E premte, 19.04.2024, 11:43 PM (GMT+1)

Kulturë

Klajd Kapinova: Rrëfimet e reja me kujtime dhe përjetime 82-vjeçare të bariut shpirtëror dom Anton Kçirës

E diele, 05.09.2021, 10:26 AM



Rrëfimet e reja me kujtime dhe përjetime 82-vjeçare të bariut shpirtëror dom Anton Kçirës

“Njëri prej këtyre figurave, që ka dhënë më shumë për çeshtjen shqiptare, sidomos gjatë luftës në Kosovë është dhe do të mbetët dom Anton Kçira, figurë e njohur e diasporës, klerik dhe atdhetar, njeriu që diti të mbrojë shqiptarët dhe të kontribuojë për ngritjen e frymës patriotike…?Dom Anton Kçira, me urtësinë e një kleriku, por edhe të një mërgimtari që din se çfarë do të thotë largimi nga atdheu është orjentuar drejt nga vlerat. Me predikimin e tij paqësor dhe shpirtin human ai do të ngelet kultivues i frymës afruese, tolerante dhe pluraliste në shoqërinë shqiptare.”

Elidon Pashaj, Dervishi i Teqës Bektashiane në Detroit, Michigan, SHBA

Nga Klajd Kapinova

Pas disa librave biografikë,që janë shkruar dhe botuar dhe një Simpoziumi historiko-shkencorë, mbajtur në Gjakovë të Kosovës, gjatë vitëve të fundit në Kosovë, Shqipëri dhe SHBA, mbi jetën dhe veprimtarinë patriotike të dom Anton Kçirës, sot lexuesi shqiptarë ka në dorë një vepër të re autobiografike me titull: “Kujtime dhe përjetime” (Michigan, 2021), shkruar nga vetë personaliteti i shquar dhe njëkohsisht bariu shpirtëror i komunitetit shqiptaro amerikanë.

Libri i ri, shoqërohet me foto origjinale nga arkivi personal i tij, ku janë të fiksuar në celuloid, vitet e rinisë, nëna, babai, motra, dy vëllezërit etj. Ai dallohet për stilin narrativ, dhe është shkruar në gjuhën e bukur e të ëmbël gegë, gjuhë të cilën autori e ka trashëgim nga të parët e tij, gjuhë të cilën kanë folur dhe shkruar 2/3 e popullsisë shqiptare nga Shkumbini në Jug të Shqipërisë dhe deri në territorin e lashtë të Dardanisë.

Kujtimet dhe përjetimet e meshtarit katolik Anton Kçira, janë botuar nga Shtëpia Botuese dhe Shtypshkronja “VOLAJ” në qytetin e Shkodrës, nën përkujdesin e zotit Martin Ndoja. Redaktimi ilibrit dhe parathënia është bërë nga studiuesi dhe publiçistishqiptaro amerikanë Klajd Kapinova, redaktor i revistës Jeta Katolike (1966), qw botohet në New York.

Me anën e këtij libri,lexuesi njihet me detaje të tjera interesante nga jeta e familjes Kçira, me tradita të moçme etnike shqiptare në rrjedhat plot tallaze të historisë dhe veprimtarinë e pasur baritore të meshtarit tonë këtu, i cili, gjithë jetën e tij ia përkushtoi për 5 dekada dhe sot për trinomin: Fe-Atdhe-Përparim, duke qenë një gurë i çmuar në historinë e lavdishme të Kishës Katolike Shqiptare në vendlindje dhe diasporë.

Dom Anton Kçira, ka lindur dhe rritur në një mjedis të ri gjakovar, ndonëse mbiemri që ai mban është një krahinë malore në Pukë të Shqipërisë nga ku dhe kur kanë ardhur të parët e tij dhe janë vendosur në Kosovë. Ata, qysh herët e lanë vendlindjen, lagjen e quajtur Nikaj të Kçirës në Pukë të Shqipërisë.

Në këtë libër historik, me kujtime dhe përjetime, dalin në pah disa detaje të tjera të panjohura më parë mbi origjinën e familjes së tij, ku shohim se vllaznia me të cilët ishte ndarë Lazër Deda në Kçirë ishin shpërngulur dhe vendosur në Shkodër tek vëllezërit Nikollë e Palokë.

Lazri, ka lëshuar Kçirën rreth vitit 1743, kur ende Kçira ishte në embrion formimi si qender banimi ose si katund i vogël malor, me një numër të kufizuar shtëpish, ç'ka vërtetohet nga dokumentet historike dhe relacionet kishtare të kryeipeshkevit të Tivarit imzot Pjetër Bogdanit (relacionet kishtare), të cilat gjerësisht përshkruajnë me hollësi gjendjen e mjerë të Shqipërisë, në shek. XVII, gjatë kohës së pushtimit barbarë islam otoman.

I gjithë libri ndahet në dy kapituj të mëdhenj biografik, të cilat në vetvete kanë shumënën kapituj me larmi temash e ngjarjesh origjinale të veçanta, të cilat dora-dorës zbardhën në mënyrë kronologjike vit pas vitit nga vetë autori, përmes jetëshkrimit të tij deri në ditët tona.

Koha shoviniste e serbit radikalAlexander Rankoviçit, në harkun kohor të vitëve 1950-1960 dhe jeta në Shkup të Maqedonisë së Veriut, mbart në vetvete çaste emocionantetë familjes Kçira, me të cilët ata u përballën, qysh kur Antoni ishte fëmijë. Ai dhe familja e tij, gjatë jetës së re në qytetin shqiptar të Shkupit, ruajnë episode, të cilat autorit i kanë mbetur të ngulitur thellë në kujtesë.

Vit pas viti jeta e tij bëhet shumë interesante. Kështu në vitet ’50 të shekullit XX, mësojmë se i vjen thirrja nga Zoti, që natyrshëm troket në zemrën e tij, duke e ftuar, për t’i shërbyer vreshtës së madhe të Tij.

Ky episod i rrëfyer me emocionetë pashlyeshme,do të jetë një pikë e fortë dhe shumë e rëndsishme e jetës së të riut adolishent. Nga ana e tjetër, edhe jeta në seminarin ndërdioqezan, ku përgatitën për të dalë meshtarët e rinj tëardhshëm të kishës katolike, studimet, suksesi dhe mendimi i tij i sinçertë për eprorët mësimdhënës shpirtërorë meshtarë, janë copëza përjetimesh shumë të veçanta jetësore, ku studenti Kçira tregon disa nga takimet dhe njohjen me seminaristë të rinj në shkollë.

Pajtimi i Gjaqeve në Kosovë, konsiderohet si një prej periudhave më të mira dhe të suksesshme të historisë shqiptare. Hasmëritë disavjeçare morën fund me një procedurë të tillë, ku u desh të lidhej bashkë dashuria, dhembshuria, solidariteti dhe mbijetesa.

Dom Antoni, me petkun e meshtarit pajtoi popullin, pajtoi ata që deri dje ishin armiq, për tu bërë miq dhe vëllezër. Heronjtë e këtij aksioni kombëtar, padyshim ishin ata që falnin, falshin për hatër tëZotit dhe Atdheut.

Meshtari dom Anton Kçira shquhet për pajtimin e gjaqeve, gjatë vitëve 1986-1989, një plagë e rendë, që e ka lënduar rëndë popullin shqiptar ndër shekuj.

Ai merr pjesë në pajtimin e gjaqeve midis familjeve shqiptare, në shumë zona të Kosovës si në fshatrat: Gllogjan, Kabash, Plangçor, Nepolje, Baran i Epërm, Palabardhë, Çabiq, Stubull, Marmull, Dobidol, Ratishë, Drezore etj., ku u pajtuan shumë familje shqiptare në hasmëri.

Dikush fali gjakun e babait, dikush të djalit dhe dikush të vëllait. Shumë nga ata që falën, thanë se vepruan mirë që e ndërprenë hasmërinë.Tubimet mes familjeve në hasmeri,do të mbeten si momenti i bashkimit më të madh të shqiptarëve në Kosovë.

Jeta e tij plot peripeci, nuk kaloi lehtë pa lënë gjurmë të thella në kujtesën e tij. Kështu gjatë vitëve 1963-1967, kur në Shqipëri diktatori injorant komunisto-ateist Enver Hoxha,kishte mprehur shpatën e fillimit të luftës së klasave, duke ushtruar persekutimin më të tmerrshëm kundër popullit shqiptar, Kishës dhe Klerit Katolik, i riu meshtar dom Anton Kçira,merr bekimin e ipeshkvit të Kosovës, në njëceremoni të thjeshtëtë organizuar në praninë e shumë klerikëvë vëllezër në Krishtin, prindërve të tij të dashur të familjes nënës dhe babait, motrës dhe vëllzërve etj.

Aiveshëme krenari rrobat e meshtarit dhe vendos kuletin e bardhë, duke u betuar para elterit të shenjtë dhe Zotit, se do ti shërbej grigjës së tij, gjatë gjithë jetës, premtim të cilin e mbajti me nderdhe besnikëri deri në ditët tona. Babai i dom Antonit i dha një bekim të veçantë birit të tij, tashmë të veshur si meshtar katolik i Krishtit.

Nga fletët e ditarit autobiografik me kujtime dhe përjetime jetësore të tij, shohim se asgjë nuk ishte e lehtë për bariun e ri shpirtëror, sepse para tij do të ishte një udhë e vështirë si një kalvar sprove kristiane, të cilën falë Zotit e kaloi me shumë sukses deri në ditët tona, ku edhe pse ka dalë në pension vazhdon pa pushim ti shërbej besimtarëve katolik në SHBA.

Kur sheh sot rezultatin e madh pozitiv të përmbushjes sëmisionit shpirtëror dhe atdhetar,del në pah përkushtimi i tij i vijueshëm për popullin dhe Zotin. Kjo është një histori e vërtetë e mbijetesës plot lavdi në rrugën e gjatë plot mundime.

Ai qysh me 28 qershornë ditën e shën dhe shën Pjetrit të vitit 1967, kur vesh me krenari petkun e meshtarit të ri, fillon pa u lodhur shërbimin me perkushtim ndaj grigjës së Zotit, në zonat më të vështira dhe të varfëra të Kosovës, si në Bistrazhin (1968), shërbesat e shumta fetare në popullin e devotshëm katolik atje dhe sfidat e reja që ai kaloi me sukses, gjatë administrimit të famullisë në Guci të Malit të Zi, në vitet 1969-1970 dhe 1980-1982.

Pengesat e shumta dhe vështirësitë meshtarake në Kosovë, bëhen tëzakonshme si bashkudhëtare në jetën e tij baritore. Ata e shoqërojnë atë në famullinë e Gllogjanit për 19 vjet me radhë nga viti 1970 deri në vitin 1989.

Ai përshkruan historinë nëfaqet e librit të tij,në kohën kur shkon si misionar në Gllogjan. Këtu paraqet gjendjen ekonomike shumë të varfër të banorëve dhe e atij vetë, sepse iu desht të përballonte varfërinë e tejskajshme të banorëve dhe krahinës së Kosovës, mjerim dhe prapambetje e cila thellohej vazhdimisht nga politika shoviniste kolonializuese e qeverisë së Serbisë.

Meshtari i përkushtuar për Fe e Atdhe, mendonte për Gllaviçicën, kapelën në Poterq, dhe nga ana e tjetër i mirëpriste me buzëqeshje dhe kënaqsirastet e thirrjeve të reja shpirtërore të të rinjve shqiptarë, që donin ti përkushtoheshin me zemër Zotit.

Dom Antoni, ka zbuluar dhe ndihmuar me dashuri dhe respekt të thellëshpesh të rinjtë shqiptarë, që kanëpasur thirrje të brendshme shpirtërore dhe duan ti përkushtohen me devocion rrugës adhuruese të Krishti, për tu bërë më vonë meshtarë të popullit tonë.

Një ndër këto thirrjet e reja meshtarake mbresëlënëse për meshtarin Kçira, asokohe ka qenë edhe i riu dr. dom Nikë Ukgjini, sotstudiues i shquar e i apasionuar pas kulturës shqiptare, historisë dhe ruajtjeve tëvlerave tëobjekteve të lashtë origjinalë qindra vjeçare të traditës së hershme iliro-arbërore-shqiptare. Ai sot ështëprofesor i Teologjisë dhe Filozofisë, në Seminarin Nderdioqezan nëqytetin e lashtë tëShkodrës.

Gjatë gjithë jetës meshtarake,dom Antoni në vendlidje dhe këtu në SHBA, ka pasur fatin, nderin dhe privilegjin të njihet dhe takohet me polakun antikomunist shën Papa Gjon Pali II (Carol Woytila), papa Franceskun I me origjinë nga Argjentina, kardinalët shqiptarë, amerikanë dhe europianë, arqipeshkëv, ipeshkëv dhe meshtarë të kombeve të ndryshme (shqiptarë, italianë, kroatë, sllovenë, amerikanë etj.), njohje me Presidentin Bill Clinton, senatorë dhe kongresmenë të Senatit dhe Kongresit Amerikan, senatorë dhe kongresmënë dhe major të shtetit të madh industrial të Michigan-it, ku ai kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij si bari shpirtëror dhe lider i shquar i komunitetit shqiptaroamerikanë.

Dom Antonilindi në 1939, në qytetine Gjakovës në Kosovën martire. Ai erdhi në jetë në prag të Luftës Dytë Botërore, ku si shumë fëmijë të tjerë shqiptarë kaluan një fëmijëri shumë të vështirë.

Asokohe mësojmë se familja e tij etnike shqiptare bënte një jetë mesatare ekonomike. Ajo ishte një familje shumëe përparuar katolike gjakovare për kohën, në të cilën gjithmonë kultivohej me traditë dhe krenari dashuria dhe respekti për Atdheun dhe devocioni tradicional fetarë shumë shekullor katolik.

Pashk Kçira, babai i dom Antonit deri me shpërthimin e Luftës II Botëroreishte kryetar i komunës në Vogovë, duke qenë i nderuar dhe respektuar nga të gjithë vendasit e zones. Ai dallohej për korrektësi, ndergjshmëri, mikpritje, bujari dhe shumë tipare të tjera fisnike etnike shqiptare.

Por posti i lartë si drejtues i administratës së zonës nuk zgjati shumë, sepse fillimi dhe koha e vështirë e Luftës së DytëBotërore do t’i merrte haraç shumë të rëndë.

Gjatë fëmijërisë së tij, Antoni i vogël përjetoj vështirësitë e panumërta dhe tmerret e përgjakshme të viktimave të pafajshme, gjatë kohës së Luftës II Botërore.

Për atë kohë të mundimshme të fëmijërisë plot tallaze, sot dom Antoni kujton:

Kur bolshevikët morën pushtetin, isha dëshmitar i persekutimeve më të pamëshirshme të intelektualëve si edhe qytetarëve dhe katundarëve të thjeshtë, që s’pushuan për dekada me radhë sidomos mbi popullin shqiptar.

Kam përjetuar pamjet më të trishtueshme si fëmijë, kur shikoja me sytë e mi pushkatime që i bënin serbët gjatë natës e sidomos kufomat e burrave më të zgjedhur, që asgjesoheshin natën, shumica pa asnjë lloj gjyqi në brigjet e lumit Erenik...”

Shkollën fillore e filloi në fshatin Brekoc (Gjakovë), në fshatin Moglicë, ku nëna e tij u shpërngul detyrimisht bashkë me katër fëmijët e vegjël, për të siguruar kafshatën e gojës.

Vështirësitë nuk i ndahen gjatë gjithë jetës. Komunistët asokohe i kishin konfiskuar pa mëshirëtë gjithë pasuritë si shtëpinë në Gjakovë, ashtu edhe tokën në fshatin Moglicë.

Mjerimi, ishte bërë pjesë e jetës së përditshme dhe një kafshatë, që nuk përtypetnë atë periudhë tmerri.

Në atë kohë në fshat nuk kishte mësues. Me kalimin e viteve gjendja filloi të përmirësohet, mbasi babai Pashk Kçira doli nga burgu. Si përherëkomunistët vijonin, të mos e shohin me sy të mirë, duke i përgatitur lloj-lloj kurthesh, për t’a hedhur në greminë familjen Kçira.

Si funksionar i lartë, Pashku për 24 vjet kishte punuar, me ndershmëri, për t’i shërbyer popullit të tij të shumëvuajtur, pa i shkaktuar asnjë njeriu shqetësim dheas më të voglën padrejtësi.

Babai i dom Antonit, ishte një burrë i pashëm, elegant nga veshja, serioz, mikpritës, bujar, i dhembshur, fjalëpak, një njeri i rrallë, fetarë i devotshëm dhe shumë i gatshëm për sakrifica, ashtu sikurse edhe nëna e tij fisnike Maria, një grua shumë punëtore dhe e përvuajtur.

Edukata atdhetare e fetare, të cilën prindërit i dhanë vazhdimisht Antonit të vogël dhe prirja e tij qysh fëmijë, për t’i shërbyer thirrjes së Zotit, bënë që tek ai të lind dhe shtohet dëshira e madhe e përjetshme për t’i shërbyer Krishtit, gjë e cila u bë realitet shumë vite më vonë, në rininë e tij.

Pas lirimit të dytë të babait nga burgu, duke parë se bolshevikët marksistë serb dhe shqiptarë, nuk po ia ndanin kurrë të zezat dhe përndjekjet, ai u shpërmgul me gjithë familje nga Gjakova në Shkup.

Jeta e re në një mjedis po shqiptarë, do të bënte që familja Kçira të njihet gradualisht me miq të rinj. Në Shkup ata krijuan një rreth të ri, dhe familja iu përshtat shumë mirë kushteve të reja, vendit dhe njerëzve atje.

Pranë gjimnazit Liria të Shkupit mbaroi shkollën 8-vjeçare, ndërsa të mesmen e vijoi në Pazin (Kroaci)dhe prej ku pastaj u regjistrua, për të vijuar studimet e larta në Fakultetin e Teologjisë, në qytetin Gjakovo të Kroacisë, ku u diplomua në Teologji në vitin 1967.

Nëmuajin shtator të vtit 1989 atë e caktuan të shërbej në Detroit (MI) të SHBA-së, përsëri midis njerëzve më bujarë e kreshnikë që ka shqiptaria, malësorëve nga Malësia e Madhe, të cilët përbejnë shumicën dërmuese të famullisë atje dhe të mbarë komunitetit shqiptar të shtetit Michigan, ku gjendet edhe sot, që është në pension.

Kur dom Antoni u diplomua në Teologji në vititn 1967, familja u shpërngul në Amerikë. Kjo lëvizje e imponuar, u bë për arsye të sigurisë së familjes së tij, për t’a ruajtur nga përndjekjet e vazhdueshme dhe hija komuniste bolshevike, që e ndiqte hap pas hapi, mbasi familjen Kçira,e konsideronin shumë të rrezikshme për ideologjinë e komunizmit. Ata njeri mbas tjetrit u detyruan të emigrojnë në SHBA, ku filluan një jetë të re në shtetin më demokratik në botë.

Kështu në fillim shkuan dy vëllezërit e tij dhe më pas babai dhe nëna, të cilët ndërruan jetë në Amerikë.

Mbi historinë më të hollësishme të familjes Kçira mund të mësoni duke lexuarnjë ditar “Memoare” (Kujtime),të intelektualit të shquar Pashk Kçira, ku me detaje dhe një stil narrativnë gegnisht përshkruhet jeta në Kosovë, duke filluar nga viti 1908 e deri në vitet shtatëdhjetë, kur ai dhe qindra e mijëra bashkatdhetarë tanë emigrojnë për arsye politike dhe ekonomike në drejtim të tokës së premtuar dhe ëndrrave amerikane.

Sot, në shekullin XXI, në Kosovë janë më shumë se 100 shtëpi, të cilat mbajnë mbiemrin Kçira. Banorët e saj edhe pse ndodheshin 9 kilometra larg Shqipërisë deri në vitin 1990, kanë qenë të privuar të vizitonin tokat e të parëve të tyre.

Për shumë dekada, Shqipëria e jonë e mjerë, nën diktaturën proletare komuniste socialiste, gjatë vitëve të zeza 1944-1990, ishte një shtet i izoluar, i mbyllur në vetvete në një sistem absurd, eksperimental komunist dhe ateist.

Pashku, ka qenë për vizitë në vitin 1923 në qytetin e Shkodrës, për të parë kushërinjtë e tij, ku është takuar dhe ka ruajtur një korrespondencë të rregullt me të gjithë deri sa është mbyllur në mënyrë absurde kufiri në vitin 1945 me shtetin amëShqipërinë komuniste dhe Serbisë, që mbante të kolonizuar Kosovën.

Babai i tij në vitin 1936 i ka dërguar disa fotografi si kujtim të familjes nëadresë të Kçirajve në Shkodër, përfaqësues i së cilit ishte dom Luigj Kçira ish i burgosur politik, gjatë kohës së diktaturës ateisto-komuniste në Shqipëri. Ai ka ndërruar jetë shumë vite më parë, në qytetin e Shkodrës, shërbeu si famullitar në kishën e madhe katedrale të shën Shtjefnit të qytetit.

Babai i dom Antonit kaloi në amshim,në vitin 1981. Dom Luigji njihte shumë mirë të gjithë fisin Kçira, duke ruajtur për shumë vite lidhjet me meshtarin vëlla në Krishtin, aktivistin e palodhur të komunitetit shqiptar amerikanë Të Përndershmin dom Anton Kçirën.

Gjatë muajit prill të vitit 1993, meshtari ynë dom Anton Kçira, bën një vizitë në Shkodër, në krye të një delegacioni shqiptaro amerikanë, që shkojnë për të marrë pjesë në vendosjen e hierarkisë kishtare në Shqipëri nga Shkëlqësia e Tij shënPapa Gjon Pali II, pas meshës solemne dhe historike, që u calebrua në katedralën e famshme të Shkodrës.

Ai bëri vizitën edhe tek trualli i katragjyshërve në Kçirë të Pukës, dhe për nder të tyre edhe me kërkesë të këshillit të kishës atje dhuroi shuma të mëdha dollarësh, për ndërtimin e shtëpisë së Zotit, që e kishte shkatërruar komunizmi i zi.

Dy vjet më vonë, me 13 tetor të vitit 1995, dom Antoni merr pjesë në përurimin e kishës së re, duke i lënë banorëve shqiptarë një monument të rëndsishëm historik fshatit të të parëve të tij.

Për 52 vjet me radhë, dom Anton Kçira larg Atdheut përtej Oqeanit Atlantik po kontribuon pa ndërprerë dhe pa u lodhur për fenë dhe besimtarët e tij, që fati e jeta e vështirë në vendlindje i bëri të emigrojnë në SHBA.

Për personalitetin e tij gjithnjë në rritje, kanë ndikuar shumë faktorët si: aktiviteti i dendur pranë kishës katolike në vendlindje dhe diasporë qysh në moshë të re, shkolla e mesme (jeta në seminar) dhe shkolla e lartë (filozofike e teologjike), pasi kryen shërbimin ushtarak, sikurse edhe miqtë e shumë meshtarë bashkëvëllezër në Krishtin, të cilët një pjesë tyre janë bërë gjatë jetës meshtarake si ipeshkvij, kardinalë, në disa vende të Ballkanit e përtej tij.

Dom Antoni këtu në diasporë, gjithnjë ka ruajtur lidhje të ngushta me intelektualët amerikanë dhe shqiptarë, qysh kur ka zbritur në tokën e bekuar të SHBA-së, si me: Dr. Ibrahim Rugova President i Kosovës, Kardinal Adam Maida, Arqipeshkëv Metropolitan i Detroit-it, Rochester Hills Mayor Bryan K. Barnett; shkrimtarin dhe studiuesin mons. dr. Zef Oroshin (1912-1989), themeluesi i parë i kishës katolike shqiptare Zoja e Shkodrës në New York; shkrimtarin e famshëmIsmail Kadare, imzot Nikë Prela, imzot Mark Sopi, imzot Dodë Gjergji sot ipeshkëv i Kosovës, ish Kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi, shkrimtari Pjetër Arbnori, ish i burgosur politikë për 28 vjet dhe kryetar i Parlamentit të Shqipërisë, Arqipeshkëvi i Tivarit sot nëpension imzot Zef Gashi, arqipeshkvin imzot Rrok Gjonlleshaj, shkrimtarin imzot Zef Simoni, studiuesin imzot Frano Illia, atë Daniel Gjeçaj O.F.M., imzot Rrok Mirditën, imzot Hil Kabashin, dom Pjetër Popaj, dr. mons. Lush Gjergjin, dom Ndue Gjergjin, etj., presidentët e Shqipërisë: dr. Sali Berisha, prof. Rexhep Mejdani, dr. Alfred Moisiu, prof. Bamir Topi; shumë kryeministra të Kosovës dhe Shqipërisë, senatori amerikan Tom Lantos, kongresistët amerikanë: Joseph DioGuardi, Eliot Engel, Sue Kally, etj., Ekrem Bardha Konsull Nderi i Shqipërisë, prof. Anton Qetta, imam Muhamed Lipaj, imam Isa Hoxha, imam Vehbi Ismaili, baba Rexhepi, Anthony Athanas, Harry Bajraktari, studiuesin Tomë Mrijaj, shkrimtarin Hasan Hasani, prof. dr. Mentor Quku, prof. Riza Sadiku, studiuesin Klajd Kapinova, prof. Nue Oroshin, prof. Riza Sadiku, Azem Hajdari, prof. Prekë Gjetaj, gazetarin e Zërit të Amerikës Astrit Lulushi, gazetarin Beqir Sina, poetin Agim Shehu, Selim Hasani, Leonora Laçi etj.

Dihet se Detroiti është qendra më e madhe e rrjetit të informacionit, që ka Amerika, mbasi shteti është një qendër e madhe industriale për të gjithë Amerikën dhe se këtu fusha e publicistikës dhe media-s elektronike është marramendëse.

Për t'i ardhur sa më shpejt në ndihmë popullit të tij në Kosovë, që vuante nga plagët e mizorëve serb, ai kërkonte që përmes televizionit amerikan të tregonte se Serbia po zhduk pa të drejtë me gjenocid një komb të lashtë, sa vetë historia e kontinentit të plakur të Evropës.

Familja e dom Antonit dhe vetë ai, ka kaluar mbi kurrizin e saj shtypje dhe keqtrajtime nga sllavët serbë, komunistët shqiptarë në Kosovë dhe deri tek provokimet e shpeshta të UDB-së me spiunët komunistë dhe enveristë në Detroit të SHBA-së.

Ndër të tjera, dom Antoni i kryesuar nga një delegacion shqiptaro amerikanë të Detroit-it si: Kisha e shën Palit dhe kisha Zoja e Shkodrës në New York me nëkrye dom Pjetër Popaj, u nisën me 13 shtator 1997 në Indi, për të marrë pjesë në varrimin e Nënë Terezës, kësaj humaniste të madhe të gjithë botës, që me të drejtë bota e thirri Nënë në të gjallë të Saj. Ajo u Lumnue nga Ati i Shenjt shën papa Gjon Pali II dhe më vonëështë shenjtëruar nga papa Francesku I-rë si Shën Tereza e Kalkutës.

Dom Antoni, tha meshën e parë në gjuhën shqipe në kishën e shën Tomës, duke u lutur shumë për shpirtin e Saj, së bashku me të gjithë shqiptaro amerikanët e tjerë, duke e ndarë pikëllimin me ata.

I palodhur dhe me dashuri për shqiptarët dhe vendlindjen, kudo gjendet dom Antoni sot. Përvuajtëria e spikatur, modestia dhe thjeshtësia, janë tipare që i zbulon në fytyrën e tij të qetë.

Mund të them, se Imzot Kçira, është një burrë i madh e trim. Është një njeri i feshëm e i atdheshëm, pra fetar dhe atdhetar i madh. Imzot Kçira, me jetën dhe veprën e tij, e vazhdon traditën e hershme shqiptare të Pal Engjëllit, Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit, Gjeçovit, Imzot Nikë Prelës e shumë e shumë burrave të famshëm të kombit tonë. Ai është gjithnjë njeri i pajtimit dhe forcimit të besimit në Zotin. Ai është njeri i madh i kombit tonë. Ndihem krenar, që e kam mik dhe krah të fortë mbështetës në punët e Kosovës, vendit tonë të shtrenjtë.”

Janë këto fjalë realiste dhe tepër domethënëse, që Presidenti i paharruar historik, Gandi i Kosovës, i pavdekshmi dr. Ibrahim Rugova, i përsëriste shpesh në shenjë nderimi e respekti të madh, që kishte për mikun e tij të idealeve të shenjta kombëtare, klerikun dhe përsonalitetin e shquar të komunitetit shqiptaro-amerikanë, burrin e madh të palodhur të popullit të vet në Amerikë e Kosovë: Të Përndershmin dom Anton Kçirën.

Në analet e historisë së komunitetit shqiptaro amerikanë dom Anton Kçira, zë një vend nderi dhe të merituar, për gjithçka që ka bërë pa u lodhur dhe po kontribuon ende sot në të mirë të komunitetit edhe pse ka disa vite që ka dalë në pension.

Të gjithë tashmë e dimë, sekisha katolike shqiptare e shën Palit dhe shën Pjetrit në Detroit, është më e madhja në botën shqiptare dhe një muze i gjallë historik si pasqyrë e trojeve etnike. Ajo është e mbushur me piktura patriotëshklerikë katolikë të kishës sonë, të martirizuar mizorisht gjatë komunizmit të zi.

Kisha shqiptare e shën Palit dhe shën Pjetrit në Rochester Hills, e ndërtuar para 20 vitesh me nismën e meshtarit të palodhur dhe të pamposhtur dom Anton Kçira, e cila me të drejtë mund të thuhet se është vepra e tij dhe e besimtarëve.?

Nën drejtimin e meshtarit Kçira, besimtarët e kishës në fjalë, kanë dhuruar qindra mijëra (mbi 1 milionë dollarë ndihma), gjatë dhe pas luftës, për viktimat në Kosovë, përveç ndihmave për rimëkëmbjen e kishave dhe fesë në Shqipëri, që dolën të shkatërruara nga koha absurde e luftës së ftohtë.

Me ardhjen e dom Antonit në Detroit, pa humbur kohë filloj misionin e vështirë të pajtimit të shqiptarëve në famulli dhe rizgjoi një interesim më tëmadh për kombin.

Filluan të bashkohen rreth tij të gjithë. Në vitin 1990, një grup atdhetarësh të frymëzuar nga dhimbja, u morën vesh me dom Antonin sesi të përhapnin një kushtrim në popull, që të mund të ndihmojnë dikrekt popullin në Kosovë, që po vuante nga rregjimi  serb.

Tubimi u mbajt më 16 dhjetor 1990, në sallën e kishës, ku ishin të pranishëm afër 150 vetë dhe mbas disa fjalëve zemre për Atdheun dhe vëllezërit tanë në Kosovë, pa dallim feje, të pranishmit e përshëndetën dhe mbështetën financiarisht aksionin humanitar me duatrokitje frenetike dhe brenda një ore u grumbulluan $37.000. Ky aksion vazhdoi dhe në pak ditë u mblodhën $62.400.

Dom Antoni kujton:

Na u desh të presim deri në maj të vitit 1991, kur Shoqata Nënë Tereza, hapi llogarinë e vet rrjedhëse në Zvicër, ku ne i dërguam dollarët.

Unë jam shumë mirënjohës dhe krenar me famullinë e shën Palit, pjesëtarët e së cilës janë besimtarë nga Malësia.

Këtyre u shkon nderi dhe lavdia, sepse ishin këto që e propozuan dhe filluan menjëherë aksionin pa iu dhimbsur asgjë askujt.

Ka patur nga individë dhe familje që kanë dhënë paratë e fundit. Këtyre njerëzve nuk ka mundur t’ua kaloj askush për bujari dhe mikpritje. Këtu shihet se sa atdhetarë janë. Asnjë prej tyre nuk ka pyetur se ku shkojnë këto të holla.

Aq më tepër, kosovarët duhet të turpërohen para kësaj vepre të malësorëve zemër fisnik, që unë e quaj gjithnjë madhështore.

Provat e kësaj bujarie ekzistojnë. Le të jetë kjo si një vrejtje vëllazërore për ne kosovarët. Nëse e pyesim ndërgjegjën tonë, përgjigja do të jetë: kosovarët vetë s’kanë berë sa duhet për vendin e vet, Kosovën tonë të dashur.

Malësorët janë dalluar edhe në demostratat për Kosovën, ashtu sikurse edhe për demostratat për demokracinë në Shqipëri…

Përveç kësaj fushate, kemi organizuar edhe një tjetër. Kjo është për ndërtimin e objekteve fetare në Shqipëri.

Me ardhjen në SHBA të meshtarit të përvuajtur në burgjet e egra të rregjimit komunist të dom Simon Jubanit dhe gjatë vizitës në kishën e shën Palit, ku vetëm gjatë natës së parë u mblodhën $85.000.

Ky aksion ka vazhduar edhe të nesërmen në meshë në të dy famullitë, ku ka arritur shumë $157.800. Një gjë e tillë nuk ka mundur as të paramendohet.

Këto njerëz kanë dhënë gjithmonë kur ka qenë fjala për shqiptarët në atdhe, si për shkolla, rrugë, objekte humanitare. Llogaritet sipas disa shënimeve jo zyrtare, se gjatë këtyre 20 vitëve të fundit, kanë dërguar në vendlindje mbi 1,200.000 dollarë, pa llogaritur ndihmat private, që ka mundur secili të dërgoj për familjen e tij.”

Gjurmë të pastra atdhetdashurie të veprimtarisë përkushtuese fetare e kombëtare të dom Anton Kçirës, janë gjithashtu përmendoret e Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit dhe shën Nënë Terezës, në hyrje të oborrit të kishës katedrale.

Ato përçojnë vlerat e një kombi, veçanërisht, kur tërheqin vemendjen e kalimtarit të panjohur amerikanë, i cili, kur i sheh s’mund të rrijë pa u interesuar e pyetur: E kujt është kjo kishë e madhe?

Këto janë konkretizime të nismave largpamëse të dom Anton Kçirës në krye të kishës, janë gjurmët të ngurtësuara, që ai lë pas, ndërsa largohet për t’u shlodhur.?Një drejtues mund t’i udheheqë të gjithë, por nuk mund t’i kenaqë të gjithë.

Patrioti dhe bariu i mirë i grigjës së vet, ka ndihmuar me strehime dhe ushqime, me mijëra të shpëngulur dardanë, gjatë eksodit biblik drejt shtetit amë Shqipërisë (viti 1999), për t’i shpëtuar makinës ushtarake shfarosëse serbe, ku, unë kam qenë dëshmitarë, në shumë qendra të sistemimit të tyre, pranë kishës katolike, në qytetin e Shkodrës.?

Të gjithë ne, që jetojmë dhe punojmë prej shumë vitësh në Amerikë, e dijmë se pa inisiativën dhe mbështetjen e pakufishme të këtij meshtari të përkushtuar, për Fe e Atdhe në Detroit, qysh nga viti 1989 dhe deri më 2011, nuk do të ishin bërë shumë mitingje, demostrata, grumbullime fondesh për çeshtjen shqiptare të Dardanisë, ndihmen e pakursyer direkte për Shqipërinë, popullin e masakruar martir dardan në vitin 1999, kur dihet, se ky klerik patriot, ka qenë persona non grata, për ish Jugosllavinë titiste asokohe, si i perndjekur, për t’a vrarë me gjithëfamilje.

Dom Antoni, është i vetmi klerik në gjithë historinë mbarëshqiptare, që ka bekuar luftëtarët e lirisë të Batalionit Shqiptaro Amerikan tëAtlantikut, që po udhëtonin drejt Dardanisë, për ta çliruar nga makina shfarosëse serbe.?

Me nismën e këtij misionari dhe shqiptari të madh, u vendos në SHBA për herë të parë monumenti madhështor i Gjergj Gjon Kastriotit, epoka e të cilit është më e lavdishmja në historinë tonë, është elementi më i qenësishëm i krenarisë sonë kombëtare shqiptare ndër shekuj.

Të gjithë kombet e qytetëruara në botë, i përjetësojnë figura e tilla si dom Anton Kçira, duke i renditur me nderim dhe respekt në xherdanin e yjeve të pashuara, në Panteonin e Nderit Kombëtar.

(New York, Shtator, 2021)



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora