E enjte, 25.04.2024, 11:32 PM (GMT+1)

Mendime

Blerim Shala: Politika dhe Ushtria

E shtune, 06.12.2008, 05:15 PM


POLITIKA DHE USHTRIA

 

Sipas shënimeve zyrtare të organeve kompetente të APJ-së, prej viti 1981 e deri në vitin 1988, në armatë janë zbuluar 241 grupe ilegale me mbi 1600 anëtarë ushtarë shqiptarë që kanë vepruar nga pozitat e “nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar”. Nëpër burgje ushtarake janë dënuar mbi 1100 ushtarë shqiptarë – prej disa muajsh burgim e deri në dënimet 10-15 vjet. Vetëm në vitin e kaluar, sipas Vuk OBRADOVIQIT (portparolit të Sekretariatit Federativ të Mbrojtjes) janë zbuluar 35 grupe ilegale me 179 anëtarë,. Ky sekretariat para pak ditësh njoftoi se gjatë shërbimit në APJ kanë humbur jetën 32 ushtarë shqiptarë )prej vitit 1981).

 

Nga Blerim Shala

 

Këto shifra marramendëse dhe njëkohësisht tragjike edhe njëherë forcojnë bindjen se për çka është fjala. Është e qartë se armata nuk mundi të mbetet anash një modeli represiv që u krijua nga partia dhe shteti në “rregullimin”  e çështjes së Kosovës. Aq më tepër, nl disa raste, organet politike dhe ato të sigurimit,  në armatë, madje i prinë kësaj fushate dhe prezentuan modele të reja të “spastrimit të situatës”. Në këtë vazhdim do të prezentojmë dy raste të reja indikative. Atë të dënimit të Skënder ISMAJLIT (me shokë), dhe atë të vetvrasjes së Tafil Hazir HYSENIT (nga fshati VELIKO REKË – komuna e  PODUJEVËS), më 18 shtator të vitit 1987, gjatë shërbimit ushtarak në VP 1266 AJDOVSHÇINË – Slloveni.

 

“FAJTORËT” DHE FAJTORËT

 

Skënder ISMAJLI (1962) nga VP DOBOJ, Gani SHAQIRI (1966) nga VP 4909 VINKOVC, Behxhet RAMADANI (1968) nga VP 5585 VINKOVC dhe Gëzim HAXHIMUSA (1968) nga VP 5585 VINKOVC, u arrestuan më 15 qershor të vitit 1988- “për shkak të dyshimit të bazuar për veprimtari armiqësore-formimin e grupit – të saksionuar sipas nenit 136 alinea 1 e në lidhje me nenin 114 të Ligjit Penal të Jugosllavisë”.

Në aktakuzën kundër këtyre katër ushtarëve shqiptarë, thuhet se gjatë shërbimit ushtarak në bisedat e rastit midis njëri-tjetrit (dhe me shqiptarët tjerë) kanë thënë se “shqiptarët po erksploatohen nga serbët”, se “nëse është nevoja duhet të vidhen armët dhe të shkohet në Kosovë ku duhet vazhduar luftën deri sa deri në çlirimin e Kosovës”. Po ashtu, këta të akuzuar, gjatë bisedave kanë përmendur se rasti i Paraqinit është i montuar dhe se në këtë mënyrë është dashtë të krijohej urrejtja ndaj shqiptarëve.

Sipas aktakuzës /së paraqitur në Gjyqin Ushtarak të Sarajevës, të akuzuarit nga koloneli Budimir GJORGJIQ/ i cili këtë aktakuzë e hartoi për pesmbdhjetë ditë, 19 faqe, dhe e dërgoi më 30 qershor të vitit 1988, që të gjithë këta paskan qenë anëtarë të një grupi “maksistë-leninistë” i cili gjatë shërbimit në APJ ka vepruar kundër themeleve të shtetit. Këtë e kanë bërë në bazë të fjalëve, bisedave, delkaratave dhe dëshmive, të paraqitura vetëm nga disa ushtarë shqiptarë. As në gjyq, e as në formësimin e aktakuzës nuk kanë pasur dëshmi oficerët e këtyre ushtarëve dhe, me sa dihet (mund të lexohet edhe në aktakuzë), asnjëri prej të akuzuarëve nuk ka tentuar dhe as që ka bërë ndonjë shkarje të drejtëpërdrejt që do të kishte si pasojë rrenimin e bazës ushtarake. Pra, modeli në këtë rast dhe në shumë situata të ngjashme është që faktikisht vetë shqiptarët-ushtarë të akuzojnë njëritjetrin (pasi që kalojnë nëpër duar të Sigurimit ushtarak) dhe atë në bazë të bisedave të rastit. Pra, nënse gjatë një bisede të tillë një ushtar do të thoshte se do të bombardoj me aeroplan Washingtonin, atëherë ai do të duhej burgosur sepse eme aktin e tij do t mund të fillonte Lufta e Tretë Botërore.

Gjyqi Ushtarak i Sarajevës i dënoi: Skënder Ismailin me nëntë vjet burg, Gani Shaqiirin me tetë vjet, Behxhet Ramadann me gjashtë vjet dhe Gëzim Haxhimusën me pesë vjet burg.

Gazetat e mbarë vendit (përveç atyre të Sllovenisë) shkruajtën se në këtë rat u pengua përsëritje e rastit të PARAQINIT dhe se për këtë kanë merita organet vigjilente ushtarake.

Pas anëkesës në shkallën e dytë dënimet u zbritën për nga një vit, por u vërtetuan të gjitha momentet që u paraqitën në aktakuzën bazë. Pra, këta katër ushtarë u shpallën armiq të popullit dhe të armatës popullore. Ndërsa, anëtarët tjerë të këtij “grupi armiqsor” (emrat e tyre nuk po i përmendim, disa prej tyre ishin dëshmitarë në këtë proces) u liruan si të pafajshëm, gjë që nuk do fare koment. Zatën, këtë fakt e ërmend edhe avokati i përmendur beogradas Toma FILA në kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm që ia bën Gjyqit Federativ. Në instancë të fundit, e gjithë ajo që ka ndoshur në këtë proces-sipas këtij avokati – më tepër përkon me të ashtuquajturin delikt verbal të saksionuar sipas nenit 133, (i cili atëbotë ende vlente) të Ligjit Penal të Jugosllavisë e jo me nenet “kundërrvolucionare”. Faktikisht, thuaja në të gjitha rastet kur ishte fjala për procese të tilla kishim të bëjmë me “deliktin verbal”.

Siç u përmend edhe në bazë të këtij shkrimi, sipas shënimeve zyrtare del që nga viti 1981 (që kur edhe intensifikohet krijimi i proceseve të tilla) e deri në vitin 1988 janë ndjekur nga organet ushtarake mbi 1600 ushtarë shqiptarë, ndërsa janë dënuar mbi 1100. Ky intensitet është mbajtur edhe vitin e kaluar kur (sipas kolonelit Vuk OBRADOVIQ) janë ndjekur 179 ushstarë shqiptarë dhe janë shënuar 315 paraqitje nga pozitat e “nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar”. Nuk na është e njohur se a ka përgatitur armata farë programi të posaçëm ku do të shtronte në mënyrë më komplekse këtë problematikë, apo edhe më tutje do të reprodukohen procese të tilla poliitike ku modeli ideologjiko-represiv do të mundë gjyqësinë objektive, apo ndoshta këtë gjë duhet pritur vatëm pas shpolitizimit të armatës, gjë që është një nga kërkesat e rrënimeve pluraliste në horizontin politik të Jugosllavisë.

 

VETËVRASJA NË SPITAL

 

Tafil ZAHIR HYSENI (1962) nga VELIKO REKA (komuna e PODUJEVËS), bëri vetëvrasje (sipas të dhënave zyrtare) më 18.09.1987 në Ambulancën e Garnizonit VP 1266. AIDOV, Shçinë – Slloveni. Për Tafilin kjo ishte përralla e tretë që gjendej në shërbimin ushtarak (herën e parë prej 3.11.1984 deri më 5.12.1984, herën e dytë prej 17.12.1986 deri më 18.09.1987) dhe gjithnjë – sipas shënimeve zyrtare – ankohej se nuk është në gjendje që të përballojë psikikisht shërbimin ushtarak.

Në të gjitha dokumentet ushtarake thuhet se shkakatar i vetëvrasjes nuk është asnjë organ ushtarak, veçse kjo lidhet me personalitetin e çrregulluar të Tafil HYSENIT. Ky reagim ka qenë që i ati i të ndjerit, Zahir HYSENI, ka qitur ankesë dhe ka kërkuar shpjegim për këtë rast tragjik që i ka ndodhur të birit. Me gjithë vlerësimet e organeve ushtarake se nuk kanë kontribuar në asnjë mënyrë që të vijë deri te vetëvrasja e këtij ushtarit, diçka nuk është e qartë. Në një anë pohohet dhe pranohet se Tafili ka qenë ushtar me anime suicidale (karakteri i tij ka anuar kah vetëvrasja), ndërsa në anën tjetër tregohet se në të gjitha kontrollimet medicinale është shpallur si i aftë pa kurrëfarë të metash apo çrregulliemsh psikike. Ta zëmë, një kontrollim të tillë Tafili e ka pasur më 26 maj 1987, e pak më vonë (në dokumente nuk precizohet data madje edhe në VMA) Akademia ushtarako-medicinale, por në të dy këto raste ky është shpallur i aftë dhe i rregullt, gjegjësisht pa kurrëfarë të metash fizik apo mentale.

Më 11 shtator të vitit 1987/ pra, një javë pas tragjedisë së PARAQINIT) Tafil HYSENI vendoset në Ambulancën e Garnizonit për t’u sh[ruar nga dhembjet në fyt (prapë, dokumentet zyrtare). I janë dhënë tabletat “OSPEN” të cilat ky i pin përnjjëherit, prandaj janë detyruar t’ia zbrazin stomakun artificialisht (vazhdojnë dokumentet zyrtare). Pra, edhe pse sërish është dëshmuar se gjendja e këtij ushtari nuk është fare e mirë (përkundrazi), megjithatë nuk është ndërrmarrë asgjë që të kontrollohet sjellja e tij në “stacionar”. Më 18 shtator Tafil HYSENI bën vetëvrasje në WC-në e ambulancës, duke u furur në një pjesë të çarshafit të shtratit të vet. Në këtë mënyrë – zyrtarisht – vie deri te vdekja e tij.

Pra edhe nëse nuk mund të ketë dyshim se Tafil HYSENI vërtetë ka bërë vetëvrasje në atë mënyrë siq pershkruhet në të gjitha këto dokumente asesi nuk mund të kuptohet  indolenca e atyre organeve ushtarake të kazermës (dhe të institucioneve medicinale ushatrake) të cilat – në një mënyrë – toleruan që të vijë deri te ky përfundim tragjik i jetës së një ushtari.

 Në fund të kësaj tragjedie mund të njihemi edhe me atë fakt se APJ ka paguar harxhimet e varrimit në shumë prej 251.080 dinarë për arkë dhe për kurorë.

Sipas asaj që kemi dëgjuar nga dëshmitarët e varrimit Tafil HYSENIT, thuhet se varrimin e kanë bërë përfaqësuesit e APJ-së, të përcjellë nga milcia, se me gjithë kërkesat e shumta të familjes për ta parë, për herë të fundit kufomën e djalit të tyre (dhe të burrit, pasi që Tafili ka qenë i martuar dhe baba i dy femijëve të mitur), ushtarakët asesi nuk kanë lejuar hapjes e arkivolit (i cili, si zakonisht ka qenë i blinduar dhe i blompuar). Fakti më interesant tregon se përfaqësuesit e milicisë thuaja një muaj të plotë e kanë ruajtur varrin e Tafil HYSENIT. Pse është bërë kjo-këtë e dinë më së miri “zyrtarët” e “kaltër” dhe “SMB”.

Përndryshe, siq është e njohur, javën e kaluar përfaqësuesit e Sekretariatit Federativ të Mbrojtjes të shtyrë nga pytjet e delegatëve shqiptarë në Kuvendin Federativ, dha një pasqyrë të rasteve të vdekjeve gjatë shërbimit në armatë. Sipas këtij versioni, 32 ushtarë shqiptarë prej vitit 1981 janë kthyer në shtëpi në arkivolet SMB. Në asnjë rast-sipas këtyre të dhënave-ushtria nuk ka ndikuar që të vijë deri te një gjë e tillë.

Pra, Armata Popullore e Jugosllavisë asnjëherë nuk është pajtore që ushtarët shqiptarë (por edhe të nacionaliteteve të tjera – siq përmendet në raport) vijnë e varrosen në shtëpi, në atdhe në arkivole SMB-në shumë raste pa pasur të drejtë familja për ta parë kufomën e ushtarit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora