E hene, 25.10.2021, 11:26 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Rreth datës 14 Nandor 1990

E diele, 05.09.2021, 10:24 AM


Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e XXXVI.)

Rreth datës 14 Nandor 1990...

Në Varrezat Rrëmaj të Shkodres.

Pak vite ma parë mësova një të fshehtë për Pader Mëshkallën...

Ishe me një gazetar anglez në varrezat e Rëmajit, pak ditë mbas hapjës së Kishave, kur papritmas afrohët një vajzë e re dhe më kërkon me folë me gazetarin. Fol, i thashë, se nuk të ndalon kush ma me folë me té, po a din ti me folë anglisht? –Po, m’u përgjegj ajo, dhe menjëherë u afrue e filloi me i folë rrjedhshëm gazetarit. Ajo i tregoi atij kënaqësinë që ndiente për hapjen e Kishave në Shqipni, edhe pse ajo kishte lindë mbas mbylljes së tyne, në vitin 1970. Ajo i foli për bindjen e plotë që kishte prej kohësh, se do të vijnë kjo ditë, sepse, kur e pyeti gazetari si të asht krijue kjo bindje, vajza, me krenari, ju përgjegj:  “Unë e dijsha se do të hapën prap Kishat në Shqipni, madje edhe shpejt, se këte ma ka thanë Mësuesi em, Padër Mëshkalla. Unë jam kenë nxanëse e Tij. Ai më ka mësue fshehtas uratët e para, katekizmin. Ai më ka kungue sëpari. Madje, Ai më ka mësue edhe anglishtën tue më nxitë se ka me tu dashtë njëditë dhe, qé, sot unë po flas me ju! Unë jam krenare, sepse kam kenë nxanësja e fundit e Tij. Prej Tij kam mësue moralin fetar katolik, prej Tij kam mësue çdo gja të mirë, se vetëm mirë dinte me mësue Padër Pjetër Mëshkalla!”.

Vëreni me kujdes artikujt, programet, metodat e punës së Tij me RININË dhe, keni me pa se sot, ajo Bota moderne dhe e përparueme, që mbështetet dhe ecën drejtë në shina të sigurta mbi parimet e shëndoshta të edukatës dhe moralit, përdorë ato metoda edukative e kulturore, që përdori At Mëshkalla i Madh i Shkodres, pra jo pak, por 85 vjet ma parë, bash në Shqipninë e atëherëshme dhe të “mbrapambetun”!

Kjo vepër aq e vlefshme dhe aq e madhe kje e përditëshme dhe e pandërpreme deri në fund të jetës së Tij.

Vepra e Tij si Bari i Mirë, mbeti kudo ku Ai vuni kambën, edhe pse ujqit komunistë ishin gjithnjë tue pré delet dhe qingjat.  Ndonse i survejuem, kudo e gjithmonë me Sigurimin mbas shpine, tue e vrojtue se ku po hyn, sa po rrin, shka po ban, me ke po rrin, shka po flet, prej kah erdhi, ke takoi rrugës, kush e ndaloi, a i dha gja dhe, a lanë takim prap për nesër, e në mënyrë të posaçme, kush i shkon në shtëpi?.. Ai nuk u përkul, Ai nuk e njohu frikën, po vazhdoi me punue pa u lodhë si Misionar i vërtetë që ishte, gjithmonë i vorfën për nga ana materiale, por gjithmonë i pasun me virtytet e Shpirtit.

Ishte i lindun, i edukuem dhe i brumosun për me ndihmue të tjerët me moralin Kristjan, me edukatën humane e kulturën europiane, me rregullat njerëzore, normat dhe mënyrën e Tij MESHKALLJANE, një rrugë krejt origjinale, gjithmonë e pa shkelun, e pastër për nga ana morale e shpirtnore në sherbim të shoqnisë njerëzore në të gjitha pikëpamjet, ashtu si ishte edhe Ai vetë. Ajo edukatë ka kenë,  asht edhe sot e do të mbetët e pavdekëshme për të gjithë Popullin Shqiptar e Rininë e tij, që me vepra Ai provoi se, e desht dhe sakrifikoi për té aq shumë!

Mënyra e sjelljes së At Mëshkallës me Rininë tonë e kryesisht me ate të burgosunen nga komunistët barbar nder burgje dhe në kampe pune dhe shfarosje, do të mbetet nder kapitujt ma të çmueshëm të edukimit shpirtnuer e Atdhetar Shqiptar!

Pader Mëshkalla asht modeli i persosun i antifanatizmit dhe i unitetit kombtar mbi parimet ma të njoftuna të asaj Botë që, edhe Europa moderne e sotme duhet të mësoj prej saj...

Parimet e Tij pedagogjike të edukimit nga shkolla fillore e deri n’ universitetet e sotme, janë të pakundershtueshme e brilante!

Atëherë cila asht arsyeja që shkollat tona Shqiptare (mbrenda e jashta shtetit), nuk permirsojnë programet e tyne gjysmake?

Deri kur do të vazhdoni me punue me kaq zell per zhdukjen e Letersisë së Veriut? Deri kur do t’i mungojnë shkollave tona:

Don Aleksander SIRDANI

At Anton HARAPI OFM.

Anton LOGORECI

At Anton LULI S.J.

At Anton ZANONI S.J.

Prof. Arshi PIPA

Bajame HOXHA ÇELIKU

Prof. Bep ZORBA

At Bernardin PALAJ OFM.

At Benedikt DEMA OFM.

Branko MERXHANI

Dedë GAJTANI

Engjëll RADOJA

Prof. Ernest KOLIQI

Et’hem HAXJIADEMI

Prof. Faik KONICA

Prof. Filip FISHTA

Prof. Frano ALKAJ

At Gjakomo GARDIN SJ.

At Gjergj FISHTA OFM.

Gjergj PEKMEZI

Gjush SHELDIJA

Prof. Guljelm DEDA

Havzi NELA

Helena LULI

Ilo Mitkë QAFZEZI

At Justin RROTA OFM.

Prof. Karl GURAKUQI

Don Kolec PRENNUSHI

Kolë Bib MIRAKAJ

Kolë THAÇI

At Konrrad GJOLAJ OFM.

Krist MALOKI

Prof. Kristo FLOQI

Don Lazer SHANTOJA

Prof. Lef NOSI

Lek PERVIZI

At Luigj MARLEKAJ OFM.

At Marin SIRDANI OFM.

At Mark HARAPI SJ.

Prof. Martin CAMAJ

Prof. Mati LOGORECI

Prof. Muzine KOKALARI

Mustafa KRUJA

Prof. Namik RESSULI

Ndoc VASIJA

Don Ndre ZADEJA

Don Nikoll GAZULLI

Prof. Nikoll DAKA

Don Nikoll MAZRREKU

Prof. Mark DEMA

At Pashko BARDHI OFM.

Pjeter GJINI (Humorist)

At Pjeter MESHKALLA SJ.

Imzot Preng DOÇI

Qemal DRAÇINI

Prof. Sami REPISHTI

Simon SHUTERIQI

Prof. Skender BUÇPAPAJ

Prof. Tajar ZAVALANI

Imzot Vinçenc PRENNUSHI

Zef HARAPI

At Zef SCHIRO SJ.

At Zef VALENTINI SJ.

Zeqir LUSHAJ

Zoj XOXA

(Rreshtimi asht ba me shkronjen e parë t’ emnit shkrimtarit.)

Mungesa e këtyne Emnave nder shkolla ka arsyen e shkrueme nga Viktor Hugo: “Letersia asht qeverisja e njerzimit nepermjet mendjeve njerzore” (1878). Shqiptarë! Puetni veten:Pse sot nuk vlejnë këta Emna të Nderuem!

Shenim F.R.: I kerkoj falje ndonjë Emnit të harruem padashje...

Melbourne, 3 Shtator 2021.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora