradije Ramiqi (Allegro I, Pritja e ngjyrave, Një natë), Jeton Kelmendi (Në vend të fjalës, Fryma). Çdo autor prezantohet në gjuhën amtare dhe atë angleze. Zëvendës/kryeredaktor i revistës është poeti dhe eseisti Marius Chelaru, dashamir i kulturës shqiptare dhe autor parathëniesh dhe kronikash të panumërta për autorët tanë të rikënduar në gjuhën rumune. Konsultent specialist i kësaj reviste prestigjioze është Dr. Mircea Muthu, i cili në medalionin a botuar në faqen e parë thekson: Duke sjellë me vete gërshetimin e tri shtresave kulturore: arkaike, mesjetare dhe moderne, Ballkani, respektivisht Jug-Lindja mund të ndihmojë Europën të përvetësojë të shkuarën dhe të rimodelojë projektet për ardhmëri.

Flora dhe Miradija ne revisten Oglinda literara
Në revistën Oglinda literara, drejtuar nga Gheorghe Neagu (Nr.83/2008), krahas prezantimit në gjuhën rumune të vargjeve të Flora Brovinës dhe Miradije Ramiqi, në kuadrin e rubrikës Nga Rugova në Bruksel rrugës së „shkuar në exil” të poezisë, Marilena Lic?-Ma?ala boton intervistën me Jeton Kelmendin, poet dhe publicist kosovar me banim të përkohshëm në Belgjikë, anëtar i Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Europë.“Dihet se vendet e Ballkanit kanë probleme të shumta me demokracinë, korrupsionin etj, por është me rëndësi se Ballkani është pjesë e Europës dhe është duke u integruar në Europën e Bashkuar. Shqiptarët dhe rumunët janë popuj të Ballkanit, por edhe kushërinj”, thekson Kermendi në intervistën e tij dhe shton: “Natyrisht se kanë shumë gjëra të përbashkëta. Kur vjen fjala për kufinjtë, çështja shqiptare deri në ditët e sotme ka mbetur pa u zgjidhë siç duhet, megjithatë, poezia për mua është diçka që kapërcen kufinjtë. Baki Ymeri është një krenari kombëtare që bënë shumë për shqiptarët dhe rumunët, duke i përkthyer në gjuhët e njëri/tjetrit, poetët më të mirë që kemi. Është normale që lexuesit rumunë ti admirojnë poetët tanë, ngase ata dinë çka është poezi e mirë, prandaj edhe e pëlqejnë. Gjatë qëndrimit tim në Rumani jam ndjerë si në atdheun tim, ngase kam parë shumë gjëra të ngjashme me popullin tim.”. 

Revista Shqiptari dedikuar Ditës së Flamurit

Këto ditë e panë dritën e botimit në Bukuresht dy numra të revistës Albanezul/Shqiptari, dedikuar Ditës së Flamurit (nr. 121, i shtypur, dhe nr. 141, botim elektronik). U prezantuan me këtë rast fjala e ambasadorit të Shqipërisë në Bukuresht, Dashnor Dervishi, një shkrim i dr. Xhelku Maksutit mbi pavarësinë e Shqipërisë dhe shqiptarët e Rumanisë, me thekse të veçanta mbi 60 vjetorin e themelimit të Unionit Popullor të Shqiptarëve të Rumanisë (1948), mbi besnikërinë shqiptare ndaj interesave nacionale të Rumanisë në kohën e Mbretërisë (1881/1947), mbi antishqiptarizmin e deputetes Oana Manolescu që ka promovuar kultin e personalitetit e të mashtrimit, duke gëlltitur 12 vjet me rradhë buxhetin qeveritar në emër të “minoritetit” shqiptar (1996/2008), këto ditë duke përfituar votat (!) për t’u ngulfatur për herë të katërt në parlament si persona non/grata e shqiptarëve të Rumanisë. Shqiptari i Bukureshtit botoi këto ditë fjalimin e Ilia Dilo Sheperit me titull Shqipëria Hyjnore, disa poezi të Bardh Frangut dhe Jorgo S. Telos kushtuar Ditës së Flamurit, si dhe një kronikë me titullin Kush i ka fajet, ku bëhet fjalë për nevojën e intensifikimit të relacioneve ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë për të krijuar opinion pozitiv lidhur me afirmimin e kulturës e të historisë shqiptare dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pala rumune, ndërsa redaksia e revistës Shqiptari i nderoi me Mirënjohje akademikun Grigore Brâncu?, Tiberius Puiu, Xhever Ymeri Arben Llalla, për përkrahjen dhe pasurimin e kulturës shqiptare, duke i shpallur Anëtar Nderi. Dhe ajo që është më me rëndësi në vigjilje të 10 vjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër gjenocidit serb në Kosovë (1999/2009), pas antologjive Altri Mondi, Tensione sentimentale dhe Ekzili i ëndrrave, gjatë këtij muaji pritet të dalë në Bukuresht edhe ditari i Besa Salihut nga Kosova, Ndëshkimet hyjnore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora