Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Shoku i Sami Dangëllisë, hyri në burg 22 vjeç, doli 67

| E hene, 06.09.2021, 07:30 PM |


Shoku i Sami Dangëllisë, hyri në burg 22 vjeç, doli 67

Nga Kastriot Dervishi

Haxhi Xhemal Mekolli (1923-1987), nga Arza u dënua 2 herë dhe vuajti 35 vjet, 1 muaj, 11 ditë burgim në vitet 1945-1959 dhe 1959-1980. E vetmja kohë e “lirë” e tij ishte në korrik-tetor 1959, por edhe kjo si internuar. Në të dy herët, u dënua së bashku me Sami Dangëllinë. Edhe nga internimi për arratisje, u nis bashkë me të. Në listën e të dënuarve me më shumë dënime nga regjimi komunist, Haxhiu zë vendin e pestë.